BallinaPse ISLAMI?Kthimi i MadhLiam Neeson mendon të konvertohet në Islam

Liam Neeson mendon të konvertohet në Islam

 

Liam Neeson mendon të konvertohet në Islam

 

http://www.imdb.com/news/ni21671426/

 

Aktori irlandez Liam Neeson është duke e marrë parasysh konvertimin në Islam pasi që ishte fascinuar nga feja gjatë filmimit në Turqi. Ylli i filmit është rritur si një katolik i devotshëm i cili veproi si një djalosh i altarit në kishën e tij lokale ku edhe e mori emrin nga prifti. Megjithatë, gjatë një udhëtimi në Stamboll për të xhiruar një film ai u prek nga thirrja (ezani) për t’i ftuar myslimanët në lutje e cila thirrje bëhet pesë herë në ditë për të thirrur besimtarët në adhurim. Ai thotë, “Thirrja për lutje ndodh 5 herë dhe që në javën e parë të hamend dhe pastaj vetëm se hyn në shpirtin tënd dhe bëhet gjëja më e bukur. Ka mëse 4000 xhamia në qytet. Disa janë vërtetë mahnitëse dhe më bën të mendoj që të bëhem musliman.”

 

Neeson pranon se ka qenë gjithnjë i fascinuar nga feja duke shtuar, “Kam qenë i edukuar si katolik por mendoj se çdo ditë ne pyesim jo me vetëdije se çfarë po bëjmë në këtë planet? Për çka bëhet fjalë?”

“Vazhdimisht jam duke lexuar librat për Zotin apo mungesa e Zotit dhe ateismi.”

 

“Liam Neeson është i njohur për filmat si : Les Misérables, Michael Collins. Rob Roy, Nell,Schindlers List “

 

Përktheu: Naim Berisha

 

Burimi: www.islamifejaevertete.com

 

 

Must Read