BallinaARTIKUJHadith dhe SunetLibri i "Tefsirit" nga Sahihu i Buhariut

Libri i “Tefsirit” nga Sahihu i Buhariut

 

 

Libri i “Tefsirit” nga Sahihu i Buhariut

 

Përktheu: Lulzim Susuri

SUREJA FATIHA

KAPITULLI 1

Qfarë erdhi lidhur me fatihanë

1712- Nga Ebi Seid b. Muala Allahu qoftë i kënaqur me tëtrasmetohet se ka thënë: Isha duke u falur në xhami , e i Dërguari i Allahut , sal-lallahu alejhi ue selem,më thirri por nuk ju përgjigja, pastaj i thashë: O i Dërguar i Allahut isha duke u falur, e ai më tha: A nuk thotë Allahu: (O ju që besuat, përgjigjuni Allahut dhe te Dërguarit kur ai ju fton për atë që ju jep jetë) ( Enfalë, 24) pastaj më tha: para se të dalësh nga xhamia do ta mësoj një sure e cila është më e vlefshmja në Kuran. Pastaj ma kapi dorën, e kur deshi të dalë nga xhamia i thashë: A nuk më the se do ta mësojë një sure e cila është më e vlefshmja në Kur`an? Më tha: Ajo është ( ELHAMDU LILAHI RABIL ALEMIN), e cila është seb`ul methani[1] si dhe Kur`an i madhë i cili mu dha mua.

SUREJA BEKARE

KAPITULLI 2

Fjala e Allahut : ( Pra mos i përshkruani Allahut shokë,

duke qenë se ju e dini –se Ai nuk ka shokë) Bekare, 22

1713-Trasmetohet nga Abdullahi, Allahu qoftë i kënaqur me tëse ka thënë: E kam pyetur të Dërguarin e Allahut paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të: cili mëkat është më i madhi tek Allahu? Tha: Ti shoqërosh Allahut dikë e Ai të ka krijuar, pastaj thashë: me të vërtet kjo gjë është e madhe. Thashë: pastaj cili? Tha: Ta mbysësh fëmiun tënd nga frika se do ta hajë ushqimin. Thashë: Pastaj cili: Tha: Të bësh amoralitet me gruan e komshiut.

KAPITULLI 3

Fjala e Allahut: ( Dhe Ne bëmë që retë t`u bëjnë juve hije,

ju furnizuam me rrëshirë dhe me shkurtëza) Bekare, 57.

1714- Muxhahidi thotë se mana është lloj rrëshire e ëmbël dhe selva-ja është shpendi (shkurtë). Trasmetohet nga Ebu Seidi se ka thënë: I Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Allahiut qoftë mbi të, ka thënë: (el-kemetu) është mana-ja ( gjindet lehtë) prej rrëshirës, kurse uji i saj është shërim për sëmundjet e syrit.

KAPITULLI 4

Fjala e Allahut: (E kur ju thamë: Hyni në këtë fshat,

dhe hani në të lirisht ku të dëshironi) Bekare, 58.

1715- Trasmetohet nga Ebu Hurejre, Allahu qoftë i kënaqur me të, se i Dërguari, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoft mbi të, ka thënë: Ju tha të bijëve të Israilit: (Hyni në derën –e fshatit- të përulur dhe thuani “Hitatun”- ndjesë) e ata hynë duke u zvarritur me prapanicë dhe e ndryshuan fjalën në “Hintatun” kokërra e grurit në kallirin e saj.

KAPITULLI 5

Fjala e Allahut: (Ne nuk derogojmë –pezullojmë- asnjë

nga argumentet tona, apo ta hedhim në harresë e të mos sjellim më të dobishëm se ai, ose të ngjashëm me të) Bekare, 106.

1716- Ibën Abasi, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë se Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë: Lexuesi më i mirë i Kuranit në mesin tonë është Ubeji (Ibën K`abi), kurse gjykatësi më I mirë Aliu, mirpo ne ndonjëherë nuk e marrim fjalën e Ubejit sepse ai thotë: Unë nuk lë anash asnjë fjalë që e kam dëgjuar nga i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, kurse Allahu i Lartësuar thotë: (Ne nuk derogojmë –pezullojmë- asnjë nga argumentet tona, apo ta hedhim në harresë e të mos sjellim më të dobishëm se ai, ose të ngjashëm me të) (Bekare, 106)

KAPITULLI 6

Fjala e Allahut; (Ata thanë : Allahu ka fëmijë!?

I pastër është Ai nga kjo e metë) Bekare 116.

1717- Ibën Abasi, Allahu qoftë i kënaqur me, thotë se i Dërguari, paqja dhe lëvdatat e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: Allahu thotë: Më përgënjështroi i biri i Ademit e nuk ka qenë dashur ta bëjë atë, gjithashtu më ofendoi e edhe kjo nuk ka qenë dashur të ndodhë prej tij. Sa i përket përgënjështrimit ai mendoi se nuk mund ta kthej në gjendjen e tij të mëparshme, kurse ofendim është kur thotë se Unë kam fëmijë. Por Unë jam tepër i Lartë e i Lavdishëm për të pasur bashkëshorte apo fëmijë

KAPITULLI 7

Fjala e Allahut: (Vendin ku

qëndroi Ibrahimi pranone për vendfalje) Bekare, 125.

1718- Trasmeton Enesi, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Omeri Allahu qoftë i kënaqur me tëka thënë; Zoti Im u pajtua me mua tri herë. Herën e parë thashë: O i Dërguar i Allahut sikur ta merrje vendin ku qëndroi Ibrahimi për vendfalje, së dyti thashë: o i Dërguar i Allahu në shtëpinë tënde futet i devotshmi dhe mëkatari sikur ti urdhëroje nënat e besimtarëve -gratë e të Dërguarit- ta vendosin mbulesën, e Allahu e zbriti ajetin e mbulesës (Është për qëllim ajeti nr.59 i sures Ahzab). Gjithashtu morra vesh se i Dërguari i Allahut paqja dhe shpëtim i Allahut qoftë mbi të i kishte këshilluar disa gra të vetat atëherë hyra tek to dhe u thashë: ose përmirësohuni ose Allahu do ja zëvendësoj të Dërguarit të Tij me gra më të mira se ju. E kur arrita tek njëra prej tyre më tha: O Omer a nuk mjafton këshilla e të Dërguarit të Allahut për gratë e tij apo duhet edhe t’i këshillosh ti ato?! Atëherë e zbriti Allahu fjalën e Tij: (Nëse ai u ka lëshuar juve, është detyrë e Zotit të tij t`i bëjë atij zëvendësim me gra edhe më të mira se ju: muslimane, besimtare, respektuese, penduese, adhuruese, emigruese që kan qenë të martuara ose virgjëresha) Tahrimë, 5.

KAPITULLI 8

Fjala e Allahut: (Ju thuani: Ne i

besojmë Allahut dhe asaj që na u shpall neve) Bekare,136

1719- Trasmeton Ebu Hurejre, Allahu qoftë i kënaqur me të, se ka thënë: Ehlul kitabi (qifutët dhe të krishterët) e lexonin Tevratin në gjuhën Ibranije dhe ua komentonin atë muslimanëve në gjuhën arabe, e i Dërguari i Allahut, , sal-lallahu alejhi ue selem,tha: Mos ju besoni Ehlu Kitabit e as mos i përgënjeshtroni ata por thoni: (Ne i besojmë Allahut dhe asaj që na u shpall neve).

KAPITULLI 9

Fjala e Allahut: (Dhe ashtu Ne ju

bëmë juvenjë popull të drejtë -një mes të zgjedhur- për të qenë ju dëshmitar -Ditën e Gjykimit- ndaj njerëzve)Bekare,143.

1720- Trasmeton Ebu Seid Hudriu, Allahu qoftë i kënaqur me të, se ka thënë: i Dërguari i Allahut , sal-lallahu alejhi ue selem,ka thënë: Thirret Nuhu Ditën e Gjykimit e ai thotë: Lebejke ve sa`dejk o Zoti im(urdhëro o Zot e unë të përgjigjem i gëzuar përgjigje pas përgjigje). E Ai i thotë: A e kumtove shpalljen? E Nuhu thotë: po. Pastaj i thuhet Popullit të tij: a ua kumtoi shpalljen ? Ata do të thonë: ne nuk na erdhi kurrfar qortuesi. Allahu i thotë (Nuhut): Kush dëshmon për ty? Ai thotë: Muhamedi dhe populli (umeti) i tij. Pastaj ata dëshmojnë një gjë të tillë. Mandej i Dërguari dëshmon për popullin (umetin) e tij, e për këtë ka zbritur fjala e Allahut :(Dhe ashtu Ne u bëmë juve një popull të drejtë -një mes të zgjedhur- për të qenë ju dëshmitarë -Ditën e Gjykimit- ndaj njerëzve, dhe për të qenë – Dërguari dëshmitar ndaj jush) Bekare,143.

KAPITULLI 10

Fjala e Allahut: (Pastaj zdirgjuni andej kah zdirgjen njerëzit) Bekare, 199.

1721- Trasmetohet nga Aisheja, Allahu qoftë i kënaqur me të, se ka thënë: Fisi Kurejsh dhe të afërmit e tyre (nga gjaku) qëndronin në Muzdelife[1] 9dhe nuk dilnin në Arafat)[2], e këtë punë e quanin “humse”[3]. kurse arabët tjerë qëndronin në Arafat. E kur erdhi Islami Allahu e urdhëroi të Dërguarin e Tij , sal-lallahu alejhi ue selem,që të qëndroj në Arafat, e pastaj të zdirgjet nga ai (për në Muzdelife)

KAPITULLI 11

Fjala e Allahut: (E ka prej tyre asish që thotë:

“Zoti ynë na jep të mira në këtë jetë, të mira në botën tjetër, dhe na ruaj prej dënimit me zjarr”!) Bekare, 201

1722- Trasmeton Enesi, Allahu qoftë i kënaqur me të, se i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, e lexonte: (“Zoti ynë na jep të mira në këtë jetë, të mira në botën tjetër, dhe na ruaj prej dënimit me zjarr”).

KAPITULLI 12

Fjala e Allahut: (-të rraskapitur- por nuk kërkojnë

e as nuk i mërzitin njerëzit) Bekare, 273.

1723- Ebu Hurejre trasmeton se i Dërguar i Allahut , sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë:( Nuk është i varfër ai që e largon nga dera me një apo dy hurma e as me një apo dy kafshata buke por i varfër I vërtet është ai i cili është i varfër por megjithatë nuk kërkon nga turpi dhe nuk dëshiron t’i mërzisë të tjerët. Lexoni nëse doni –pra fjalën e Allahut:- (-Të rraskapitur- por nuk kërkojn e as nuk i mërzitin njerëzit)

SUREJA ALI IMRAN

KAPITULLI 13

Fjala e Allahut :(Në të ka ajete të qarta dhe ato janë bazë e librit, e ka të tillë që nuk janë krejt të qartë…) Ali Imran, 7.

1724- Aishja, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë: ( E lexoi i Dërguari i Allahut këtë ajet: Në të ka ajete të qarta dhe ato janë bazë e Librit, e ka të tillë që nuk janë krejt të qartë. E ata që në zemrat e tyre kan anim kah e shtrembërta, ata gjurmojnë atë që nuk është krejt e qartë për të shkaktuar huti , e kinse kërkojnë komentin e tyre. Po, pos Allahut askush nuk e di domethënjen e tyre të saktë. Dijetarët e paisur me dituri thonë: “Ne u kemi besuare atyre –ajeteve të paqarta-,të gjitha janë nga Zoti ynë! Por këtë e kuptojnë vetëm ata që janë të mençur.), Pastaj tha: Nëse i sheh pasuesit e ajeteve të paqarta , atëherë dijeni se ata janë të cilët i pati për qëllim Allahu në këtë ajet andaj ruajuni prej tyre.)

KAPITULLI 14

Fjala e Allahut (Ata që për një vler të pakët e shesin besën e dhënë Allahut, e edhe zotimet e tyre i ndryshojnë…) Ali Imran,77.

1725- Ibën Abasi thotë se në kohën e tij erdhën për tu gjykuar tek ai dy gra të cilat ishin kacafytur në një shtëpi apo dhomë e njëra prej tyre doli prej dhomës e shqetësuar dhe me dorë të lidhur nga plaga dhe e akuzoi për këtë plagë gruan tjetër, e pasi e pyetën Ibën Abasin Allahu qoftë i kënaqur me tëtha: I Dërguari i Allahut , sal-lallahu alejhi ue selem,ka thënë: (Sikur tu jipej njerëzve çdo gjë që dëshirojnë vetëm me pretendime e pa argumente shumë njerëzve do tu humbte e drejta e gjakut dhe e pasurisë), kujtojani frikën ndaj Allahut dhe lexojani fjalën e Tij: (Ata që për një vlerë të pakët e shesin besën e dhënë Allahut, e edhe zotimet e tyre i ndryshojnë…). Kështu vepruan e pastaj ajo e pranoi fajin, e me këtë rast Ibën Abasi tha: i Dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, k thënë: (I akuzuari për ta pastruar veten duhet të betohet në Allahun)[4]

KAPITULLI 15

Fjala e Allahut: (Me të vërtet njerëzit

janë tubuar kundër jush andaj frikësohuni nga ata…) Ali Imran, 173.

1726- Ibën Abasi thotë se fjalën (Neve na mjafton Allahu dhe sa mbrojtës i mirë është Ai)[5] e ka thënë Ibrahimi paqja e Allahut qoftë mbi të kur u hudhë në zjarr, gjithashtu e tha Muhamedi , sal-lallahu alejhi ue selem,atëher kur i thanë të tjerët: (Me të vërtet njerëzit janë tubuar kundër jushandaj frikësohuni nga ata por kjo atyre vetëmse ua shtoi besimin dhe thanë: “Neve na mjafton Allahu dhe sa mbrojtës i mirë është Ai”)

KAPITULLI 16

Fjala e Allahut: (Ju do të dëgjoni ofendime të

shumta prej atyre që u është dhënë libri para jush, e edhe prej idhujtarëve) Ali Imran, 186.

1727- Usame b. Zejdi thotë se i Dërguari i Allahut , sal-lallahu alejhi ue selem,hipi mbi një gomar i cili kishte në shpinën e tij një mbules të trashë nga Fedeku[6]e edhe Usamen e hipi pas shpinës së tij po në atë gomar. Kështu shkuan ta vizitonin S`ad b. Ubade në fisin Benu Harith b. Hazrexh para betejës së Bedrit. Në rrugë kaloi afër një tubimi në të cilin ishtë edhe Abdullah b. Ubej b. Seluli e kjo para se ta deklaronte ai Islamin me gojë[7], aty ishin të përzier ca muslimanë, mushrikë -adhurues të idhujve dhe jehudë gjithashtu me ta ishte edhe Abdullah b. Revaha[8], kur kafsha kaloi afër tyre u ngrit pluhuri , atëher Abdullah b. Ubej e mbylli hundën e tij me petkun e vet dhe tha: “ Mos na e pluhurosni rrugën”, E I Dërguari I Allahut , sal-lallahu alejhi ue selem,I përshëndeti, u ndal, zbriti nga kafsha dhe filloi ti thërras në fe, dhe u lexoi pjesë të Kur`anit. Atëher Abdullah b. Ubej b. Seluli tha: O ti njeri me të vërtet nuk ka gjë më të bukur se ajo që po e thua ti nëse është e vërtet andaj mos na pengo me të në tubimet tona, shko në shtëpin tënde e nëse ndokush të vie atje atëherëë lexoja atij. Abdullah b. Revaha kur I dëgjoi këto fjalë tha: O I Dërguar I Allahut gjithsesi duhet ti mbushësh tubimet tona me këtë lexim sepse një gjë të tillë ne e duam. Atëher filluan të shahen mes vete muslimanët, mushrikët dhe jehudët, ata u ngritën në këmbë dhe gati sa nuk u kacafytën mes vete , e I Dërguari I Allahut , sal-lallahu alejhi ue selem,vazhdoi ti përmbante derisa I qetësoi, pastai I hipi kafshës dhe vazhdoi rrugën e tij derisa arriti tek S`ad b. Ubade dhe I tha atij: O S`ad a nuk e dëgjove qfarë tha Ebu Hubabi –pra Abdullah b. Ubej b. Seluli- dhe ja tregoi fjalët e tij një nga një. Atëher S`ad b. Ubade tha: O I Dërguar I Allahut falja dhe lere atë, se pasha Atë I Cili ta ka zbritur librin –pra Kuranin sh. p- kur Allahu ta zbriti ty këtë të vërtet –fenë- mu në atë kohë banorët e këtij liqeni (gadishulli) patën vendosur t’i japin pushtet dhe ta bëjnë prijës të tyre, por Allahu përmes të vërtetës që ta dha nuk deshi ta plotësoj dëshirën e tij e ai e kuptoi këtë gjë e mu për këtë shkak edhe ka vepruar ashtu si e ke parë. Atëher I Dërguari I Allahu, sal-lallahu alejhi ue selem ia fail. I Dërguari dhe shokët e tij I falnin dhe bënin durim ndaj sprovave të mushrikëve dhe pasuesve të librit (jehudët dhe të krishterët) ashtu si I pat urdhëruar edhe Allahu. Kështu vazhduan me ta derisa Allahu ua lejoi luftën kundër tyre. Në luftën e Bedrit kur Allahu përmes të Dërguarit të Tij sal-lallahu alejhi ue selem I mbyti kokat e jobesimtarëve të fisit Kurejsh tha Ibën Ubej b. Seluli dhe ata që ishin të një ideje me të qofshin prej mushrikëve apo adhuruesve të idhujve: “Kjo gjë po shihet qartë” kështu që u besatuan për nënshtrim dhe e deklaruan Islamin)

KAPITULLI 17

Fjala e Allahut: (Mos mendo se janë të

shpëtuar ata që gëzohen për atë që bënë) Ali Imran, 188.

1728-Ebu Seid Hudriu Allahu qoftë i kënaqur me tëthotë se disa njerëz prej minafikëve në kohën e të Dërguarit të Allahut sal-lallahu alejhi ue selem, kur ai shkonte në ndonjë betej ata nuk shkonin me të dhe gëzoheshin me këtë qëndrim në shtëpi dhe kundërshtim të urdhërit të tij, e kur I Dërguari I Alllahut sal-lallahu alejhi ue selem kthehej nga beteja arsyetoheshin para tij duke u betuar dhe kishin dëshirë që të tjerët t’i lavdëronin dhe rrespektonin sikur ata që kishin luftuar edhe pse këta nuk kishin bërë asgjë, e mu për këta zbriti ky ajet: (Mos mendo se janë të shpëtuar ata që gëzohen për atë që bënë dhe duan të jenë të lavdëruar për atë që nuk e punuan)

1729- I thanë Ibën Abasit Allahui qoftë I kënaqur me të: Sikur të dënohet çdo njeri të gëzohet me atë që I është dhënë dhe të ketë dëshirë ta lavdërojnë për atë që nuk e ka punuar atëherë duhej të dënohej I tërë njerëzimi. Ibën Abasi atëher tha:Ky ajet nuk ka të bëj aspak me ju. Ai ka të bëj me jehudët të cilët I thirri I Dërguari I Allahut dhe I pyeti për diçka e ata e fshehën të vërtetën dhe I treguan diçka tjetër e kështu përmes shenjave të tyre kërkonin që ai ti lavdërontë për lajmin e marrë nga ta, e në anën tjetër u gëzuan për fshehjen e së vërtetës.

SUREJA NISA

KAPITULLI 18

Fjala e Allahut: (E nëse frikësoheni

se nuk do të jeni të drejtë ndaj jetimëve) Nisa, 3.

1730-Aishen Allahu qoftë i kënaqur me tëe pyeti Urve për fjalën e Allahut: (E nëse frikësoheni se nuk do të jeni të drejtë ndaj jetimëve)? E ajo I tha: O biri I motrës sime, kjo jetime duhet të jetë nën kujdesin e përgjegjësit të saj

KAPITULLI 19

Fjala e Allahut: (Allahu ju urdhëron për fëmijët tuaj) Nisa,11

1731- Xhabiri Allahu qoftë i kënaqur me tëthotë se më vizitoi I Dërguari I Allahut paqa dhe shpëtimi I Allahut qoftë mbi të, dhe Ebu Bekri në fisin Benu Seleme e më gjeti pa vetëdije, atëherë kërkoi ujë dhe me të morri abdes e po me atë ujë më spërkati kështu më erdhi vetdija, dhe I thashë:o I Dërguar I Allahut çfarë më urdhëron të bëj me pasurinë time që e kam?, e mu për kët shkak zbriti ajeti: (Allahu ju urdhëron për fëmijët tuaj)

KAPITULLI 20

Fjala e Allahut: (Me të vërtet Allahu nuk bën padrejtësi as edhe sa grimca) Nisa,40.

1732- Ebu Seid Hudriu Allahu qoftë i kënaqur me tëthotë: Erdhën disa njerëz tek I Dërguari I Allahut sal-lallahu alejhi ue selem dhe I thanë; O I Dërguar I Allahut a do ta shohim Zotin tonë Ditën e Gjykimit? (Pastaj e ceki hadithin e të shikuarit të Allahut Ditën e Gjykimit I cili është cekur më herët I plotë), pastaj tha: Ditën e Gjykimit do të thërret një thirrës dhe do të urdhëroj që çdokush ta pasoj ish adhuruesin e tij, kështu që nuk mbetet askush që e ka adhuruar dikë tjetër pos Allahut qofshin ata idhuj apo idole vetëmse do të hudhen në zjarrë. E kur të mbeten vetëm adhuruesit e Allahut qofshin ata të devotshëm apo mëkatar si dhe jehudët dhe të krishterët e mbetur (në kët botë pas ardhjes së Islamit), thirren jehudët the pyeten: kë e keni adhuruar? E do të thonë Uzejrin të birin e Allahut , atëherë u thuhet: Po gënjeni sepse Allahu nuk ka as grua e as fëmijë, kërkoni çfarë dëshironi, e do të thonë: O Zoti ynë jemi etur andaj na jep ujë. Atëherë u bëhet me shenjë dhe u thuhet a nuk po shkoni kah ai? ‘A nuk po shkoni të pini?!’ Më pas ata do të grumbullohen drejt Zjarrit, i cili do të duket si një mirazh anët e të cilit do të jenë duke përpirë njëra-tjetrën) dhe flaka e tij sa shkon e zmadhohet kështu që bien të gjithë në të. Pastaj thirren të krishterët dhe u thuhet: kë e keni adhuruar? Thonë: e kemi adhuruar Mesihun -Isaun- të birin e Allahut. E do tu thuhet: Po gënjeni, se Allahu nuk ka as grua e as fëmijë, kërkoni çfarë dëshironi? E edhe këta do të kërkojnë dhe do të ndodhë me ta si me të parët (pra jehudët). E kur most ë mbetet në atë vend vetëmse adhuruesit e Allahut të devotshëm apo mëkatar atëher u vie Allahu në form tjetër nga ajo të cilën e kishin parë më herët dhe ju thotë: çfarë po prisni, le ta pasoj secili popull adhuruesin e tij. Atëherë ata thonë: Ne jemi larguar nga njerëzit në atë botë (dunja) edhe pse kishim mëse nevojë për ta e nuk I shoqëruam (vetëm për shkak të mosbesimit të tyre), e ne tani po e presim Zotin tonë të Cilin e adhuruam. Atëherë Allahu thotë: Unë jamë Zoti juaj. E ata (të gëzuar) thonë: Ne nuk I shoqërojmë Allahut në adhurim askë. Dy apo tri herë (E përsërisin këtë fjalë)

KAPITULLI 21

Fjala e Allahut: (Dhe si do të jetë gjendja

e atyre atë ditë kur do të sjellim dëshmitarë për çdo popull) Nisa, 41.

1733- Abdullah b. Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur me të, trasmeton se i Dërguari Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, i ka thënë: Lexo Kuran (se kam dëshirë të dëgjoj). I thashë (i habitur): Të lexoj para teje e ty të është zbritur!? Tha: Kam dëshirë ta dëgjoj nga dikush tjetër. Atëherë i lexova suren Nisa derisa arrita tek ajeti: (Dhe si do të jetë gjendja e atyre atë ditë kur do të sjellim dëshmitarë për çdo popull e ty do të sjellim dëshmitarë mbi ata), më tha: Mjaft. E ç`të shohë, sytë e tij ishin duke lotuar (nga të qarit).

KAPITULLI 22

Fjala e Allahut: (Engjujt që ua morën

shpirtin atyre që ishin mizorë të vetes së tyre…) Nisa , 97

1734- Abdullah b. Abasi, Allahu qoftë i kënaqur me tëthotë: Disa njerëz prej besimtarëve (të Mekes) kishin ardhur me jobesimtarët dhe e kishin rritur numrin e tyre kundër besimtarëve (në luftën e Bedrit), kështu që ndodhte (në flakën e luftës) ndonjëri prej tyre të qëllohej me shigjetë apo me të shpatë e të vdiste[9], e për këtë shkak Allahu e zbriti ajetin: (Engjujt që ua morën shpirtin atyre që ishin mizorë të vetes së tyre…)

KAPITULLI 23

Fjala e Allahut: (Ne ty të frymëzuam

me shpallje siç e patëm frymëzuar Nuhun dhe të dërguarit pas tij…)Nisa, 163.

1735-Ebu Hurejre, Allahu qoftë i kënaqur me të, trasmeton se i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: (Kush thotë se unë jam më i mirë se Junus b. Meta ai vetëmse ka gënjyer)

SUREJA MAIDE

KAPITULLI 24

Fjala e Allahut: (O ti i Dërguar

kumtoje atë që të është zbritur prej Zotit tënd) Maide, 67.

1736- Aisheja, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë: (Kush mendon se Muhamedi ka fshehur diçka nga shpallja ai ka gënjyer, e Allahu (Muhamedit) i thotë: (O ti i Dërguar kumtoje atë që të është zbritur prej Zotit tënd)

KAPITULLI 25

Fjala e Allahut: (O ju besimtarë mos ja

bëni vetes haram ato të mira të cilat Allahu ua lejoi) Maide, 87.

1737- Abdullahu (b. Mesudi), Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë: (Ishim në një betej me të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, dhe nuk i kishim me vete gratë atëherë deshëm që të tredhemi por i Dërguari na ndaloi këtë gjë dhe na e lehtësoi çështjen e martesës qoftë edhe duke i dhuruar gruas një teshë si mehër (pajë), pastaj na e lexoi ajetin: (O ju besimtarë mos ja bëni vetes haram ato të mira të cilat Allahu ua lejoi)

KAPITULLI 26

Fjala e Allahut: (O ju që besuat s`ka dyshim se vera, bixhozi,

idhujt dhe hedhja e shigjetës -për fall- janë prej veprave të ndyta të shejtanit) Maide, 90.

1738- Enesi, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë: (para se të ndalohej alkooli ne kishim llojin e ashtëquajtur “fedih” që e përdornim e unë isha në këmbe duke i shërbyer Ebu Talhas dhe dy burrave tjerë kur papritmas hyri një burrë dhe na tha: a nuk keni dëgjuar lajmin? Thamë: Cilin lajm? Tha: Lajmin e ndalimit të pirjes së alkoolit. Atëherë pa pyetur më shumë rreth kësaj çështje dhe pa e diskutuar lajmin më urdhëruan duke më thënë: O Enes derdhi këto fuqi me alkool).

KAPITULLI 27

Fjala e Allahut: (O ju besimtarë mos pyetni

për gjëra të cilave kur tu jipet përgjigje ju vjen keq) Maide, 101

1739- Enesi Allahu qoftë i kënaqur me tëthotë: I Dërguari i Allahut sal-lallahu alejhi ue selem, na mbajti fjalim në hutbe, fjalim që nuk kisha dëgjuar kurrë më parë si ai, e në të ndër të tjera tha: (Sikur ta dini atë që di unë do të qeshnit pak dhe do të qanit shumë) Atëherë shokët e tij kur e dëgjuan këtë fjalë i mbuluan kokat e tyre me petka dhe filluan të dënesnin nga të qarit. E një njeri tha: Kushë është babai im o i Dërguar i Allahut[10]? Ai tha: (Filani), Atëher zbriti ky ajet: (mos pyetni për gjëra të cilave kur tu jipet përgjigje ju vjen keq).

1740- Ibën Abasi Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë: Disa njerëz e pyesnin të Dërguarin e Allahut me tallje, sa që thoshte ndonjëri prej tyre: Kush është babai im? E tjetri të cilit i kishte humbur devja e tij në natyrë thoshte: Ku është devja ime?. E për shkak të tyre Allahu e zbriti këtë ajet: (O ju besimtarë mos pyetni për gjëra të cilave kur tu jipet përgjigje ju vjen keq) e e lexoi ajetin deri në fund.

SUREJA EN`AM

KAPITULLI 28

Fjala e Allahut: (Thuaj Ai ka fuqi t`ju sjellë dënim prej së larti…)En`am, 65.

1741- Xhabiri, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë: (Kur zbriti ky ajet: “Thuaj Ai ka fuqi t`ju sjellë dënim prej së larti” i Dërguari i Allahut sal-lallahu alejhi ue selem, tha: “O Zot për hir të Fytyrës Tënde më mbrojë”, (E kur zbriti pjesa tjetër) “Apo prej poshti nën këmbët tuaja” prap u lut: “O Zot për hir të Fytyrës Tënde më mbrojë”, (E kur zbriti) “Apo t`ju ndajë në grupe e ta luftoni njëri-tjetrin”, atëherë tha: “Ky –dënim- është më i vogël apo më i lehtë.

KAPITULLI 29

Flala e Allahut: (Ata ishin që Allahu i udhëzoi andaj edhe ti pasoje udhëzimin e tyre) En`am, 84

1742-Trasmeton Ibën Abasi, Allahu qoftë i kënaqur me të, se ishte pyetur: “Në suren Sad a ka ajet tek i cili kur lexohet duhet bërë sexhde? E ai tha: Po, pastaj e lexoi fjalën e Allahut: (Ne atij –Ibrahimit i falëm Is-hakun dhe Ja`kubin…) deri tek fjala e Allahut: (E ti pasoje udhëzimin e tyre)[11], pastaj tha: i Dërguari juaj paqa dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të është prej atyre të urdhëruarve që ta pasojnë udhëzimin e tyre.

KAPITULLI 30

Fjala e Allahut: (E mos u afrohuni

mëkateve as të hapta e as të fshehta) En`am, 151.

1743- Abdullah b. Mesudi thotë: (Askush nuk është më gjeloz se Allahu, e mu për kërë shkak edhe i ka ndaluar mëkatet e hapta e edhe ato të fshehta, gjithashtu nuk ka gjë më të dashur të Allahu se sa lavdërimi e edhe për këtë shkak e ka lavdëruar veten e Tij)

SUREJA A`RAFË

KAPITULLI 31

Fjala e Allahut: (Ti merre të lehtën

urdhëro për të mirë dhe hiqu injorantëve) A`rafë, 199.

1744- Ibën Zubejri, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë: Allahu e urdhëroi të Dërguarin e Tij sal-lallahu alejhi ue selem, që t`ua falë njerëzve sjelljet e tyre të këqija)

SUREJA ENFAL

KAPITULLI 32

Fjala e Allahut: (Luftoni ata –jobesimtarët- derisa

mos të mbetet idhujtari dhe i tërë adhurimi të bëhet vetëm për Allah) Enfal, 39.

1745-Ibën Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, trasmeton se ishte pyetur: (ç`farë thua për luftën gjatë fitneve-sprovave- a lejohet apo jo), atëherë ai tha: A e di ç`është fitneja? Muhamedi sal-lallahu alejhi ue selem i luftonte jobesimtarët sepse hyrja apo shkuarja tek ta ka qenë fitne (sprovë ose e nxirrnin njeriun nga feja për shkak të mundimeve që ja bënin e për kët shkak ai i luftoi ata) e jo sikurse ju sod që luftoni për shkak të mbretërve tuaj.

SUREJA BERAE (TEVBE)

KAPITULLI 33

Fjala e Allahut: ( E ka të tjerë që I kanë pranuar mëkatet e tyre…) Tevbe, 102.

1746- Semure b. Xhundub, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë: I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: (Më erdhën mbrëmë dy persona -melek- , më morrën me vete dhe shkuam në një qytet (është për qëllim bota tjetër) ndërtesat e të cilit një tullë e kishin prej arit e tjetrën prej argjendit, pastaj i takuam disa njerëz gjysma e trupit të tyre ishte shumë e bukur kurse tjetra shumë e shëmtuar. Atëherë këta dy përsona që ishin me mua u thanë të shkojnë dhe të futen në një lumë që ishtë para nesh, ata u futën në të dhe u zhduk i tërë ai shëmtim prej tyre e pastaj u kthuen tek ne në formën më të bukur, e këta dy pastaj më thanë: Ky është xheneti Adën, e kjo ndërtes është vendbanimi yt, kurse njerëzit që i pe në atë gjendje ata janë të cilët i kanë përzier punët e mira me të këqia e Allahu ua fail ato të këqia.)

SUREJA HUDË

KAPITULLI 34

Fjala e Allahut: (E Arshi –froni- I Tij ka qenë mbi ujë) Hudë, 7.

1747- Ebu Hurejre, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë: I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, thotë: (Allahu thotë: “Jepu të tjerëve të jap Unë ty”, gjithashtu thotë –pra i Dërguari i Allahut-: “Dora e Allahut është plot dhe nuk i pakësohet sado që jep, jep pa ndërpre ditën dhe natën, mendoni sa ka dhënë që kur e ka krijuar qiellin dhe tokën e megjithatë nuk i është pakësuar pasuria që e ka në dorë. Atëherë Arshi i Tij ka qenë mbi ujë, dhe në dorën e Tij është peshoja e ngre dhe e ulë si të dojë.

KAPITULLI 35

Fjala e Allahut: (Ja kështu është ndëshkimi

i Zotit tënd kur dënon vendet që janë zullumqare) Hudë, 102.

1748- Ebu Musa Allahu qoftë i kënaqur me të, trasmeton se i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: (Allahu e le zullumqarin ca kohë –deri ta teprojë- por kur ta dënojë kurrsesi ai nuk mund ti shpëtoj dënimit të Allahut, pastaj e lexoi fjalën e Allahut: “Ja kështu është ndëshkimi i Zotit tënd kur dënon vendet që janë zullumqare, vërtet ndëshkimi i Tij është i dhembshëm dhe i ashpër)

SUREJA HIXHËR

KAPITULLI 36

Fjala e Allahut: (Përveç atij –xhini- i cili

vjedh çka dëgjohet, por edhe atë e kapë ylli i zjarrtë) Hixhër, 18.

1749- Ebu Hurejre Allahu qoftë i kënaqur me të, trasmeton deri tek i Dërguari i Allahut se ka thënë: Allahu kur t’i jep urdhërat në qiellë melekët i bien krahëve të tyre në shenjë nënshtrimi ndaj atij urdhëri, urdhër i cili dëgjohet sikurse zhurma e zingjirit kur i bie gurit të lëmuar.E kur u largohet frika dhe u kthehet vetëdija melekëve pyesin njëri tjetrin[12]: çfarë tha Zoti juaj? E të tjerët thonë: Ai e tha të vërtetën e Ai është i Larti dhe i Madhi. Në këto momente dëgjon vjedhësi –prej xhinëve-, e vjedhësit e dëgjimit janë kështu të vendosur njëri mbi tjetrin, atëherë Allahu e gjuan me zjarr i cili ndoshta e godet para se t`ja tregoj atë që ka dëgjuar shokut të tij e ta djegë, ose e godet pasi t’i tregoj shokut të tij i cili është nën të. Kështu vazhdojnë t’i tregojnë njëri tjetrit derisa të arrij lajmi tek i fundit i cili është në tokë e ky ja tregon këtë lajm magjistarit dhe me të ja shton edhe njëqind gënjeshtra, e njerëzit kur e vërtetojnë atë që është dëgjuar nga qielli thonë: “A nuk na pat thënë filani këtë ditë kështu e ashtu. (Pra i besojnë një të vërtete me të cilën janë të përziera edhe njëqind gënjeshtra).

SUREJA NAHËL

KAPITULLI 37

Fjala e Allahut: (E ka prej jush që shtyhet deri në jetën më të vjetër) Nahël, 70.

1750- Enes b. Maliku, Allahu qoftë i kënaqur me të, trasmeton se i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, lutej me këto fjalë (O Zoti im kërkoj mbrojtjen tënde nga koprracia, përtacia, nga mosha e thellë, dënimi i varrit, sprova e Dexhalit dhe nga sprova e jetës dhe e vdekjes).

SUREJA BENI ISRAIL (ISRA)

KAPITULLI 38

Fjala e Allahut: (Pasardhës të atyre që i

bartëm me Nuhun. Vërtet ai ishte rob shumë falenderues) Isra, 3.

1751- Ebu Hurejreh, Allahu qoftë i kënaqur me tëthotë: (Dikush nga sahabët solli mish e të Dërguarit të Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, ja ofroi shpatullën e cila i pëlqente, pasi e kafshoi njëherë fortë tha: “Unë jam zotëriu i njerëzve Ditën e Gjykimit, a e dini pse? Pastaj vazhdoi e tha: Atë ditë Allahu do ti tubojë të gjithë njerëzimin, të parët dhe të fundit në një vend, të gjithë do ta dëgjojnë thirrësin dhe të gjithë do të shihen, e dielli do të afrohet mbi kokat e tyre dhe njerëzit do ti kaploj një mërzi dhe ankth i madh aq i madh sa nuk mund ta durojnë. Atëherë njerëzit thonë: A nuk po e shihni çfarë na ka kapluar, pse nuk kërkojmë dikë i cili do të ndërmjetësojë për ne tek Zoti ynë? Disa njerëz do t’i thonë tjerëve: Shkoni tek Ademi. E do të vijnë tek ai dhe do t’i thonë: Ti je babai i njerëzimit, Allahu të krioi me duart e Tij dhe të fryu shpirtin tënd prej shpirtit të Tij dhe i urdhëroi melekët që të bien sexhde e ata të ranë, (të lutemi) ndërmjetëso për ne tek Zoti yt, sepse jemi në një gjendje të keqe të cilën edhe ti po e sheh. A nuk po e sheh çfarë po ndodhë me ne? Ademi atëherë thotë: Zoti im kurr më parë nuk është hidhëruar sikur sod, e as pas kësaj ditë nuk do të hidhërohet si sod, dhe Ai është i cili më pat ndaluar të ha nga pema e unë e theva urdhërin e Tij, pranda për shkak të këti gabimi mua sod me intereson vetëm vetja ime, vetja ime, vetja ime, e ju shkoni tek dikush tjetër, shkoni tek Nuhu. Kur vijn tek Nuhu I thonë: O Nuh ti je resuli i parë[13] i dërguar tek njerëzimi gjithashtu Allahu të quajti “rob falenderues[14] (të lutemi) ndërmjetëso- për ne tek Zoti yt, sepse jemi në një gjendje të keqe të cilën edhe ti po e sheh.. Atëher ai thotë: Zoti im kurr më parë nuk është hidhëruar sikur sod, e as pas kësaj ditë nuk do të hidhërohet si sod, e unë kam pasur një lutje të cilën e kam shfrytëzuar për tu lutur kundër popullit tim andajsod më intereson vetëm vetja ime, vetja ime, vetja ime. Shkoni tek tjetërkush, shkoni tek Ibrahimi. Pasi vijnë tek ai, i thonë: Ti je i dërguar i Allahut dhe i dashuri i tij ndërmjetëso tek Zoti për ne, a nuk e sheh në çfarë gjendje jemi? Atëher ai u thotë: Zoti im kurrë më parë nuk është hidhëruar sikur sod, e as pas kësaj ditë nuk do të hidhërohet si sod, e unë më parë pata gënjyer tri herë andaj sod më intereson vetëm vetja ime, vetja ime, vetja ime. Shkoni tek tjetër kush pos meje, shkoni tek Musai. Shkojnë tek ai dhe i thonë:Ti je i dërguar i Allahut dhe Ai të dalloi nga njerëzit tjerë me shpallje dhe poashtu të foli drejt për drejtë, andaj ndërmjetëso për neve. Ai u thotë: Zoti im kurr më parë nuk është hidhëruar sikur sod, e as pas kësaj ditë nuk do të hidhërohet si sod, e unë pata mbytur një njeri për të cilin nuk isha urdhëruar tam bys andaj sod më intereson vetëm vetja ime, vetja ime, vetja ime. Shkoni tek tjetër kush shkoni tek Isau. Shkojnë tek ai dhe i thonë: O Isa ti je i dërguar i Allahut dhe fjalë e Tij e dhënë Merjemes dhe shpirt prej Tij. Ti u pate folur njerëzve në djep kur ishe fëmijë, ndërmjetëso për ne a nuk e sheh në ç`gjendje jemi? E Isai u thotë: Zoti im kurr më parë nuk është hidhëruar sikur sod, e as pas kësaj ditë nuk do të hidhërohet si sod, e nuk cek mëkat te vetin. Sod më intereson vetja ime, vetja ime, vetja ime. Shkoni tek tjetë kush, shkoni tek Muhamedi, sal-Allahu alejhi ve selem. Pasi vijnë tek Muhamedi, sal-lallahu alejhi ue selem, i thonë: o Muhamed ti je i dërguar i Allahut dhe vula e pejgamberëve, Allahu ty t’i ka falur gabimet që i pate bërë dhe të tjerat që kishe mundësi t’i bëje, ndërmjetëso për ne tek Zoti yt, a nuk e sheh në çfarë gjendje të keqe jemi? Atëherë shkoj nën Arsh dhe bie në sexhde për ta madhëruar Zotin tim. Allahu ato momente mi sjellë disa lutje të cilat janë madhërim dhe lavdërim për Të të cilat askush nuk i ka bërë para meje. Pastaj më thuhet: “O Muhamed, ngreje kokën, kërko do të jepet, ndërmjetëso do të pranohet. E ngre kokën atëherë dhe them: “Umeti im o Zot, umeti im, umeti im”. Më thuhet: “O Muhamed ata që nuk kan mëkate për tu llogaritur prej umetit tënd futi në Xhenet nga dera e djathtë e tij. (Kjo derë është e posaçme për këta njerëz) kurse dyert tjera janë për këtë umet dhe për njerëzit e umeteve tjerë. Pastaj tha(Pejgamberi): “Pasha Atë në Dorën e të cilit është shpirti im gjatësia e një dere të Xheneti prej fillimit të saj deri tëk fundi është sa nga Meka e deri në Himjer, apo sa nga Meka e deri në Busra”.

KAPITULLI 39

Fjala e Allahut: (Është e sigurtë se Zoti yt do të ngrisë ty në një vend të lavdishëm) S. Isra 79.

1752- IbëUmer, radij-Allahu anhuma, thotë: “Të gjithë njerëzit ditën e Gjykimit do të tubohen në grupe dhe secili grup do ta pasojë pejgamberin e tij. Do tu thonë atyre (pejgamberëve) o filan ndërmjetëso, o filan ndërmjetëso derisa me këtë lutje të arrijnë tek Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, e kjo është dita kur Allahu do t`ja jep (Mekami mahmudin) vendin (pozitën) e lavdishëm”.

KAPITULLI 40

Fjala e Allahut: (E ti mos e ngrit zërin tënd –duke lexuar- në namaz e as mos e ul tepër) S. Isra: 110.

1753- Ibën Abasi, radij-Allahu anhuma, lidhur me fjalën e Allahut (E ti mos e ngrit zërin tënd –duke lexuar- në namaz) thotë: “Zbriti kur i dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, ishte duke bërë thirrje në Mekë, iI cili kur falej fshehurazi e ngriste zërin me lexim të Kuranit. Mushrikët kur e dëgjonin këtë lexim e shanin Kuranin, Zbritësin e tij (Allahun) dhe atë të cilit i kishte zbritur (Muhamedin). Për këtë shkak Allahu e zbriti pjesën e parë të ajetit, që mos ta dëgjonin mushrikët e ta shanin atë (Kuranin). Kurse pjesën e dytë të ajetit (e as mos e ul tepër –zërin me lexim-) që shokët e tu mos të mund ta dëgjojnë, por (mundohu ta gjesh një mesatarë)[15]

SUREJA KEHF

KAPITULLI 41

Fjala e Allahut: (Të tillët janë ata të cilët nuk besuan argumentet e Zotit të tyre as takimin me Të, andaj veprat e tyre u shkuan huq) S. Kehf 105.

1754- Ebu Hurejre, radij-Allahu anhu, trasmeton se i Dërguari i Allahut sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Do ta sjellin Ditën e Gjykimit (para Allahut) njeriun e trashë por i cili nuk do të peshojë as sa një krah i mushkonjës (ngase nuk pat punuar asnjë punë të mirë, sh. p.). Pastaj tha: “lexojeni nëse dëshironi fjalën e Allahut “Dhe në Ditën e Gjykimit nuk do t’i vendosim ata –punët e tyre- aspak në peshojë”[16].

SUREJA MERJEM

KAPITULLI 42

Fjala e Allahut: ( Ti tërhiqu atyre vërejtjen për ditën e dëshpërimit) S. Merjem 39.

1755- Ebu Seid el-Hudriu, radij-Allahu anhu, trasmeton se i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Sillet vdekja (pas Ditës së Gjykimit) në formë të dashit të bardhë në të zi. Pastaj thërret një zë i cili thotë: “O banorët e xhenetit” atëher ata e ngrisin kokën e tyre duke shikuar, pastaj prapë u thuhet: “a e njihni këtë ? Ata pasi e shohin që të gjithë thonë: “po e njohim kjo është vdekja”.

Thirren edhe banorët e zjarrit e pasi e ngrisin kokën e tyre duke shikuar, u thuhet: “a e njihni këtë ? Ata pasi e shohin që të gjithë thonë: “po e njohim kjo është vdekja”. Merret vdekja (e cila është në formë të dashit) dhe prehet para të gjithëve dhe u thuhet të dy grupeve të njerëzve: “O banorët e xhenetit jetoni në amshueshmëri pa vdekje, dhe ju o banorët e zjarrit jetoni përgjithmon pa vdekje” Pastaj lexoi fjalën e Allahut: “ti tërhiqu atyre vërejtjen për diën e dëshpërimit kur të marrë fund çështja se ata sot janë në “gaflet” humbje dhe zbavitje[17] dhe ja këta njerëz janë në humbje në të cilën janë shumica e banorëve të kësaj bote(dhe ata poashtu nuk besojnë)[18]

SUREJA NUR

KAPITULLI 43

Fjala e Allahut: (Ata të cilët shpifin për gratë e

tyre dhe nuk kanë dëshmitarë përveç vetes dëshmia e çdonjërit

prej tyre është të betohet katër herë në Allahun se ai e thotë të vërtetën) S. Nur 6.

1756- Sehl b. Sadi, radij-Allahu anhu, thotë: Uvejmiri erdhi tek Asim b. Adiu, radij-Allahu anhuma, i cili ishte prijës i fisit Beni Axhlan, të ciit i tha: “Çfarë thoni për atë njeri i cili gje me gruan e tij burrë tjetër, a ta mbysë e pastaj edhe atë ta mbzsin apo çfarë të bëjë ? A mund ta pyetni për këtë të dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve selem. Asimi erdhi tek Pejgamberi, sal-Allahu alejhi ve selem, dhe e pzeti, e Pejgamberi nuk e pëlqeu këtë pyetje dhe njëherit nuk ju përgjigj. Atëher Uvejmiri tha: “Vallahi nuk e lë pa e pyetur Pejgamberin, sal-Allahu alejhi ve selem, pasi erdhi dhe e pyeti të njejtën pyetje që ja kishte bërë Asimit, Pejgamberi i tha: “Allahu për ty dhe gruan tënde lidhur me këtë çështje ka zbritur Kuran”. Pejgambei pastaj i urdhëroi ta mallkonin njëri tjetrin ashtu siç e ka cekur Zoti në Kuran, pastaj Uvejmiri tha: “o Pejgamber i Zotit nëse nuk e shkurorëzoj vetëmse do t’i bëja padrejtësi dhe e shkurorëzoi. Kështu çështja e tyre mbeti traditë dhe ligj për çdokë që vie pas tyre dhe e kanë këtë problem. Pasi ish gruaja e Uvejmirit lindi i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, tha: “shikojeni, Në qoftë se gruaja e Uvejmirit lind fëmijë të zi, me sy të zinj të mëdhenj të futur thellë, me këllqe të mëdha dhe me këmbë të shëndosha, atëherë e vetmja gjë që mund të mendoj, është se Uvejmiri ka thënë të vërtetën për gruan e tij. Por, në qoftë se ajo lind fëmijë të kuq si hardhuca (lloj hardhuce tropikale), atëherë e vetmja gjë që mund të mendoj, është se Uvejmiri ka gënjyer për gruan e tij”. Më vonë, ajo lindi një fëmijë që erdhi sipas përshkrimit të dhënë nga i Dërguari i Allahut sal-lallahu alejhi ue selem në rastin kur Uvejmiri do të kishte të drejtë. Prej atëherë, fëmija u thirr në emër të nënës së tij.

KAPITULLI 44

Fjala e Allahut: (E nga ajo –gruaja e shpifur- largohet

dënimi nëse, nëse katër herë betohet se ai –shpifësi- gënjen) S. Nur 8

1757-Ibën Abasi, radij-Allahu anhuma, thotë: Hilal b. Umeje para Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ue selem, e akuzoi gruan e tij për amoralitet me Sherik b. Sehma. Pejgamberi i tha Hilalit: “Duhet të sjellësh argument ose ndryshe do të konsiderohet fjala jote shpifje e pa argumentuar për tëcilën do të dënohesh me rrahje. Hilali tha: O i dërguar i Allahun nëse ndonjëri prej nesh sheh gruan e tij duke bërë amoralitet a do të shkojë duke vrapuar tek të tjerët për ti marrur dëshmitarë kundër gruas së tij apo do të veproj diç tjetër për ta argumentuar fjalën e tij? E Pejgamberi, sal-Allahu alejhi ve selem, nuk ndalej duke thënë: “Ose sill argument ose do të rrahesh për shpifje”. Atëher Hilali tha: vallahi unë jamë i sinqertë në fjalët e mia dhe shresoj se Allahu do të zbres për qështjen time Kur an me të cilën do të ma mbrojë shpinën time nga goditjet. Xhibrili zbriti ajetet e Allahut të cilat ja lexoi Pejgamberit, sal-Allahu alejhi ve selem, lidhur me këtë qështje, të cilat janë (Ata të cilët shpifin për graë e veta) derisa arriti tek fjala e Allahut (Ta godisë hidhërimi i Allahut atë grua nëse ai ka qenë i vërtetë)[19] Atëherë Pejgamberi, sal-Allahu alejhi ve selem, e thirri Hilalin dhe gruan e tij, i pari ishte Hilali i cili dëshmoi. Pejgamberi i tha: “Allahu e di se njëri prej jush është gënjeshtar andaj le të pendohet Pastaj u ngrit gruaja dhe bëri katër betime dhe, kur po bënte betimin e pestë, njerëzit e ndaluan dhe i thanë: “Ky do të sjellë patjetër zemërimin e Allahut mbi ty, nëse je fajtore.” Kështu ajo u lëkund dhe hezitoi aq shumë, saqë menduam se do të tërhiqej. Por pastaj ajo tha: “Nuk do ta njollos nderin e familjes sime për kohën që ka mbetur vazhdoi betimin e pestë. Pastaj Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve selem tha: “Vështrojeni atë! Në qoftë se ajo lind fëmijë me sy të zinj, me këllqe të mëdha dhe kofsha të shëndosha, atëherë ai është fëmija i Sherikut.” Më vonë ajo lindi një fëmijë me ato cilësi. Atëherë Pejgamberi a.s. tha: “Po të mos ishte vendosur çështja nga Ligji i Allahut në Librin e Tij, unë do ta kisha ndëshkuar atë ashpër.”

SUREJA FURKAN

KAPITULLI 45

Fjala e Allahut: (Ata do të tubohen dhe do të jenë me

fytyrat e tyre të përmbysur ne xhehenem të tillëve u përket vendi me i keq, andaj ata janë edhe më të humburit në rrugën e tyre) S. Fukan 34.

1758- Enes b. Maliku, radij-Allahu anhu, trasmeton se një njeri i tha Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve selem: O i Dërguar i Zotit si do të tubohen (Ditën e Gjykimit) jobesimtarët me fytyra përtokë? Atëherë i Dërguari i Allahut tha: “Ai që ja mundësoi të ec në këtë botë me këmbë a nuk do të ketë mundësi tua mundësoj Ditën e Gjykimit të ec me fytyrë ?!”

SUREJA RRUM

KAPITULLI 46

Fjala e Allahut: (Elif, lam, mimë. Bizantinët u mundën ) S. Rrum 1,2.

1759- Ibën Mesudi, radij-Allahu anhu, e kishte dëgjuar në Kinde një njeri duke thënë: Ditën e Gjykimit vie një tym i cili ua merr shikimin dhe dëgjimin munafikëve, kurse besimtarët i kaplon sikurse sëmundja e flamës. Ibën Mesudi kur i dëgjoi këto fjalë pasi ishte i shtrirë u ul dhe tha i nervozuar: “ai që di le të flet, kuse ai që nuk di le të thotë “Zoti e di më së miri” sepse prej diturisë është të thuash për atë gjë që nuk e di “nuk e di”. E Allahu Pëjgamberit të tij, sal-Allahu alejhi ve selem, për këtë qështje i ka thënë: (Thuaj: “Unë nuk kërkoj prej jush ndonjë shpërblim, dhe unë nuk jam prej atyre që bëjnë trillime)[20]

Kurejshët kur u vonuan në pranimin e Islamit Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve selem, bëri lutje tek Allahu kundër tyre duke thënë: “O Zot dënoji ata me shtat vite thatësi sikurse vitet e Jusufit”. Thatësia i kaploi aq shumë derisa i shkatërroi në atë masë sa filluan të hanë kafshët e ngordhura dhe eshtrat e tyre. Poashtu nga uria u dukej se po shohin në qiell tym të zi sikurse re. Ebu Sufjani kur e pa këtë gjendje erdhi tek Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve selem, dhe i tha: “ O Muhamed ti erdhe me këtë fe dhe na urdhërove t’i mbajmë lidhjet e mira farefisnore megjithatë ti vet je lutur kundër nesh –popullit tënd-, a nuk po e sheh gjendjen në të cilën jemi, lute Allahun që të na shpëtojë prej kësaj gjendje. (tha Ibën Mesudi): “Kjo ngjarje është për qëllim në ajetin e Allahut (Ti pra prite ditën kur qielli sjell një tym konkret…-deri tek fjala e Zotit- e ju –jobesimtarë- prapë do ti ktheheni kotësisë)[21] Në këto ajete ceket se Zoti do tua largojë dënimin e si ka mundësi atyre u largohen dënimi në botën tjetër -kur dihet se atje nuk ka lehtësim e as shtyrje- e prapë ata të kthehen në mosbesim?. (Pra me këto ajete është për qëllim rasti i lartpërmendur me -Ebu Sufjanin- e jo ai në botën tjetër sh.p.) Po ashtu e ngjashme me të është ajeti i Allahut (Ditën kur do ti kapim me rrembimin tonë të fuqishëm)[22] është për qëllim dita e betejës në Bedër. Poashtu ajeti (Thuaj: Zoti im as nuk do të kujdesej për ju, sikur mos të ishte lutja juaj, e ju përgënjështruat, andaj dënimi do të jetë i pandërprerë)[23] është për qëllim dita e Bedrit. Kurse fjala e Allahut: (Elif, lam, mim, bizantinët u mundën. Në tokë afër juve, por ata pas disfatës së tyre do të ngadhënjejnë)[24] Është për qëllim beteja e bizantinëve e cila veçse ndodhi.

SUREJA SEXHDE

KAPITULLI 47

Fjala e Allahut: (Askush nuk e di se çfarë

mirësi i pret ata, si shpërblim për punët e tyre që i bënë) S. Sexhde 17.

1760- Ebu Hurejre, radij-Allahu anhu, trasmeton se i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve selem, thotë: “Allahu ka thënë “Kam përgaditur për robërit e Mi të devotshëm atë që syri kurrë nuk ua ka parë, veshi nuk ka dëgjuar e as mendja s ja ka marrë përveç atzre gjërave që i shijoni në këtë botë” pastaj Pejgamberi lexoi: (Askush nuk e di se çfarë mirësi i pret ata, si shpërblim për punët e tyre që i bënë)[25]

SUREJA AHZAB

KAPITULLI 48

Fjala e Allahut: (Ti je I lirë të lëshosh atë që do prej tyre dhe të

mbashë pran vete atë që don, e edhe të kërkosh afrimin e asaj nga e cila ke qenë larguar) S. Ahzab 51.

1761- Aisheja, radij-Allahu anha, thotë: “Kisha zili ndaj atyre grave të cilat i patën ofruar vet martes Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve selem, dhe i thoja: Si ka mundësi gruaja vet t’i ofroj martesë burrit. Mirëpo kur Allahu e zbriti ajetin (Ti je i lirë të lëshosh atë që do prej tyre dhe të mbashë pran vete atë që don, e edhe të kërkosh afrimin e asaj nga e cila ke qenë larguar)[26] atëherë i thashë Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve selem: Mendoj se Zoti yt çdo dëshirë që e mendon Ai ta plotëson pa ta vonuar.

1762- Aisheja, radij-Allahu anha, tregon se i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve selem, pasi zbriti ky ajet (Ti je i lirë të lëshosh atë që do prej tyre dhe të mbashë pran vete atë që don, e edhe të kërkosh afrimin e asaj nga e cila ke qenë larguar)[27] kur dëshironte të flinte me ndonjë grua të tij kërkonte prej tjetrës (tek e cila e kishte radhën) leje. E unë i thoja: O i Dërguar i Allahut, nuk kam dëshirë që prej meje të kërkosh leje për të shkuar tek ndonjë grua tjetër sepse nuk kam dëshirë që natën time me ty t ja dhurojë dikuj tjetër.

KAPITULLI 49

Fjala e Allahut: (O ju besimtarë mos hyni

në shtëpitë e Pejgamberit përveç nëse u jepet leje…) S. Ahyab 53.

1763- Aisheja, radij-Allahu anha, thotë: Pasi zbriti urdhëri për mbulesën e grave, Sevdeja doli nga shtëpia e saj për ta kryer nevojën, e ishte grua e shëndoshë të cilën zakonisht e njihnin edhe pas mbulesës ata të cilët e kishin parë më herët. Omer ibën Hatabi kur e pa tha: oj Sevde vallahi nuk mund të fshehesh prej nesh andaj keni kujdes se si dilni jashtë.

Atëherë ajo u kthye menjëherë në shtëpi dhe erdhi tek Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve selem, i cili ishte duke ngrënë ushqim tek shtëpia ime dhe i tha: O i Dërguar i Allahut, dola prej shtëpisë për disa punë të mia personale e Omeri më tha kështu e kështu.

Atëherë Allahu menjëher ja zbriti shpalljen akoma pa e lëshuar ushqimin nga dora e tij, e pasi u largua nga ai shpallja tha: “Allahu ua lejoi të dilni jashtë shtëpive për nevojat tuaja”

KAPITULLI 50

Fjala e Allahut: (Nëse ju shprehni diçka haptazi

apo e fshehni atë, s`ka dyshim se Allahu çdo send e di) S. Ahzab 54.

1764-Aisheja, radij-Allahu anha, trasmeton se Eflahi, vëllau i Ebu Kuajsit i kërkoi asaj leje qe të hynte në shtëpinë e saj pasi kishte zbritur urdhëri i Allahut për ta vendosur mbulesën (hixhabin). E unë thashë se nuk do t’i jap leje për të hyrë derisa nuk e pyes për këtë gjë Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ve selem, sepse mua më kishte dhënë qumësht gjiri gruaja e Ebu Kuajsit e jo vet Ebu Kuajsi. Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve selem, pasi hyri tek unë i thashë: O I Dërguar i Allahut Eflahi, vëllau I Ebu Kuajsit, kërkoi leje që të hyjë tek unë e unë nuk i dhashë derisa të pyes ty. Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve selem, atëherë e pyeti: çka të ndaloi që ta lejoje xhaxhain tënd të futet në shtëpi? i thashë: O i Dërguar i Allahut mua Ebu Kuajsi nuk më ka dhënë qumësht gjiri por gruaja e tij (andaj vëllezërit e saj I kam dajë). Pejgamberi i tha: “Lere të hyjë tjetër herë sepse ai është xhaxhai tu bashkofshin duart me dhe)[28].

KAPITULLI 51

Fjala e Allahut: (Allahu dhe melekët e Tij bien salavat[29] për Pejgamberin) S. Ahzab 56

1765- Kab b. Uxhreh, radij-Allahu anhu, trasmeton se i Dërguari i Allahut u pyet: O Pejgamber i Zotit selamin si ta dërgojmë tani veçse e dim, por si të biem salavat mbi ty? Pejgamberi tha: “thoni :”Allahume sal-li ala Muhamedin ve ala ali Muhamed kema salejte ala ali Ibrahime ineke hamidun mexhid. Allahume barik ala Muhamedin ve ala ali Muhamed kema barekte ala ali Ibrahime ineke hamidun mexhid”

(O Zoti ynë madhëroje Muhamedin (ashtu siç di Ti) dhe familjen e tij siç e pate madhëruar familjen e Ibrahimin. Ti je I vetmi që të takon falenderimi dhe madhështia . O Zoti ynë bekoje Muhamedin dhe familjen e tij siq e pate bekuar familjen e Ibrahimit. Ti je I vetmi që të takon falenderimi dhe madhështia.)

1766-Ebu Seid Hudriu, radij-Allahu anhu, thotë: Thamë: O i Dërguar i Allahut, e kuptuam selamin mbi ty po si të biem salavat?

Tha: “thoni: “Allahume sali ala Muhamedin abdike ve resulike, kema salejte ala ali Ibrahime. Ve barik ala Muhamedin ve ala ali Muhamed, kema barekte ala Ibrahime”

(O Zoti ynë madhëroje Muhamedin i cili është rob dhe i dërguar i Yti, ashtu siç e madhërove familjen e Ibrahimit. Po ashtu bekoje Muhamedin dhe familjen e tij siç e pate bekuar Ibrahimin”.

KAPITULLI 52

Fjala e Allahut: (Mos u bëni sikur ata

që e ofenduan Musain, e Allahu e pastroi nga ajo që I thanë) S. Ahzab 69.

1767- ebu Hurejreh,radij-Allahu anhu, trasmeton se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve selem, ka thën: “Musai ishte njeri shumë i turpshëm, gjë të cilën e dëshmon fjala e Allahut (O ju besimtarë mos u bëni sikur ata që e ofenduan Musain, e Allahu e pastroi nga ajo që i thanë. E ai tek Allahu ishte me famë)[30].

SUREJA SEBE

KAPITULLI 53

Fjala e Allahut: (Ai nuk është tjetër vetëm

që t’ju tërheqë vërejtjen për një dënim të ashpër) S. Sebe 46.

1768- Ibën Abasi, radij-Allahu anhuma, thotë: “Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve selem, një ditë hipi në kodrën Safa the bërtiti: “Ja sabahah” (fjalë kjo e cila thuhet kur dikush e vëren armikun për t ja tërhequr vërejtjen popullit të tij që të përgaditen kundër rrezikut. Sh. P.) Kurejshët kur e dëgjuan aëher u tubuan the I thanë; çfarë ke? Pëjgamberi, sal-Allahu alejhi ve selem atëher jut ha: “Sikur tu thoja se në mëngjes apo mbrëmje armiku do tu sulmojë a do të më besonit? Thanë: po. Atëher Pejgamberi u tha: Unë jam tërheqës i vërejtjes suaj për një dënm të ashpër. Ebu Lehebi në këtë rast i tha: Mallkuar qofsh, a për këtë gjë na paske thirrur ?. Allahu për këtë rast të Ebu Lehebit edhe zbriti fjalën e Tij: “Ebu Lehebit ju thafshin dy duart”[31]

SUREJA ZUMER

KAPITULLI 54

Fjala e Allahut: (Thuaj o robët e Mi, të cilët e keni ngarkuar

veten me gabime, mos e këputni shpresën nga mëshira e Allahut) S. Mesed 1.

1769- Ibën Abasi, radij-Allahu anhu thotë: “Disa nga mushrikët pasi kishin mbytur njerëz shumë dhe e kishin tepruar në amoralitet (zina) erdhën tek Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve selem, dhe i thanë: ajo në të cilën ti na thërret është gjë e mirë por athua ka për neve pëndim për mëkatet që i kemi bërë? Atëher Allahu i zbriti këto ajete: (Ata që pos Allahut nuk lusin zot tjetër dhe nuk mbysin jeriun që e ka ndaluar Allahu pos vetëm kur e meriton me drejtësi, dhe që nuk bëjnë amoralitet)[32], po ashtu ajetin: (Thuaj o robët e Mi, të cilët e kenin garkuar veten me gabime, mos e këputni shpresën nga mëshira e Allahut)[33]

KAPITULLI 55

Fjala e Allahut: (Ata që nuk e çmuan Allahun me atë madhështinë që i takon) S. Zumer 67.

1770- Abdullah b. Mesudi, radij-Allahu anhu, thotë: Erdhi një dijetarë i jehudëve tek Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve selem, dhe tha: “o Muhamed, ne e kemi të shënuar në librat tonë se Allahu (Ditën e Gjykimit) i vendos qiejtë në një gisht të Tij, tokat në gishtin tjetër, lisat në një gisht, ujin dhe dheun në një gisht kurse të gjitha krijesat tjera në një gisht, dhe thotë: “Unë jam Mbreti (i gjithësisë)” Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve selem, kur i dëgjoi këto fjalë filloi të qeshë me zë derisa ju dukën dhëmballat ngase e tha të vërtetën ky jahudi. Pastaj Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve selem, lexoi fjalën e Allahut (Ata që nuk e çmuan Allahun me atë madhështinë që i takon)[34].

KAPITULLI 56

Fjala e Allahut: (Në Ditën e Gjykimit e e tërë toka është në grushtin e Tij) S. Zumer 67.

1771- Ebu Hurejreh, radij-Allahu anhu, thotë: E kam dëgjuar Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ve selem, duke thënë: “allahu e vendos tokën dhe qiejtë në Dorën e Tij të djathtë, pastaj thotë: “Unë jam Mbreti, ku janë mbretërit që kan qenë në atë botë (tokë)”

KAPITULLI 57

Fjala e Allahut: (Kur ti fryhet Surit bie I vdekur çka ka në qiej dhe në tokë) S. Zumer 68.

1772- Ebu Hurejreh, radij-Allahu anhu, trasmeton se i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve selem, thotë: “Mes dy fryrjeve në Sur ka dyzet” i thanë: o Ebu Hurejre; dyzet ditë? Tha: nuk mund të tregoj (ose kishte harruar ose e shihte të arsyeshme mos tu tregonte. Sh. p.)[35] Thanë; dyzet vite/ tha nuk mund tu tregoj. Thanë dyzet muaj? Tha: nuk mund tu tregoj. (Pastaj vazhdoi) Çdo pjesë e trupit të njeriut zhduket përveç fundit të ashtit të kurrizit nga e cila fillon rikrijimi”.

SUREJA SHURA

KAPITULLI 58

Fjala e Allahut: (Vetëm se rrespektin e dashurisë për hir të farefisnisë) S. Shura 23.

1773- Ibën Abasi, radij-Allahu anhuma, thotë: Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve selem, në çdo familje të fisit Kurejsh kishte të afërt të tij nga lidhjet familjare që i kishte. (Kur filloi ti thërrasë në fe ata u larguan prej tij dhe nuk e viyitonin) Atëher ai u tha (Më vizitoni, bile për shkak të afërsisë familjare që e kemi mes vete”

SUREJA DUHAN

KAPITULLI 59

Fjala e Allahut: (-Ata thonë- Zoti ynë largoje prej nesh dënimin, ne do të besojmë) S. Duhan 12.

1774- Në të ceket hadithi i Ibën Mesudit, radij-Allahu anhu, i shënuar në suren Rrum të lartpërmendur. (është për qëllim hadithin numër 1759 në këtë përkthim).

1775- Por në këtë trasmetim ceket mushrikinët thanë (Zoti ynë largoje prej nesh dënimin, ne do të besojmë)[36]. Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve selem, i tha Allahu “nëse Ne ua largojmë këtë dënim ata prapë do të kthehen në mosbesimin e tyre. Por Pejgamberi, sal-Allahu alejhi ve selem, megjithatë e luti Allahun që tua largojë dënimin. Pasi Zoti ua largoi dënimin ata më të vërtetë u kthyen në mosbesim, e Allahu si ndëshkim për këtë që vepruan i mposhti në luftën e Bedrit.

SUREJA XHATHIJE

KAPITULLI 60

Fjala e Allahut: (-ata thanë- ne asgjë nuk na shkatërron pos kohës) S. Xhathije 24.

1776- Ebu Hurejre, radij-Allahu anhu, trasmeton se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve selem, thotë: “Allahu thotë: “I biri i Ademit më nënçmon, e shanë kohën e Unë jam koha, në dorën Time është çdo gjë, e ndërroj ditën dhe natën si të dua”

SUREJA AHKAF

KAPITULLI 61

Fjala e Allahut: (E kur e panë renë të drejtuar kah lugina e tyre) S. Ahkaf 24

1777- Aisheja, radij-Allahu anha, gruaja e Pejgamberit thotë: Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve selem, kurrë nuk ja kam parë dhëmbët duke qeshur por vetëm buzëqeshte” Pastaj e ceki pjesën tjetër të hadithit i cili është cekur në Librin “Fillimi i Krijimit” (këtu krenda sahihut).

SUREJA MUHAMED

KAPITULLI 62

Fjala e Allahut: (Dhe ti ndërprisni lidhjet farefisnore) S. Muhamed 22.

1778- Ebu Hurejre, radij-Allahu anhu, trasmeton se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve selem, ka thënë: “Allahu kur i krijoi krijesat, e pasi përfundoi u ngrit ‘lidhja farefisnore” dhe e kapi Allahun për fundin e petkut të Tij. Allahu atëherë e pyeti: çfarë ke? Tha : “Kërkoj prej teje të më mbroshë nga shkëputja farefisnore” Allahu ja ktheu: “A nuk je e kënaqur që ai i cili të lidhë ty të lidhem me të, kurse ai që të shkëputë edhe Unë të shkëputem prej tij? Tha: “Po o Zot” Tha Allahu: “Atëher ashtu qoftë” Ebu Hurejre thotë: “Lexojeni nëse doni fjalën e Allahut (A pritet prej jush që nëse e merrni sundimin të bëni trazira në tokë dhe ti ndërprisni lidhjet farefisnore)[37]

1779- E në një trasmetim tjetër Ebu Hurejre, radij-Allahu anhu, thotë se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve selem, e ka thënë këtë fjalë të fundit: “Lexojeni nëse doni fjalën e Allahut (A pritet prej jush që nëse e merrni sundimin të bëni trazira në tokë dhe ti ndërprisni lidhjet farefisnore)[38]

SUREJA KAF

KAPITULLI 63

Fjala e Allahut: (-Xhehenemi- do të thotë “a ka ende) S. Kaf 30.

1780- Enesi, radij-Allahu anhu, trasmeton se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve selem, ka thënë: “Hudhen njerëzit në xhehenem e ai thotë “a ka ende” derisa Allahu t’ja vendosë këmbën e Tij përmbi. Atëher thotë “mjaftë –o Zot- mjaftë”

1781- Ebu Hurejre, radij-Allahu anhu, trasmeton se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve selem, thotë: “Dialoguan Xheneti dhe Xhehenemi. Xhehenemi tha: “Unë i trashëgoj mendjemëdhenjët dhe çdo zullumqarë të padrejtë. Xheneti tha: “pse tek unë hyjnë vetëm njerëzit e dobët dhe të nënçmuar në shoqëri ? Atëherë Allahu, i Lartësuar, i tha Xhenetit: “Ti je mëshira Ime me të cilën e mëshiroj kë dua nga robët e Mi”, kurse zjarrit i tha: “Ti je dënimi Im me të cilin e dënoj kë dua nga robët e Mi”. Secili prej atyre dyve i ka banorët e tij me të cilët do të mbushet, zjarri nuk mbushet derisa allahu t’ja vendos këmbën e Tij, atëherë ai (zjarri) thotë: mjaft, mjaft –o Zot- mjaft. Atëher mbushet dhe futet –bashkohet- në vete, e Allahu asnjë njeriu nuk i bënë padrejtësi. Kurse në Xhenet Allahu –përveç robëve të Tij që i futë- Ai krijon edhe krijesa tjera në të.

SUREJA TUR

KAPITULLI 64

Fjala e Allahut: (Pasha Turin. Dhe librin e shkruar në rreshta) S. Tur 1-2.

1782- Xhubejr b. Mutimi, radij-Allahu anhu, trasmeton se e kishte dëgjuar Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ve selem, duke lexuar në namazin e akshamit suren “Tur”, thotë: kur arriti tek fjla e Allahut: (A mos u krijuan nga asgjë apo mos e krijuan ata veten e tyre. A mos krijuan ata qiejt dhe tokën, jo, por ata nuk binden. A mos tek ata janë depot e Zotit tënd, apo ata I mbizotërojnë) Për pak sa nuk më doli zemra prej vendi”

SUREJA NEXHM

KAPITULLI 65

Fjala e Allahut: (A e patë ju Latin dhe Uzanë) S. Tur 35-37.

1783- Ebu Hurejre, radij-Allahu anhu, trasmeton se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve selem, ka thënë: “Kush betohet duke thënë: Pasha Latin dhe Uzanë, le të thotë “La ilahe ilallah”, kurse kush i thotë sokut të tij: “eja të lozim bixhoz” le të japë sadakë”

SUREJA KAMER

KAPITULLI 66

Fjala e Allahut (Afati I tyre është Kijameti,

e Kijameti është edhe më I vështirë dhe më I hidhur) S. Kamer 46.

1784- Aisheja, rasij-Allahu anha, thotë: “Në Mekë kur zbriti fjala e Allahut (Afati i tyre është Kijameti, e Kijameti është edhe më i vështirë dhe më i hidhur)[39]unë isha e vogël duke lozur.

SUREJA RRAHMAN

KAPITULLI 67

Fjala e Allahut: (E nën ato dy –xhenete- janë edhe dy xhenete) S. Rrahaman 62.

1785- Abdullah b. Kajsi, radij-Allahu anhu, trasmeton se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve selem, ka thënë: “Dy xhenete janë prej argjendi, enët e tyre dhe çka ka në ta, e dy të tjerë janë prej argjendit, enët e tyre dhe çka ka në ta. Mes banorëve të këtyre xheneteve dhe shiqimit të tyre Allahun është penges vetëm petku i mendjemadhësisë i vendosur mbi fytyrën e Tij në xhenetin Adën”

KAPITULLI 68

Fjala e Allahut: (Ato janë hyri të cilat qëndrojnë vetëm në shtëpi) S. Rrahman 72.

1786- Abdullah b. Kajsi, radij-Allahu anhu, trasmeton se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve selem, thotë: “Në Xhenet është një tendë e ndërtuar nga një perlë e vetme si zgavër gjashtëdhjetë milje e gjerë. Në çdo kënd të saj ka gra të cilat nuk do t’i shohin të tjerat në këndet e tjera. Besimtarët do t’i vizitojnë dhe do të kënaqen me to.” (Pjesa tjetër e hadithit përmendet në hadithet me nr. 1785)

SUREJA MUMTEHINE

KAPITULLI 69

Fjala e Allahut: (Mos e zini mik armikun tim dhe armikun tuaj) S. Mumtehine 1.

1787- Ali b. Ebi Talibi, radij-Allahu anhu, thotë: “Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve selem, më dërgoi mua Zubejrin dhe Mikdadin, radij-Allahu anhuma, …pastaj e ceki tregimin e Hatib b. Ebi Belta, dhe në fund të tij tha: me këtë rast zbriti ajeti (O ju besimtarë mos e zini mik armikun tim dhe armikun tuaj)[40]

KAPITULLI 70

Fjala e Allahut: (Kur të vijnë besimtaret që ta japin besën) S. Mumtehine 12.

1788- Umu Atije, radij-Allahu anha, thotë: “Kur ja dhamë besën Pejgamberit, sal-allahu alejhive selem, na e lexoi këtë ajet (… dhe mos t’i bëjnë shok Allahut…)[41] poashtu na tha që mos të vajtojmë për të vdekurit, atëher njëra prej grave nuk e shtriu dorën (njëra tjetrës e jo Pejgamberit) dhe i tha: “o i Dërguar i Allahut mua një grua më ka ndihmuar gjatë vajtimit andaj edhe unë duhet ta ndihmoj atë, Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve selem, nuk i tha asgjë. Pastaj ajo grua shkoi i ndihmoi tjetrës në vajtim pastaj erdhi dhe ja dha besën Pejgamberit, sal-allahu alejhi ve selem, se nuk do të veprojë më një gjë të tillë.

SUREJA XHUMUA

KAPITULLI 71

Fjala e Allahut: (Edhe të tjerëve që nuk i arritën ata) S. Xhumua 3.

1789- Ebu hurejre, radij-Allahu anhu, thotë: “Ishim ulur me Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ve selem, kur i zbriti sureja xhumua e ndër ta edhe ky ajet (Edhe të tjerëve që nuk i arritën ata)[42]Atëher e pyeta: Kush janë ata o i Dërguar I Allahut? Por nuk mu përgjigj derisa e pyeta tri herë. Në këtë rast ishte present edhe Selman farisiu atëherë Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve selem, e vendosi dorën në krahërorin e Selmanit dhe tha: “Sikur të ishte imani në qiell tek yjet do ta arrinin disa burra, ose një burrë, prej këtyre”.

SUREJA MUNAFIKUN

KAPITULLI 72

Fjala e Allahut: (Kur të erdhën ty munafikët

dhe të thanë: Dëshmojmë me të vërtetë se je i dërguar i Allahut) S. Munafikun 1.

1790- Zejd b. Erkami, radij-Allahu anhu, thotë: “Ishim në një betej e e dëgjova Abdullah b. Ubej b. Selulin duke thënë: “Mos u jepni atyre që janë përreth Pejgamberit që të largohen prej tij, dhe nëse kthehemi (prej betejës) në Medine do ta nxjerrë prej sajmë I forti të dobëtin (Ibën Seluli pra do ta nxjerrë Pejgamberin) Atëherë shkova tek xhaxhai im apo tek Omeri (dyshoi trasmetuesi e jo sahabiu. Sh. P.) E ky i tregoi Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve selem, atëherë Pejgamberi më thirri dhe i tregova, kështu e thirri edhe Abdullah b. Ubejin dhe shokët e tij të cilët pasi i pyeti për ngjarjen ata u betuan në Zotin se nuk kanë thënë. Pejgamberi pasi u betuan u besoi atyre dhe më përgënjështroi. Më kaploi një mërzi shumë e madhe e cila kurr më parë nuk më kishte kapur ashtu. Xhaxhai im më tha: “Çka të shtyri që fole veçse që të përgënjështrojë Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve selem, dhe të urrejë ? Atëherë me këtë rast Allahu i zbriti këto ajete: (Kur të erdhën ty munafikët dhe të thanë: Dëshmojmë me të vërtetë se je I dërguar I Allahut)[43] Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve selem, më thirri dhe pasi mi lexoi këto ajete më tha: (O Zejd Allahu ta vërtetoi ty fjalën -dhe i përgënjështroi ata-“

1791- Poashtu nga Zejdi në një trasmetim tjetër thotë: “Pejgamberi, sal-Allahu alejhi ve selem, i thirri ata që të kërkonte falje prej Zotit për ta, por ata i shtrembëronin kokat e tyre -në shenjë mohimi-“

1792- Gjithashtu ai, radij-Allahu anhu, thotë: “E kam dëgjuar Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ve selem, duke u lutur: “O Zot faljau mëkatet ensarëve dhe bijëve të tyre”

Pastaj trasmetuesi dyshoi se a i ceki në këtë lutje edhe nipat e ensarëve apo jo.

SUREJA TAHRIM

KAPITULLI 73

Fjala e Allahut: (O ti Pejgamber pse po ja

ndalon vetes ato të mira që Zoti ti lejoi ty) S. Tahrim 1.

1793- Aisheja, radij-Alahu anha, trasmeton se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve selem, hante mjaltë tek Zejnebe binti Xhahsh po ashtu edhe rrinte tek ai. Une dhe Hafsa ramë dakort që tek cila do prej nesh të hyjë Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve selem, ti themi se ke ngrënë “megafir” (hudhër, rrëshirë, ose gjëra tjera që kanë erë të keqe) ngasë të vie era e saj. Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve selem, i tha : “Jo, nuk është e vërtetë, por isha tek Zejneb b. Xhahshi duke ngrënë mjaltë, dhe po të betohem se më nuk do të shkojë për një gjë të tillë e edhe ti mos i trego askujtë për këtë gjë”

SUREJA KALEM

KAPITULLI 74

Fjala e Allahut: (Është shumë i vrazhdët e në fund edhe kopilë) S. Kalem 13.

1794-Harith b. Vehb Huzaiu, radij-Allahu anhu, trasmeton se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve selem, thotë: “A t’ju tregoj për banorët e xhenetit ? Është çdo i dobët të cilin e nënçmojnë të tjerët për shkak të dobësisë së tij. Sikur t’i betohej Allahut për t’ia pranuar lutjen do ja pranonte. Kurse a tu tregoj për banorët e zjarrit ? Ç’do i vrazhdët, tubues i pasurisë dorshtërnguar, mendjemadh”

KAPITULLI 75

Fjala e Allahut: (Atë ditë –Zoti- do ta zbulojë

zogun e këmbës së Tij dhe do të thirren për të bërë sexhde) S. kalem 42

1795- Ebu Seidi, adij-Allahu anhu, trasmeton se i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve selem, ka thënë: “Allahu do ta zbulojë zogun e këmbës së Tij, e në atë moment do ti bien në sexhde çdo besimtar dhe besimtare. Kurse ata që i binin në sexhde në këtë botë sa për sy e faqe do tu bllokohet kurrizi dhe nuk do të mund t’i bien në sexhde”

SUREJA NAZIAT

(PA KAPITULL DHE TITULL)

1796- Sehl b. Sadi, radij-Allahu anhu, trasmeton se e kishte parë Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ve selem, duke i ngritur dy gishtat e tij kështu; pastaj e ngriti gishtin e mesëm dhe atë që vie pas të madhit (pra gishtin tregues) pastaj tha: “Jam dërguar unë dhe Kijameti aq afër sa këta dy gishta”

SUREJA ABESE

(PA KAPITULL DHE TITULL)

1797- Aisheja, radij-Allahu anha, trasmeton se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve selem, ka thënë: “Shembulli i atij që lexon Kuran dhe e di atë përmendësh (apo e ka lehtë leximin) është sikur të jetë me melekët e ndershëm dhe të pastër. Kurse shembulli i atij që e lexon atë me vështirësi dhe nuk e di përmendësh ai i ka dy shpërblime” (shpërblimin e leximit dhe të vështirësive. Sh. p.)

SUREJA MUTAFIFIN

KAPITULLI 76

Fjala e Allahut: (Në ditën kur njerëzit ngriten

–prej varreve- për të dalë para Zotit të gjithësisë) S. Mutafifinë 6.

1798- Abdullah b. Omeri, radij-Allahu anhuma, trasmeton se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve selem, ka thënë: (Në ditën kur njerëzit ngriten –prej varreve- për të dalë para Zotit të gjithësisë)[44] derisa të zhyten njerëzit në djersët e tyre deri në mes të veshëve të tij”

SUREJA INSHIKAK

KAPITULLI 77

Fjala e Allahut: (Ai do të llogaritet me një llogari të lehtë) S. Inshikak 8.

1799- Aisheja, radij-Allahu anha, trasmeton se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve selem, ka thënë: “Çdokush i cili do të llogaritet -ditën e gjykimit- vetëmse do të shkatërrohet” Kurse pjesa tjetër e hadithit është cekur ne (Librin e Diturisë)

. KAPITULLI 78

Fjala e Allahut: (Ju patjetër do të përjetoni gjendje pas gjendje) S. Inshikak 19.

1800- Ibën Abasi, radij-Allahu anhuma, thotë për fjalën e Allahut: (Ju patjetër do të përjetoni gjendje pas gjendje)[45] Pra ndryshim pas ndryshimi , këtë e tha Pejgamberi juaj sal-lallahu alejhi ve selem.

SUREJA SHEMS

KAPITULLI 79

(Pa titull)

1801- Abdullah b. Zemah, radij-Allahu anhu, trasmeton se e ka dëgjuar Pejgamberin, sal-Allahu alejhi ve selem, duke e cekur në hutbe deven (e kohës së Salihut, alejhi selam) dhe atë që e ka mbytur, i cili pastaj tha: “(Kur më i keqi i tyre u ngrit me të shpejtë)[46] u ngrit njëri prej tyre i cili ishte burrë i fortë, shpirtkeq, i përkrahur nga familja e tij, siç është i përkrahur Ebu Zem`ah.” Pastaj thotë i ceki gratë dhe tha: “Ndoshta dikush nga ju e rrah gruan e tij ashtu siç rrahet robi pastaj po në të njejtën ditë bën me të mardhënie intime” Pas kësaj ai i këshilloi që të mos qeshin kur dikujt i shpëtojnë gazra dhe tha: “Pse duhet të qeshë dikush nga një gjë që e bën edhe ai vetë?!.

Poashtu nga ai trasmetohet se ka thënë: “Sikur Ebu Zem`ah, xhaxhai i Zubejr b. Avamit”

SUREJA ALAK

KAPITULLI 80

Fjala e Allahut: (Kurrsesi ! nëse