BallinaAKTUALEFakte dhe StatistikaSa tërmete ndodhin brenda 1 viti

Sa tërmete ndodhin brenda 1 viti

Sa tërmete ndodhin brenda 1 viti

Vlerësohet se ndodhin rreth disa milion tërmete në botë brenda një viti, porse shumica e tyre janë shumë të dobëta që të mund të detektohen me instrumentet bashkëkohore. Disa tërmete të cilat janë mjaft të mëdha për t’u detektuar shpesh nuk vërehen sepse ndodhin në regjione ku nuk ka seizmografë që t’i regjistrojë dridhjet.

Për shembull, derisa vlerësohet nga US Geological Survey se ekzistojnë 1.3 milion tërmete në tërë botën me shkallë 2 deri 2.9 të Rihterit, ndërkaq vetëm 3643 nga këto janë detektuar më 2011. Në total, Qendra Informative Kombëtare e Tërmetit raporton rreth 20,000 tërmete për vit.

Disa fakte rreth tërmeteve:

  • Tërmeti më i fuqishëm i regjistruar ka ndodhur në Kili më 1960, dhe ka shënuar madhësi 9.5 të shkallës së Rihterit.

  • Afro 80% e tërmeteve në botë ndodhin rreth Unazës së Zjarrtë, një zonë e madhe në Paqësor ku disa pllaka tektonike kryqëzohen.
  • Shumica e dëmeve dhe shkatërrimeve të shoqëruara nga tërmetet ndodhin si rezultat i katastrofave sekondare të tërhequra nga dridhja si tsunamet dhe zjarret.

Përkthim

Burimi: www.islamifejaevertete.com

 

 

Must Read