BallinaAKIDEAkide të ndryshmeLLOJET E TEVHIDIT (NJËSIMIT TË ALLAHUT)

LLOJET E TEVHIDIT (NJËSIMIT TË ALLAHUT)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Pyetje: Cilat janë llojet e Teuhidit dhe a është e patjetërsueshme që çdo musliman t’i dijë këto lloje?

Përgjigje:

-Teuhidi ndahet në tre lloje: Teuhid el Uluhije[1], Teuhid Erububije[2]dhe Teuhidul Esmai ve Sifat[3], po në qoftë se besimtari nuk din këto tre lloje, por e beson Allahun Një dhe beson se Allahu është Zoti i tij dhe e adhuron Atë, dhe e din se Ai është i Adhuruari i tij i vërtetë dhe se Atij i takojnë emrat më të mirë dhe cilësitë më të larta, pa përngjasim apo përshkrim të mënyrës, atëherë kjo i mjafton besimtarit po edhe në qoftë se nuk e di këtë ndarje, por nëse e din atëherë kjo është mirë si dituri.

-Lloji i parë i Teuhidit është Teuhidul Rububije, të cilin edhe politeistët e Mekës e kanë pranuar, dhe ky Teuhid do të thotë, të besosh se Allahu është Krijuesi, Furnizuesi, është Ai i cili i krijoi të gjithë krijesat dhe se Ai është Krijuesi i Dijshmi, e krijoi tokën dhe qiellin, i krijoni xhinët po ashtu dhe njerëzit, krijoi çdo gjë, ashtu siç thotë Allahu në Kur’an:

“Allahu është Krijues i çdo sendi dhe Ai është mbikëqyrës ndaj çdo gjëje.”[4]

-Siç përmendëm më lartë, këtë lloj të Teuhidit e kanë pranuar edhe politeistët e Mekës dhe për këtë na tregon Allahu i Lartësuar në Kur’an:

“Po nëse ti i pyet: Kush i krijoi ata, me siguri do të thonë: “Allahu!”[5], gjithashtu Allahu i Lartësuar thotë:

“Thuaj: “Kush ju furnizon me ushqim nga qielli e toka, kush e ka në dorë të dëgjuarit e të pamët (tuaj), kush nxjerr të gjallin nga i vdekuri e kush nxjerr të vdekurin nga i gjalli, kush rregullon çdo çështje?” Ata do të thonë: “Allahu”. Ti thuaj: “A nuk frikësoheni?”[6]

Nga këto ajete nënkuptojmë se ata e kanë pranuar se Allahu I Lartësuar është Krijuesi, Furnizuesi, Ai I cili jep jetë dhe vdekje, Ai është Zotëruesi i çdo çështjeje, megjithatë kjo nuk u ka mjaftuar që të hyjnë në Islam, sepse ata nuk e kanë pranuar lloji e dytë të Teuhidit, e ai është Teuhid Uluhije, që do të thotë mos t’i bësh Allahut ortak në adhurim, e që kjo është kuptimi I fjalës la Ilahe ila Allah, që do të thotë: Nuk ka të Adhuruar me të drejtë, pos Allahut, ndërsa ky kuptim është I përmendur në Kur’an:

“Kjo ngase Allahu është Ai i vërteti, dhe atë që lusin ata pos Tij është e kotë. Allahu është vërtetë Ai i Larti, i Madhi.”[7]

“E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin Allahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, që të largohen prej çdo besimi të kotë”[8]

“andaj ti adhuroje Allahun duke qenë i sinqertë në adhurimin e Tij!”[9]

“Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij,” [10]

“Ty të adhurojmë dhe prej Teje ndihmë kërkojmë!”[11]

-Patjetër që besimtari ta pranojë këtë lloj të Teuhidit, sepse këtë lloj e mohuan politeistët e Mekës, këtu ishte shkaku i të gjithë polemikave dhe armiqësive që janë bënë Pejgamberit salallahu alejhi ve selem, pastaj Allahu udhëzoi kënd udhëzoi në këtë rrugë të lumturisë, ndërsa të besosh se nuk ka të Adhuruar me të drejtë, pos Allahut, është kuptimi I fjalës la Ilahe il-la Allah, Allahut I Lartësuar thotë:

“ Zoti juaj (që meriton adhurim) është Një, Allahu, nuk ka të Adhuruar me të drejtë pos Atij që është mëshirëplotë, gjithnjë mëshiron.”[12]

“Atëherë, dije se nuk ka të Adhuruar me të drejtë, pos Allahut, kërko falje për mëkatin tënd”[13]

Pastaj Allahu na tregon për qëndrimin e politeistëve përballë këtij lloji të Teuhidit:

“Për arsye se kur u thuhej atyre: “Nuk ka të Adhuruar me të drejtë përveç Allahut, ata e mbanin veten lart. (35) Dhe thoshin: “A do t’i braktisim ne zotat tanë për një poet të çmendur?”[14]

“A mendon ai t’i bëjë zotat Një Zot? Vërtet, kjo është gjë shumë e çuditshme!”[15]

Kështu që politeistët e mohuan Allahun si të Adhuruar të vetëm me të drejtë, sepse ata ishin adaptuar në adhurimin e statujave, diellit, hënës dhe yjve.

Mosbesimtarët ndahen në disa grupe, ndërsa mosbesimtarët arab ishin të adaptuar në adhurimin e statujave, njerëzve të vdekur, drunjve dhe gurëve, dhe për këtë na lajmëron Allahu I lartësuar:

“E ju, a shihni Latin dhe Uzanë? (19) Dhe atë të tretin, të pavlefshmin? (20) A mendoni se për ju janë meshkujt, e për Të femrat? (21) Atëherë ajo është një ndarje e padrejtë! (22) Ata (që i adhuroni) nuk janë tjetër, vetëm se emra që ju dhe prindërit tuaj i emërtuat; Allahu nuk zbriti për ta ndonjë fakt. Por ata (idhujtarët), nuk ndjekin tjetër vetëm se paragjykime dhe çka duan vetë, megjithqë prej Zotit të tyre u pat ardhur udhëzimi (23)”[16]

-Sa I përket Latit[17], ky ka qenë një njeri I devotshëm, I cili u përgatiste dhe u shpërndante ushqim[18] haxhijve, ndërsa pas vdekjes së tij, këta e shëndruan në zot të tyre, gjithashtu e adhuronin edhe gurin në të cilin ai e përgatiste ushqimin.

Sa I përket Uza’s, ka qenë një dru mes Taifit dhe Mekës, të cilin e merrnin për zot dhe kur I afroheshin gjithmonë u fliste një xhin, që të mendojnë se me të vërtetë është zot dhe këtë e adhuronin fisi I Kurejshëve.

Menati ishte një gur në Mushelel, afër Kudejdit përgjatë rrugës së Medines, këtë e adhuronin fisi Eus dhe Hazrexh, pastaj Allahu zbriti ajete të shumta duke ua shpallur këta zota të kotë, aq shumë zota (të kotë) kishin saqë kur hyri Pejgamberi salallahu alejhi ve selem, në Meke dhe e çliroi atë, numëroheshin 360 statuja rreth Qabes dhe një prej këtyre zotërave (të kotë) ishte edhe Hubeli, të cilin shumë e madhëronin, bile në luftën e Uhudit, Ebu Sufjani I tha Pejgamberit salallahu alejhi ve selem:”I lartësuar qoftë Hubeli”, ndërsa pejgamberi salallahu alejhi ve selem u tha sahabëve: thoni atij: Allahu është më I madh dhe më I lartësuar , pastaj Ebu Sufjani u tha: Ne kemi Uzan, ndërsa ju nuk keni Uza, ndërsa Pejgamberi salallahu alejhi ve selem tha: Thoni atij:” Allahu është Mbikëqyrësi ynë, ndërsa ju nuk keni mbikëqyrës”, kështu pra këta ishin zotat e tyre të kotë të cilët I adhuronin, pa marrë parasysh ishin prej druri apo prej guri, prej të vdekurve apo prej yjeve, të gjithë këta janë zota të kotë, prandaj këtu ishte defekti I tyre në këtë lloj të Teuhidit, I cili është Teuhidi Uluhije, që e ka kuptimin e fjalës la Ilahe ila Allah, pra këtë lloj e mohuan politeistët dhe mu për këtë shkak ata e luftuan Muhamedin salallahu alejhi ve selem, për këtë qëllim u dërgua Muhamedi salallahu alejhi ve selem, ky ishte misioni I tij dhe I të gjithë pejgamberëve para tij, ndërsa për këtë na lajmëron Allahu I lartësuar ku thotë:

“Ne dërguam në çdo popull të dërguar që t’u thonë: “Adhuroni vetëm Allahun, e largonu djajve (adhurimit të tyre)!”[19]

“Ne nuk dërguam asnjë të dërguar para teje e të mos i kemi shpallur atij se: nuk ka të Adhuruar tjetër me të drejtë përveç Meje, pra më adhuroni!”[20]

-Gjithashtu në këtë lloj të teuhidit hynë edhe dëshmia se Muhamedi salallahu alejhi ve selem është pejgamberi I fundit, dhe besimi se para tij janë dërguar shumë pejgamberë tjerë, besimi në librat, besimi se egziston xhennet dhe xhehennem, besimi në ahiret, domethënë të besosh çdo gjë e cila është përmendur në Kuran dhe Sunet.

-Lloji I tretë I Teuhidit, është Teuhidi esma ve sifat, e që do të thotë të besosh gjithçka çka na e ka treguar Allahu dhe pejgamberi I Tij, rreth emrave dhe cilësive të Allahut të Lartësuar, dhe se Allahut I takojnë emrat më të bukur dhe cilësitë më të larta, pa përngjasim apo përshkrim të mënyrës, dhe duke mos I përshkruar ortak, siç thotë Allahu I lartësuar:

“Allahu ka emrat më të mirë, andaj Atë thirrnie me ata”[21]

“Me emrin e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit”[22]

“Ai është Allahu, nuk ka të Adhuruar me të drejtë pos Tij, Sunduesi, i Shenjti, i Pastërti (prej të metave që i mvishen), Siguruesi, Mbikëqyrësi, i Plotfuqishmi, Mbizotëruesi, i Madhërishmi. I lartësuar është Allahu nga ajo që ia shoqërojnë!(23) Ai është Allahu, Krijuesi, Shpikësi, Formësuesi. Të tij janë emrat më të bukur. Atë e lartëson çka ka në qiej e në tokë. Dhe Ai është i Fuqishmi, i Urti! (24)”[23]

Pra është obligim që çdo besimtar të besojë në këta emra dhe në kuptimin e tyre dhe se Allahut I takojnë emrat e bukur dhe cilësitë më të larta. [24]

Pra këta janë tre llojet e Teuhidit.[25]

Shejh AbdulAziz Bin Baz –Allahu e mëshiroftë!-

Përktheu dhe përshtati nga arabishtja:

Mujdin Xh. Xhaferi

03-31-2013

[1] Teuhid uluhije është dituria dhe pranimi se vetëm Allahut i takon madhërimi dhe ibadeti i krijesave të Tij

[2] Teuhid rububije është njohja e Allahut subhanehu ue teala se është Zot, Krijues, Posedues dhe Furnizues i çdo gjëje, Ai është i Cili i ngjall dhe i vdes krijesat e Tij. Ai është Zotëruesi i çdo çështjeje, e mira është në dorën e Tij, Ai është i Plotëfuqishëm për çdo gjë dhe nuk ka asnjë shoqërues në këtë zotërim,

[3] Teuhidul Esmai ve Sifat është besimi se Allahu subhanehu ue teala i ka emrat dhe cilësitë e Tij në të cilat nuk i barazohet askush Atij, si dhe të besohet në to pa kurrfarë përngjasimi, shtrembërimi, krahasimi apo mohimi.

[4] Kuran-Sure Zumer 62

[5] Kuran-Sure Zuhruf 87

[6] Kuran- Sure Junus 31

[7] Kuran- Sure Haxh 62

[8] Kuran-sure Bejine 5

[9] Kuran-Sure Zumer 2

[10] Kuran-Sure Isra 23

[11] Kuran- Sure Fatiha 5

[12] Kuran- Sure Bekare 163

[13] Kuran-Sure Muhamed 19

[14] Kuran- sure safat 35,36

[15] Kuran-sure Sad 5

[16] Kuran – sure Nexh 19-23

[17] Emri i një statuje që e konsideronin për zot

[18] Një lloj ushqimi që është pregaditur prej miellit të grurit dhe ujit.

[19] Kuran- sure nahl 36

[20] Kuran- sure el enbija 25

[21] Kuran- sure el araf 180

[22] Kuran- sure fatiha 1

[23] Kuran-sure Hashr 23-24

[24] Sh.p.: Besimi në emrat dhe cilësitë e Allahut, bëhet ashtu që të pohojmë çdo emër dhe cilësi, të cilën e ka vër­te­tuar Allahu pa kurrfarë ndryshimi, mohimi, për­ngja­simi apo për­shkrimi të mënyrës”.

Është e domosdoshme të besohet ajo me të cilën Allahu, sub­ha­ne­hu ue teala, e ka emërtuar ose cilësuar Veten në më­ny­rën e vërtetë si kup­tohen ato emra dhe cilësi e jo si alegori, dhe kjo pa kurrfarë për­shkri­mi të mënyrës e pa asnjë lloj përngjasimi. (e shkëputur nga Albislam.com)

[25] Sh.p : Në përkthimin e termeve nga gjuha arabe, jam bazuar në faqen Islame, www.albislam.com.

Must Read