Lutja për jobesimtarin
Ukbeh ibn Amir el-Xhuheni – Allahu qoftë i kënaqur me të! – njëherë parakaloi pranë një njeriu i cili dukej sikurse musliman, andaj, ai e përshëndeti me selam. Personi iu përgjigj: “Dhe mbi ty [paqja] dhe mëshira e Allahut dhe Bekimet e Tij.” Pastaj, një djalosh e informoi atë, “Ai është i krishterë!” Andaj, Ukbeh u ngrit dhe ndoqi personin, e zuri dhe i tha: “Mëshira dhe Bekimet e Allahut janë për besimtarët; asgjëmangut, Allahu të dhëntë jetë të gjatë, dhe ta shtoftë pasurinë dhe pasardhësit.”
Buhariu, El-Edeb el-Mufred. Shejh Albani klasifikoi zinxhirin si hasen në Sahihul Edebul Mufred, fq. 444, dhe ai shënon:
“Në këtë rrëfim ky Sahabi i famshëm na tregon se lejohet për t’u lutur për dikë që të ketë jetë të gjatë, qoftë edhe nëse është jobesimtar, dhe kjo për muslimanin vlen edhe më shumë…Megjithatë, duhet pasur parasysh se jobesimtari mos të jetë nga armiqtë e Islamit. Po ashtu, nga ky [rrëfim] nxirret se një jobesimtar i tillë mund të mëshirohet ashtu siç përmendet nga sahabiu.”
Përkthim
Burimi në shqip: www.islamifejaevertete.com