BallinaTEZKIJEThirrje për përmirësimME PËRGADITJE KËRKO VDEKJEN, JO KTHIMIN

ME PËRGADITJE KËRKO VDEKJEN, JO KTHIMIN

 

ME PËRGADITJE KËRKO VDEKJEN, JO KTHIMIN

I nderuar vëlla: Pas vdekjes nuk ka kthim prapa…

Çdo gjë është me caktimin e Allahut.

Përgatitu për vdekjen që tash, me punë të mira dhe pendim të sinqertë para se të thotë nefsi: “…i mjeri unë, sa obligime më kanë mbetur vetëm ndaj Allahut…” Zumer 56.

“Ajo është shkuarje që nuk ka kthim dhe pikëllimi me lot nuk të bënë dobi, kështu është fundi i kësaj bote, udhëtim nga toka drejt nëntokës, nga gjerësia e pallateve në ngushtin e varrit, pyetje, përgjigje dhe llogari me përpikëri”.

Ebu Xhafer Mensuri (njëri nga khalifet musliman) para se të vdiste ka thënë: “O Rrebi: ky është pushteti, dhe s’ka pushtet ai që vdes”.
Vdekja është përfundim i çdo të gjalli, nga kjo nuk mund të ikën askush, e as nuk e tejkalon askënd që të shpëtoj dikush. Ebu Derda ka thënë: “Nëse përmendën të vdekurit llogarite vetën prej të parëve”.

Kush prej nesh ka përgatitur qefinin tij dhe ka vendosur atë në dhomën e tij?! Ndoshta dikush prej nesh kur përmendet qefini trishtohet, apo nëse gjen diçka atë ngjashëm me qefinin në shtëpi e nxjerrë jashtë menjëherë.

Njëri nga të parët tanë (selefi) ka thënë: “Jam përgatitur për vdekjen qe 30 vite”

Një tjetër para se të vdiste pa gruan e tij duke qarë dhe e pyeti se pse po qante? U përgjigj: Po qajë për ty. Ia ktheu: Nëse qanë, qajë për vetën tënde, sepse unë për këtë ditë kam qarë që 40 vite.

Mund të jetë futur frika në zemrën tënde apo të dridhet gjuha dhe syri. Mos hezito! Por shpejto me pendim, sepse dyert e tij janë të hapur, shpejto para se të mbyllen ato, bëji mirë vetës, zilja po bie për ata që dëgjojnë. Ik nga mëkatet drejt punëve të mira, ik drejtë Allahut, Ai është mëshirues dhe falës. Ai që do Xhenetin patjetër duhet të vdes.

Përshtati: Valdet Kamberi

Burimi: www.islamifejaevertete.com

 

 

 

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër

Must Read