Magjistarët nuk korrën sukses me këtë grua, përse?
Kësaj gruaje burri i saj deshi t’i bënte magji ngase ai kishte lëshuar fenë dhe nuk falte namazin. Gruaja, muslimane e devotshme, kishte shkuar tek gjykatësi dhe i kishte thënë: Burri im nuk falet, dua te ndahem prej tij!
Gënjen se unë falem- ishte përgjigjur burri në foltore.
Nuk e dua më atë, madje as për para- shtoi gruaja.
Atëherë ma kthe mehrin (dhuratën martesore)- insistoi burri.
Gruaja se bashku me babain e saj ia kthyen 40. 000 dinarë.
Pas shkurorëzimit burri shkoi tek një magjistar dhe kërkoi t’i bënte magji asaj. U pajtuan se bashku me te por magjistari nuk ia arrinte dot qëllimit. Pas një kohe, magjistari ra në kontakt me burrin dhe i tha: Ka kohe qe unë lidhem me djaj dhe mundohem t’i bej magji asaj gruaje por nuk mundemi. Pasi qe shkove ti hyra ne dhome dhe me erdhën djajtë qe i dërgova tek shtëpia e saj.
Cfarë bëtë?- i pyeta.
Gjetëm melaike te shtëpia e saj, qe e kishin rrethuar atë dhe nuk lejonin askënd te hynte aty. Kjo për arsye se ajo ditën dhe natën lexon Kur’an- iu përgjigjën.
Kush e ruajti këtë grua? Atë e ruajti Allahu, i Cili thotë:
… po All-llahu është mbrojtësi më i mirë dhe Ai është mëshirues i mëshiruesve”. (Jusuf, 64),
Kush i mbështetet All-llahut, Ai i mjafton atij”. (et Talak, 3)
Atë qe e ruan Allahun nuk mund ta dëmtojnë a xhinët dhe as njerëzit andaj vëlla dhe motër mbështetuni ne Allahun se Ai ju mjafton juve!
Burimi: http://www.denana.com
Isam el Avid
Përshtati ne shqip: Sedat Gani Islami