Mandarinat ruajnë nga trashja, por edhe nga sëmundjet e tjera
Nëse kërkoni ushqim të shijshëm dhe të shëndetshëm me të cilin mund t’i mbani kilogramët nën kontroll, nuk keni nevojë të shkoni më larg se tek mandarinat!
Frutat e shijshëm me ngjyrë portokalli mund të reduktojnë dukshëm rrezikun nga zhvillimi i sulmit në zemër dhe në tru, sëmundjen e sheqerit, ndërsa jashtëzakonisht janë të dobishme në luftën me kilogramët e tepërt, pasi që mund të ndihmojnë në parandalimin e trashjes.
Hulumtuesit nga Universiteti Western Ontario kanë vazhduar punën e tyre të filluar shumë kohë më parë me mandarinat dhe kanë ofruar këshilla të gjithëve që kanë dyshime se çfarë duhet të hanë për shëndet. Minjtë laboratorik i kanë ndarë në dy grupe: njërin grup e kanë ushqyer me ushqime me përqindje të lartë të yndyrës dhe sheqerna të thjeshta, derisa grupin tjetër e kanë ushqyer me më shumë nobiletinë – pigmentin nga korja e mandarinës. Grupi i parë i minjve është trashur dhe ka treguar shenja të sindromës metabolike (kolesterol të rritur, shkallë të rritur të triglicereidve, insulinë, glukozë dhe yndyra), çka në fund nënkupton rrezik të shtuar nga sëmundjet e sheqerit dhe zemrës.
Nga ana tjetër, “të anketuarit” që janë ushqyer me nobiletinë kanë pasur peshë normale dhe parametrat e tyre të kolesterolit, insulinës dhe glukozës kanë qenë nën kontroll. Njëkohësisht kanë qenë më të ndjeshëm në insulinë, ndërsa mëlçia e tyre ka qenë në masë më të vogël e yndyrshme./ALBEU/