BallinaPraktikaEkonomia IslameShpëtimi është në sistemin bankar Islam

Shpëtimi është në sistemin bankar Islam

 

 

Shpëtimi është në sistemin bankar Islam?

 

Pasuritë e tyre vazhdimisht po rriten në mënyrë të qëndrueshme, dhe sipas ekspertëve, ato kanë arritur në 1.800 miliardë dollarë.

 

Sistemi Bankar Islam është duke u forcuar në 2-3 dekadat e fundit, dhe norma mesatare e saj prej rreth 15 për qind rritje në kohët e fundit, ka bërë tashmë atë një nga fenomenet më të famshme të shekullit të 21-të.

 

Vlerësimi i rritjes së aktivitetit të bankave islame në 1.800 miliardë dollarë në këtë moment, e cila është paraqitur nga studimi më i ri i shtëpisë konsultative Ernst & Young, shënoi ngritjen e saj aq të lartë në 38.5 për qind në krahasim me fundin e vitit 2011.

 

Sekreti nuk është, siç mendohet zakonisht, me fitime të mëdha të naftës. Ose të paktën jo e tëra nga ajo. Sistemi i financimit “hallall” fillon nga disa premise bazike në të cilat nuk ka asnjë sekret të madh, por edhe asnjë manipulim perëndimor të interesit.

 

Financat Islame janë të bazuara në parimet e ndalimit të pagesës ose pagesës të interesit, në çfarëdo forme, në kushtin e ndarjes së fitimit ose humbjes, në paaftësinë për të fituar pa marrë rreziqet, dhe në ndalimin e investimeve në armatim, pornografi, alkool, bixhoz.

 

Duke pasur parasysh suksesin e kësaj metode të financimit, një temë e zakonshme për ekspertët është pse sistemi ‘hallall” nuk ka kapur rrënjë më të thella në Perëndim.

 

Në Mbretërinë e Bashkuar, për shembull, e cila është një nga të parat që ka kuptuar përfitimet e këtij sistemi, vlera e rolit tashmë ka arritur 19 miliardë $. Në Francë, Financat Islame janë ende në një nivel modest, përkundër nevojave të theksuara të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme të llojeve të reja të investimit, publikuar nga portali prestigjioz Klubi i Biznesit (Club de Francë).

 

Disa vende, të tilla si Pakistani, Irani dhe Sudani plotësisht janë kthyer nga ish-sistemin e tyre ekonomik konvencional në atë Islam.

 

Në zhvillimin e sistemit financiar Islam, institucionet financiare Islame kanë rolin kyç. Në botë sot ka mbi 200 institucione të ndryshme Islame financiare, bankat komerciale dhe investuese, kompanitë financiare të sigurimit, në më shumë se 50 vende në të gjitha pesë kontinentet.

 

Më të përhapura janë ato në Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Azinë Juglindore, dhe gjithnjë e më e zakonshme në Amerikën Veriore dhe Evropë.

 

Sistemin e përbëjnë edhe një numër i institucioneve financiare jo-bankare, Tregu monetar Islam, Berzat Islame, Fondet e Përbashkëta Islame dhe kompanitë e sigurimeve që operojnë me parimet Islame të Sheriatit.

 

Grupi më i madh bankar Islam në botë është “Al Rajhi Banking & Investment Corp.”, me seli në Arabinë Saudite. Krahas saj është “Albaraka & dhe Investitori Ndërkombëtar Dar Al-Maal Al-Islami-‘, me seli në Gjenevë, shtëpia financiare e Kuvajtit si dhe ” Banka Ndërkombëtare Islame e Katarit.”

 

Banka e parë e këtij lloji u krijua në Luksemburg në vitin 1978. – “Shtëpia Financiare Islame”, dhe pastaj janë hapur një numër i institucioneve që veprojnë në mënyrë të njëjtë në vendet e tjera evropiane. Përveç kësaj, disa banka konvencionale perëndimore ofrojnë shërbimet në parimet sheriatit sipas nevojave të klientëve të tyre.

 

Interesi i bankave perëndimore për të krijuar marrëdhënie dhe bashkëpunim të biznesit me bankat islame është në rritje të vazhdueshme.

 

 

Përktheu: Naim Berisha

Burimi: http://www.b92.net/biz/vesti/svet.php?yyyy=2013&mm=02&dd=03&nav_id=683365

Burimi në shqip: www.islamifejaevertete.com

 

 

Must Read