BallinaARTIKUJKëshilla dhe UrtësiMbulesa (nga një këndvështrim tjetër)

Mbulesa (nga një këndvështrim tjetër)

 

Mbulesa (nga një këndvështrim tjetër)

 

Shpjegim i ndërlikuar!

 

“Të pandershmit nuk janë të vlershëm , por vlera kërkohet nga të gjithë…”

 

Mbulesa është e veçantë, andaj u shërben vetëm të veçantëve, veçantia është dituria, ngase dituria është vlerë, e vlera është e veçantë.

Diturinë nuk e posedon gjithkush, andaj të diturit janë të mbuluarit (ngase janë të veçantë).

Të mbuluarit janë të ndryshëm, ngase jo të ndryshmit janë të zbuluar, e të zbuluarit janë shumica.

Nëse amoraliteti shfaqet nga shumica, atëherë të zbuluarit (ngase janë shumica) janë të pamoralshëm, 

Nëse pakica janë të moralshëm, atëherë të mbuluarit janë të moralshmit.

Të pamoralshmit janë të pandershëm, atëherë të mbuluarit janë të ndershëm:

 

“O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave të besimtarëve le t’i vënë shamitë (mbulojë) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen. Allahu fal gabimet e kaluara, Ai është mëshirues.” [33:59]

 

Të pandershmit nuk janë të vlershëm, por vlera kërkohet nga të gjithë, sepse është e veçantë…

Nëse jo-vlera nuk është e veçantë, atëherë mbulesa është vlerë!

Nëse vlera kërkohet nga të gjithë, dhe nëse e veçanta është vlerë, atëherë mbulesa duhet të kërkohet nga shumica, nëse nuk kërkohet mbulesa nga shumica, atëherë shumica nuk e dallojnë vlerën!

Nëse shumica nuk e dallojnë vlerën, dhe nëse vlera është mbulesa, atëherë të mbuluarit e dallojnë vlerën.

 

Mbulesa të jep dituri, të cilën nuk ke mundësi ta kesh pa qenë e mbuluar, ngase në veten e vet mbulesa është vlerë, dhe nëse një femër mbulohet ajo vendos ta mbajë një vlerë, nëse ajo e mban një vlerë, ajo vet bëhet e vlershme… dhe kjo të bënë të ditur!

Por edhe vet dituria që të detyron të mbulohesh është më e madhe se sa dituria e cila ekziston pa dëshirën për të mbuluar.

 

Nëse dituria për dëshirën e mbulesës është më e madhe se dituritë e tjera, atëherë kur ajo dëshirë plotësohet (të vendoset mbulesa), dituria rritët, dhe e zë vendin e pakrahasueshëm, në shkallët e diturisë!

 

SubhanAllah… A keni menduar ndonjëherë kështu rreth Mbulesës?


Përgatiti: WisdomSeeker

Burimi: www.IslamiFejaeVertete.com


Artikulli paraprakDuaja është shkak
Artikulli tjetërProjekti i fletpalosjeve

Must Read