BallinaTEZKIJEMëkatët dhe PendimiMËNYRA E BRAKTISJES SË DASHURISË SË NDALUAR

MËNYRA E BRAKTISJES SË DASHURISË SË NDALUAR

MËNYRA E BRAKTISJES SË DASHURISË
Pyetja: Hoxhë i nderuar, e kam dashur një vajzë, dhe tani kur i jam kthyer fesë dhe frikësohem prej Allahut, dua ta braktisi atë por si?

Përgjigja: Mënyra e braktisjes së saj është ta braktisësh atë. Seid b. Musejjibi është pyetur: Kush janë Ehli Sunneti? Ata që nuk kanë tjetër emër- qe përgjigjur. Pra, rruga e braktisjes së saj është braktisja e saj dhe pendimi tek Allahu i Madh. Kjo pyetje i është bërë disa dijetarëve dhe përgjigja e saj është në libra të tyre. Unë të këshilloj me disa gjëra:

· Shërimi nga kjo sëmundje shpirtërore është lutja në sexhde dhe pas namazeve. Lute Allahun ta përforcoj zemrën tënde në këtë fe dhe shikimin e adhurimin tënd ta drejtoj vetëm kah Ai.

· Kur të ngrihesh në mesnatë, shtriji duart kah Allahu dhe lute që ta kthej besimin, bindjen, forcën dhe qetësinë në zemrën tënde.

· Meditoje Kur’anin ngase meditimi i tij shkul prej mendjes sate këto vesvese të dashurisë.

· Preokupohu me adhurime dhe me shoqërim të dijetarëve e njerëzve të sinqertë.

· Shkëput çdo lidhje me gjërat që të shpijnë në këtë mëkat, si: dëgjimi i muzikës, leximi i revistave pornografike, dhe çdo gjë tjetër që ta përkujton këtë mëkat.

Myftiu: Aid el-Karni
Burimi: www.islamweb. net
Përshtati në shqip: Sedat G. ISLAMI

Must Read