BallinaAKTUALEKurioziteteMinarja më e lartë në botë

Minarja më e lartë në botë

Minarja më e lartë në botë

 

Minarja e xhamisë Hassan II, e ndërtuar në brigjet e Oqeanit Atlantik është 200 metra e lartë dhe njihet si minarja më e lartë në botë.

Xhamia mund t’i akomodoj 25.000 besimtarë, derisa në oborr ka vend edhe për 80.000 tjerë.

Xhamia është projektuar nga arkitekti francez Michael Pinseau dhe u emërua sipas mbretit të dikurshëm të Marokut, Hassan II. Ndërtimi i xhamisë filloi në vitin 1987 dhe zgjati gjashtë vjet.

Në ndërtimin e kësaj xhamie, e cila njihet si një nga kryeveprat më të mëdha të arkitekturës islame, kanë punuar 2500 punëtorë dhe 10.000 muratorë e mjeshtër.

Xhamia ka një çati lëvizëse dhe dy kate që janë të rezervuara për femrat. Abdesthanja e xhamisë, “perla arkitektonike”, ka 41 kroje. Krahas dy hamameve tradicionale, xhamia ka minaren 200 metra të lartë, e cila njihet si minarja më e lartë në botë.

Xhamia është e zbukuruar me dizajne tradicionale dhe moderne, marokenët e quajnë “Pallati i paqes dhe mikpritës i të gjitha feve të shenjta”. Turistëve u lejohet vizita, për të cilën paguajnë 12 euro.

 

www.islamifejaevertete.com

 

Must Read