“Mos harroni!
Jemi në ditët më të mira të dynjasë, 10 ditët e Dhul-Hixhes, që konsiderohen si më të mira se dhjetë ditët e fundit të Ramazanit.
Mos i ndani tekbiret!
Allahu Ekber Allahu Ekber Allahu Ekber
La ilahe ilaAllah
Allahu Ekber Allahu Ekber
Ue liLahil-Hamd…
Këto tekbire vazhdojnë në çdo kohë deri edhe tre ditë pas Kurban Bajrami.
Çdo punë e mirë vlerësohet më shumë se çdo kohë tjetër, shpërblehet më shumë se çdo ditë tjetër:
- Dhikri, të bërit tespih, lutjet gjatë punëve të përditshme, dhikri i mëngjesi dhe i mbrëmjes, dhikri pas namazeve farz etj,
- Leximi i Kur’anit në arabisht, leximi dhe meditimi në shqip,
- Namazet Nafile,
- Agjërimi i këtyre ditëve, në to është Dita e Arafatit, të cilën kush e agjëron i falen gjynahet e vitit të kaluar dhe vitit që vjen,
- Sadakaja
tek hallexhinjtë,
tek nevojtarët,
tek të sëmurët,
tek jetimët,
tek të varfërit,
tek të vejat,
tek të divorcuarat,
tek njerëzit e pamundur.
-Sadaka është, përveç ndihmave materiale me para dhe ushqime, edhe ofrimi i ndihmës fizike, psh: të ndihmosh në mbajtjen e çantave dikujt,
të ndihmosh duke shpërndarë ujë të ftohtë në kēto ditë të nxehta,
*psh: kur të hipësh në autobuz bleja ujin atij plakut që shet ujë të ftohtë, bleji 2 shishe dhe njërën jepja asaj që ke në krah, ose një fëmije aty. - Bërja kurban:
*mund të bëheni disa veta, nëse nuk mundeni ta bëni vetëm ju, bashkëpunoni në vepra të mira, psh: mblidhuni e blini një viç dhe e ndani tek farefisi besimtarë dhe tek besimtarët të cilët nuk kanë mundësi kurbani, ndoshta jo viç, ndoshta një dash.
Mos humbni kohë!
Lus Allahun e Madhëruar të na e pranojë çdo vepër sado të vogël por me nijet të pastër, dhe të na gëzojë zemrat me shpëeblimin e Tij të pafund Ditën e Gjykimit, atë ditë ku do kemi shumë nevojë për çdo grimë mirësie!
Lus Allahun të na gjejë shëndoshë e mirë ky Bajram, bashkë me të dashurit tanë! Amiin
(Shpërndajeni, sepse përkujtuesi i një vepre të mirë është si vepruesi i saj!)
✍🏻A. Sh. Ndreu