BallinaARTIKUJKëshilla dhe UrtësiMos leni zbrazëtira pas vetes

Mos leni zbrazëtira pas vetes

Mos leni zbrazëtira pas vetes

Nga lavdatat që shuhen për disa njerëz kur shkojnë dhe largohen është edhe kjo: Nuk u mbush zbrazëtira që la pas vetes dhe s’gjetën njerëzit për të zëvendës.
Kjo ndodh shumë herë kur largohen talebet nga vendi i vogël në të cilin kanë qenë dhe të cilit i patën dhënë jetë me ilm dhe da’ve, ngase në të shumtën e rasteve qëndrimi i tyre në ato vende është me afat të caktuar.
Lënia e zbrazëtirës pas vetes pa dyshim tregon mundësitë dhe zellin e tij, ngase njerëzit ndonjëherë janë njëmijë sa një. Me gjithë besimin që kemi në dallimin e njerëzve në mundësi dhe forcë pyesim: a s’mundet të pakësohen pasojat e shkuarjes së këtyre veprimtarëve?
Zbrazëtira që lë pas vete ai që shkon, mund të jetë rezultat i dallimit në forcë dhe zell nga pasardhësi mirëpo mund të jetë edhe rezultat i mënyrës së drejtimit të punëve të cilës i është përmbajtur dhe mu për këtë disa gjëra mund t’i zvogëlojnë pasojat e largimit të tij;
Thirrësi duhet të mirret me talebet dhe të edukojë e arsimojë një grup prej tyre derisa t’i përgadite që të zënë vendin e tij, dhe të ketë kujdes që puna e tij e shumtë asnjeherë mos t’ia harxhojë tërë kohën e tij, duke mos i mbeteur atij kohë për arsimim dhe edukim. Muslimanët e parë, në veçanti kujdeseshin për përgaditjen e talebeve. Ibën Xhemaa ka thënë: “Dije se nxënësi i mirë më së shumti i sjellë dijetarit prej të mirave të dunjasë dhe ahiretit sesa njeriu më i çmueshëm i tij, madje më shumë edhe se familja e tij e afërt”. Mu për këtë, ulematë e selefit jepnin mundin e tyre të madh për talebe, prej të cilëve do të kishin dobi njerëzit gjat jetës së tyre, madje edhe pas tyre. Alimi po të kishte edhe vetëm një talebe nga i cili do të përfitonin njerëzit, do ti mjaftonte kjo tek All-llahu, ngase dituria nuk arrin nga talebja tek njerëzit e të mos shpërblehet mësuesi për këtë.
Ai duhet të ushtrojë metodën e punës kolektive dhe t’i mësojë bashkëpunëtorët e tij në këtë. Ndoshta është vështirë që pas tij të gjindet i njëjtë, mirëpo nëse udhëhiqet puna në mënyrë kolektive do të jetë më e pjekur, kurse po nuk u edukuan punëtorët në punë kolektive, atëherë vështirë se mund të gjindet pas tij njeri si ai.
Shpërndarja e përgjegjësive dhe autorizimi. Disa njerëz nga kujdesi i madh që kanë për punën, secilën vepër, qoftë e madhe ose e vogël e ndërlidhin me ta, personalisht. Kjo shkakton që puna të ecë mbarë gjatë prezencës së tij, mirëpo nëse ai largohet, së shpejti e gjithë ajo që ai e ka bërë do të shkatërrohet.
Dhënia rëndësi rendit të dytë të veprimtarëve dhe mendimi i vazhdueshëm mbi atë që do ta zëvendëson duke ia përgaditur hapësirën atij.
Dhënia rëndësi ngritjes së nivelit të veprimtarëve duke i bërë veprat da’ves mejdan të stërvitjes së forcave dhe ngritjes së nivelit të tyre.
Regjistrimi i përvojave dhe proceseve, ngase ata që vijnë më vonë nuk do të kenë nevojë të fillojnë nga zeroja punën e tyre ose të fillojnë proces të ri për realizimin e ndonjë projekti. Andaj, regjistrimi i këtyre gjërave dhe rregullimi i tyre ia lehtëson punën atyre që vijnë pas.
Prej gjërave që i ndihmojnë da’iut është edhe fakti se ai nuk duhet të nxitojë për t’u kthyer në vendin e vet, duke shpresuar se qëndrimin e tij në këtë vend është fi sebilil-lah – në rrugë të All-llahut. Tekefundit da’veja meriton prej neve përkushtim edhe më të madh.

Burimi:
albsilam.com
Muhammed Duvejjish

Must Read