BallinaAKIDEAkide të ndryshmeMos zmadho askënd në zemrën tënde!

Mos zmadho askënd në zemrën tënde!

Mos zmadho askënd në zemrën tënde!

Në rrjedhën e jetës sonë hasim në njerëz dashuria dhe madhështia e tyre ka mbushur zemrat tona, ku si rrjedhojë ne bëhemi si robër për ta dhe bëjmë çdo gjë në mënyrë që ata të jenë përherë të kënaqur ndaj nesh.

E shikojmë vlerën e ekzistencës sonë të lidhur me dashurinë e tyre! Në sytë tanë ata janë gjithçka. Dhe harrojmë se Allahu Mbikëqyr gjithçka!

Nëse në zemrën tënde bën vend për dikë tjetër, i cili garon me dashurinë që ke ndaj Allahut të Madhëruar, ti në këtë rast lejove që dikush nga krijesat të zërë fronin e Tij -subhanehu ue teala- duke të urdhëruar dhe ndaluar e ti duke iu bindur.

Allahu -teala- sillet me ty në këtë rast me emrin e Tij (RABB-EDUKUES apo KUJDESTAR).

Fillon papritur dhe pa asnjë sebep ky i dashur të cilin ti e do me gjithë forcat e tua, të të kthejë shpinën. Shndërrohet afrimi i tij në largim. Jo vetëm kaq, por sa herë që ti shton të dhënit pas tij, aq më tepër shton ai largimin prej teje, dhe, sa më shumë të shtohet largimi i tij, aq më shumë të shtohet ty ulja, poshtërimi dhe lidhja me të, duke lypur ndjenjat e tij, ku vazhdimisht pyet veten:

Çfarë i kam lënë mangët? Çfarë të bëj që të jetë i kënaqur?!

E gjendja e tij thotë se unë nuk dua të të shikoj, as të flas me ty. Jo vetëm kaq, por unë kur të shikoj zemra më vlon.

A e shikon shpërblimin?!

Kamxhikosesh prej të njëjtit person që ti aq shumë e deshe! E do aq fort, dhe ai aq fort sa ti e deshe ta kthen me fshikullin e braktisjes dhe ndarjes!
Pastaj, nëse do që ta zbresësh nga froni i zemrës, do të duhej shumëfishi i kësaj force dhe nuk do të dilte përveç se duke e shkulur përnjëherësh, shkulje e cila që padyshim do të shkaktojë gjakderdhje dhe plagosje!

Shumë herë ndodh kjo dhe gjithmonë komentohet gabim.

I lumtur është ai që mëson nga pësimi i tij dhe nuk kthehet sërish duke ia drejtuar dashurinë dikujt tjetër veç Allahut.

Ndërsa i palumturi kthehet për të filluar një tjetër eksperiencë, me një tjetër dashuri. Sikur ai që ndjeu gjithë këtë dhimbje nuk ishte zemra e tij, dhe se ai që mori gjithë këtë mësim nuk ishte mendja e tij. E arsyeton veprimin e tij duke thënë se ky person është ndryshe dhe sjelljet e tij janë ndryshe. I përsëritet atij i njëjti mësim dhe shpërblim dhe një Zot e di kur ai do të bëjë ndryshim.

Të të vijë keq për zemrën tënde të madhërosh kënd veç Allahut, sepse kjo sëmundje nëse futet në zemër shndërrohet në zjarr i cili nuk fiket vetëm se kur ti të bëhesh hi. Dhe dije se përmendja jote e shumtë të atij që e do tregon se:

Ai e ka pushtuar zemrën dhe e ka rrëmbyer shpirtin.

Kur dikush e përmend shumë dikë e bën këtë për vendin e madh që ka zënë në zemrën e tij.

Por… kur kjo dashuri zmadhohet në zemrën tonë?

Kur ne tregohemi të (shkujdesur) duke mos vënë kufij në dashurinë dhe ngritjen e tyre.

Kur ne tregohemi të (shkujdesur) për veprimet tona me ta, dhe sa herë që na vijnë në mend flasim për ta pakontrolluar veten.

Kur ne tregohemi të (shkujdesur) nga (Mbikëqyrësi) i Cili i mbikëqyr përgjërimin e zemrave dhe e shikon atë.

Me cilën dashuri e ndërrove dashurinë e Tij?!

Me përkujtimin e kujt e ndërrove përkujtimin e Tij?!

Me poshtërimin e kujt e ndërrove ngritjen e Tij?!

Me ultësirat e kujt e ndërrove qiellin e Tij dhe çka rreth Arshit të Tij?!

Mos e mashtro veten duke thënë se kjo është dashuri për hir të Allahut, apo duke thënë se kjo është dashuri normale tek të gjithë njerëzit.
Duhet ta dish se dashuri normale është ajo dashuri me të cilën kënaqet njeriu kur qëndron me të, por nuk ndikohet nëse kalon një kohë të gjatë larg saj. Nuk ndjen se çdo e mirë është kur ai është prezent e çdo e keqe nëse ai mungon!

Mos lejo që ky i dashur të të harrojë të Dashurin tënd të vërtetë, që do të shoqërojë edhe në varrin tënd.

Njeriu me mendje të shëndoshë përpiqet që ta shtojë dhe forcojë atë dashuri.

Shkëputur nga shpjegimi i Emrit të Bukur të Allahut Er-Rakib-Mbikëqyrësi.
Shkroi: Enahid es-Smerij
Përktheu F. Gurra
http://burimijetes.info

Must Read