BallinaAKIDEAkide të ndryshmePrej shenjave të Kiametit është: "Shfaqja e të veshurave, të zhveshura" (Hadith)

Prej shenjave të Kiametit është: “Shfaqja e të veshurave, të zhveshura” (Hadith)

Prej shenjave të Kiametit është: “Shfaqja e të veshurave, të zhveshura”
Dalja e grave prej rregullave të ligjit islam, duke veshur rroba të cilat nuk i mbulojnë pjesët e trupit të tyre që duhen mbuluar.
Përcillet nga Ebi Hurejra -Allahu qoftë i kënaqur prej tij- se i Dërguari i Allahut -alejhi salatu ue selam- ka thënë: “Dy lloje njerëzish prej banorëve të Zjarrit nuk i kam parë ende: njerëz të cilët mbajnë shkopinj, që duken si bishtat e lopëve dhe me to godasin njerëzit, gra të veshura, të zhveshura, të krekosura e provokuese. Kokat e tyre duken si gunga të mënjanuara të devesë.
Ata nuk do të hyjnë në Xhenet dhe nuk kanë për ta ndjerë erën e tij, edhe pse era e tij arrin në distancën kaq dhe aq.” (Sahihul Muslim)

“Mëso fenë tënde”
http://burimijetes.info

Must Read