Musai dhe mëkati i madh
Njëherë një grua erdhi tek Pejgamberi Musa, dhe i tha: “Kam kryer një mëkat të madh. Të lutem, lute Allahun që t’më fal.”
– Pejgamberi Musa, i tha: “Çfarë ke vepruar?”
Gruaja, ia ktheu: “Kam kryer kurvëri (zina) dhe më vonë kam lindur një djalë të cilin e kam mbytur.”
– Pejgamberi Musa, i tha: “Largohu nga këtu, grua e ligë, se ndoshta një zjarr nga qielli do të na shkatërrojë për shkak të mëkatit tënd!”
Gruaja u largua me zemër të thyer. Pastaj, engjëlli Xhibril zbriti dhe e pyeti: “O Musa, pse e ndoqe një grua të penduar? A nuk e di ndokënd më të keq se ajo?”
– Pejgamberi Musa, ia ktheu: “Kush mund të jetë më i keq se ajo?”
Engjëlli Xhibril, i tha: “Ai i cili e braktis namazin qëllimisht dhe vazhdimisht.”
Referenca: El-Kebair, Edh-Dhehebi, Libri i braktisjes së namazit
Burimi: www.islamifejaevertete.com