BallinaPraktikaPyetje dhe PërgjigjjeShkurtimi dhe bashkimi i namazit

Shkurtimi dhe bashkimi i namazit

Shkurtimi dhe bashkimi i namazit

Pyetja:

Përshëndetje e nderuar redaksi!
Desha të pyes rreth shkurtimit dhe bashkimit të namazit. Gjatë dimrit dita është e shkurtër dhe nuk po mundem ta fal ikindinë me kohë. Problemi është kështu. Unë punoj me orar prej orës 8 të mëngjesit deri në orën 16 të pasdites dhe më duhet të udhëtoj nga shtëpia deri në vendin e punës 25 km në një drejtim. A mund ta shkurtoj namazin dhe ta bashkoj apo jo?
Allahu ju shpërbleftë me të mira!

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Shkurtimi dhe bashkimi i namazeve janë lehtësime specifike të muslimanit i cili është në udhëtim. Ndërsa largësia prej 25 kilometrash, të cilin ju e bëni nga shtëpia deri në vendin e punës, nuk konsiderohet udhëtim që t`ju lejohet ta shkurtoni e bashkoni namazin. Prandaj, ju këshillojmë që të jeni të përpiktë në faljen e namazeve me kohë dhe të mos neglizhoni në këtë. Edhe nëse nuk e arrini ikindinë në shtëpi, atëherë faleni në punë. Allahu ju ndihmoftë!

Alaudin Abazi
28.6.2009

Burimi: klubikulturor.com

www.islamifejaevertete.com

Must Read