BallinaAKTUALETë ndryshmeMyslimanët falin namazin e parë pas 90 viteve në xhaminë e Selanikut

Myslimanët falin namazin e parë pas 90 viteve në xhaminë e Selanikut

 

Myslimanët falin namazin e parë pas 90 viteve në xhaminë e Selanikut

 


Në xhaminë Jeni në Selanik është falur namazi i parë pas 90 viteve, bën me dije “World Bulletin”.

Rreth 50 studentë myslimanë të Medresesë në Turqi, të cilët vizitonin Greqinë, janë falur gjatë në xhaminë Jeni. Kjo e fundit ishte mbyllur që nga viti 1923 dhe tani është përdorur si një sallë ekspozite.

Kryetari i Bashkisë së Selanikut, Janis Butaris, ua ka dhënë lejen studentëve të falin namazin në xhami.

Konsulli i përgjithshëm turk në Selanik Tugrul Biltekin tha për mediat turke se, për herë të parë, myslimanëve iu është plotësuar dëshira, ata gjithmonë kanë dëshiruar një xhami në vendet e rajonit me fe të krishterë. Ai e cilësoi si një akt të rëndësishëm lejen e dhënë nga kreu i Selanikut, duke thënë se shkëmbimet e kulturave mes popujve të ndryshëm ka sjell një zhvillim të ri historik. /shekulli/

www.islamifejaevertete.com

 

 

 

Must Read