Ndalesa e fshehjes së të vërtetës dhe e shtrembërimit të saj me të kotën
Dhe mos e mbuloni të vërtetën me të pavërtetë që me vetëdije të fshihni të vërtetën, pasi e dini. (El-Bekare, 42; përkthimi i Feti Mehdiut).
Allahu i ka ndaluar çifutët nga shtrembërimi i qëllimshëm i të vërtetës me të kotën, dhe nga fshehja e të vërtetës dhe nga përhapja e të kotës.
Dhe mos e mbuloni(përzieni, fshihni) të vërtetën me të pavërtetë që me vetëdije të fshihni të vërtetën, pasi e dini(të vërtetën).
Pra, Allahu i urdhëroi ata me dy gjëra:
1. Ai i urdhëroi ata që ta shfaqin të vërtetën, dhe gjithashtu,
2. që ta shpjegojnë atë.
Ed-Dahhaku thotë se Ibn Abbasi, duke folur rreth ajetit:
Dhe mos e mbuloni të vërtetën me të pavërtetë, ka thënë:
“Mos e përzini të vërtetën me të kotën dhe faktet me gënjeshtra.”
Katadeh ka thënë rreth ajetit:
Dhe mos e mbuloni të vërtetën me të pavërtetë.., ka kuptimin:
“Mos e përzieni Judaizmin dhe Krishterimin me Islam;
pasi e dini(të vërtetën).
se feja e Allahut është Islami, dhe se Judaizmi dhe Krishterimi kanë qenë shpikje të cilat nuk kanë ardhur nga Allahu.”
Rrëfehet nga Hasan el-Basri, të ketë thënë ngjashëm.
Njashtu, Muhammed bin Is’haku ka rrëfyer nga Ibn Abbasi, i cili ka thënë:
që me vetëdije të fshihni të vërtetën, pasi e dini(të vërtetën).
ka kuptimin:
“Mos e fshihni diturinë të cilën e posedoni rreth të Dërguarit Tim dhe atë me të cilën është dërguar. Përshkrimi i tij, për të cilën e dini, mund të gjendet e shkruar në Librat të cilat ju i posedoni.”
Ka mundësi që kuptimi të jetë: “…Ani që ju e dini se çfarë dëmeve të mëdha mund t’u shkaktojë kjo e keqe njerëzve, duke i devijuar ata dhe duke i çuar në Zjarr. Kjo sepse ata do të ndjekin të kotën, të cilën e keni shtrembëruar me të vërtetën në pretendimet tuaja.”
Tefsiri i Ibn Kethirit
Përshtatje