BallinaTEZKIJEAmbiciet dhe SuksesiNdërmjet durimit dhe falënderimit

Ndërmjet durimit dhe falënderimit

Ndërmjet durimit dhe falënderimit

Më poshtë po sjellim dy thënie nga dy vëllezër të selefëve tanë(nga gjeneratat e para të Islamit.

Mutarrifi (Allahu e mëshiroftë!) thoshte:

Shukri(Falënderimi) i Allahut për begatitë e dhëna është më i dashur tek unë sesa ushtrimi i durimit në kohë të vështirësisë.

Përderisa vëllai i tij, Jezid bin Abdilah, Allahu e mëshiroftë!, do të thoshte:

O Allah! Cilado nga këto dyja është më e dobishme për mua, ma dhuro.

Kjo është një ndodhi e bukur me dy thënieve të ndryshme nga dy vëllezër.

Amru bin Sukn thotë:

Njëherë po qëndroja me Sufjan bin Ujejnen, kur një njeri nga Bagdadi, u ngrit dhe e pyeti: “O Ebu Muhammed! Cilës nga këto dy thënie u jep më shumë përparësi, asaj të Mutarrifit (Allahu e mëshiroftë!), i cili ka thënë: “Të falënderoj Allahun për begatitë e dhëna është më e dashur për mua sesa bërja e sabrit në kohë të vështirësisë” apo thënies së vëllait të tij Jezid bin Abdilah (Allahu e mëshiroftë!), i cili ka thënë: “O Allah! Unë preferoj për vetën time atë të cilën Ti e ke pëlqyer për mua”?”

Sufjan ibn Ujejneh (Allahu e mëshiroftë!) qëndroi i heshtur për pak, pastaj tha: Më pëlqen më shumë thënia e Mutarrifit (Allahu e mëshiroftë!).

Njeriu e pyeti se si mund të ishte kështu kur, Jezid bin Abdullahu (Allahu e mëshiroftë) vetëm e ka pëlqyer për vetën e tij atë çfarë Allahu cakton për të! 

Sufjan bin Ujejneh, ia ktheu: M’u kujtua nga Kur’ani gjendja e Sulejmanit (alejhi-selam) dhe të gjitha begatitë me të cilat e kishte nderuar Allahu. Ndërkaq, Allahu thotë në Kuranin Fisnik rreth Sulejmanit (alejhi-selam!): Ndërsa, Davudit i falëm Sulejmanin, njeri fantastik, dhe që shumë pendohej [Sa’d, 30].

Pastaj, m’u kujtua Ejubi (alejhi-selam!) dhe jeta e tij e shoqëruar me vështirësi, akoma Allahu ka thënë për të njëjtë sikurse për Sulejmanin (alejhi-selam): ” … Ne e kemi ditur se ai është i durueshëm. Ka qenë njeri shumë i mirë, është penduar!)” [Sa’d, 44].

Andaj, që të dyja rastet janë të njëjta, e unë i dhashë përparësi Shukrit (falënderimit) mbi Sabrin (durimin), për këtë arsye më pëlqen më shumë thënia e Mutarrifit (Allahu e mëshiroftë!) se:“Falënderimi i Allahut për begatitë e tija është më i dashur për mua sesa bërja e sabrit gjatë kohës së vështirësisë.”

Referenca: Hiljetul Evlija, Jezid bin Abdullah (rahimehullah), faqet 516-517 në anglisht I. Ahmed

Burimi: www.islamifejaevertete.com

Must Read