BallinaPraktikaPyetje dhe PërgjigjjeNëna ima ka filluar rishtazi të falë namazet, por e ka një...

Nëna ima ka filluar rishtazi të falë namazet, por e ka një shprehi të keqe

 

Nëna ima ka filluar rishtazi të falë namazet, por e ka një shprehi të keqe

 

Pyetja:


Selam alejkum!

Allahu ju shpërbleftë me shikimin në Zot për punën që bëni.

Nëna ima ka filluar rishtazi të falë namazet, por e ka një shprehi të keqe. Sa herë i kruhet vetulla thotë se nesër pritet të kemi mysafirë në shtëpi. A është kjo prej shirkut të madh, të vogël apo ndonjë lloj besëtytnie dhe si t’ia sqaroj sa më qartë kur ajo e ka të ngushtë horizontin e kuptimit të fesë dhe nuk dua fort ta testojë besimin e saj?

Gjithë të mirat.


Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Këto gjëra të cilat i përmendni nga nëna juaj janë shprehi të cilat i kanë mbetur nga e kaluara si rezultat i paragjykimeve që kanë njerëzit në lidhje me disa gjëra. Sido që të jetë, këto gjëra nuk llogariten shirk, por janë besëtytni, pasi ajo këtë ngjarje (kruajtja e vetullës) e ndërlidh me ardhjen e mysafirëve, por nuk është e saktë kjo ndërlidhje.

Ndërsa, mënyra se si duhet t`ia sqaroni këtë duhet të jetë në formë të thjeshtë duke i treguar se ndodhja e gjërave dhe caktimi i tyre bëhet vetëm nga Allahu dhe në këtë nuk ka ndikim kruajtja e vetullës apo diçka tjetër. Gjithashtu, mund të tregosh edhe disa shembuj konkret që mund ta qartësojnë se kjo është e gabuar. Prej këtyre shembujve mund ta përmendni edhe rastin kur të Dërguarit, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, i vdiq djali dhe atë ditë ka ndodhur zënia e Diellit. Njerëzit menduan se zënia e diellit ka ngjarë si shkak i vdekjes së djalit të Muhamedit, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të dhe pasi ishte ditë pikëllimi për të, atëherë njerëzit thanë se si shenjë pikëllimi ndodhi edhe zënia e diellit. Kur e mori vesh Muhamedi, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, se çfarë mendojnë njerëzit, u ngjit në hytbe dhe mbajti një fjalim ku ndër të tjera tha: “Vërtet Dielli dhe Hëna janë argumente të Allahut, që nuk zihen me vdekjen apo me lindjen e dikujt, por nëse ndodh kjo atëherë shpejtoni në përkujtimin e Allahut (pra faleni namazin e zënies së diellit).”

 

Alaudin Abazi

Burimi: http://www.klubikulturor.com

www.IslamiFejaeVertete.com

 

Artikulli paraprakBISEDË ME TË ZBULUARËN
Artikulli tjetërKjo është dashuria…

Must Read