BallinaTEZKIJEAmbiciet dhe SuksesiNgadhënjimi përfundimtar i takon kësaj feje, parim hyjnor i pandryshueshëm

Ngadhënjimi përfundimtar i takon kësaj feje, parim hyjnor i pandryshueshëm

Ngadhënjimi përfundimtar i takon kësaj feje, parim hyjnor i pandryshueshëm.

Thotë Allahu: Ata përpiqen me gojët e tyre ta shuajnë dritën e All-llahut, e All-llahu nuk do tjetër, pos ta përsosë dritën e Tij, ndonëse jobesimtarët e urrejnë. 33. Ai (All-llahu) është që e dërgoi të dërguarin e Tij me udhëzim të drejtë e fe të vërtetë, e për ta bërë që të dominojë mbi të gjitha fetë, edhe pse e urrejtën idhujtarët”. (et Tewbe, 32-33)
All-llahu ka përcaktuar (shkruar në Levhi Mahfudh): “Unë dhe të dërguarit e Mi patjetër do të ngadhënjejmë!” All-llahu është i fortë, ngadhënjyes”. (el Muxhadele, 21)
Allahu patjetër se do ta përkrah fenë e Tij por dike e ve ne shërbim te kënaqësisë se Tij e dike ne shërbim te hidhërimit te Tij. Andaj, o rob i sinqerte, angazhohu qe te jesh ne anën e atyre qe nxitojnë ne kënaqësinë e Allahut ngase Islami, me apo pa ty, do te ngadhënjejë, siç thotë Allahu: O ju që besuat! Kush largohet prej jush nga feja e vet (i bën dëm vetes) s’ka dyshim se All-llahu do ta sjellë një popull që Ai e do atë (popull) dhe ata e duan Atë (Zotin), (një popull) që është modest e i butë ndaj besimtarëve, por i ashpër dhe i fortë ndaj mohuesve, që lufton në rrugën e All-llahut dhe që nuk i frikësohet kërcënimit të asnjë kërcënuesi. Kjo (cilësi e atij populli) është dhuratë e All-llahut që i jep atij që do. All-llahu është dhurues i madh, i dijshëm”. (el Maide, 54)
Përshëndetjet qofshin mbi Muhammedin, alejhi’s selam ndërsa lutja jone e fundit është: Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve!

Burimi:
sedatislam.com
Autor: Hamid b. Abdullah el Alijj
Burimi: www.dawah.ws
Përshtati në shqip: Sedat Gani Islami

Must Read