BallinaTEZKIJEThirrje për përmirësimNgjarja e një njeriu i cili iu dorëzua joshjes

Ngjarja e një njeriu i cili iu dorëzua joshjes

 

Ngjarja e një njeriu i cili iu dorëzua joshjes

 

Është treguar se një grup i njerëzve ishin njëherë të ulur në shoqërinë e Hasan el-Basriut, kur disa njerëz kaluan pranë, duke tërhequr një trup të një burri të vdekur. Kur Hasan el-Basriu pa njeriun e vdekur, një shkëndijë e njohjes fillestare mund të dallohej në sytë e tij, dhe ai ra i pavetëdijshëm nga shoku i disa kujtimeve që sapo ju shfaqen.

 

Kur iu kthye vetëdija, shokët e tij e pyetën se çfarë nuk ishte në rregull me të?

Ai iu përgjigj: “Ky njeri – duke iu referuar njeriut të vdekur që sapo u tërhoq – kishte qenë njëri prej adhuruesve më të mirë dhe njëri prej asketëve më të njohur( në botë).”

Një ditë ai doli nga shtëpia, me qëllim që të shkonte në xhami për t’u falur, por përgjatë rrugës, ai pa një grua të bukur të krishterë, e cila u bë një joshje e menjëhershme për të.

Kur ai e propozoi veten për të, ajo refuzoi, duke thënë: “Nuk do të martohem me ty derisa të kapesh me fenë time.”

Ai vazhdoi rrugën e tij, por, derisa koha kalonte, malli për të vazhdoi të rritej. Ai, më pastaj, iu dorëzua dëshirës së saj dhe doli nga vatha e Islamit, fesë së pastër, monoteizmit të kulluar.

Pasi që përqafoi krishterimin dhe kaloi njëfarë kohe, gruaja iu shfaq nga prapa perdes dhe i tha, “Ti je një burrë të cilit i ka humbur çdo e mirë. Ti ke braktisur fenë tënde, e cila ishte e rëndësishme për ty për tërë jetën, thjeshtë për hir të epshit i cili nuk ka vlerë. Me të vërtetë, unë, gjithashtu, po braktisi fenë time, por jo për të të njëjtin qëllim, por, po e bëj për të arritur një jetë të hareshme së cilës kurrë nuk i vije fundi, një jetë të përjetshme, nën përkujdesjen e Atij, Es-Samedit [ d.m.th. Allahut; Zotit të Pavarur, për të cilin çdo krijesë ka nevojë, i Cili kurrë nuk ha e as nuk fle].” Pastaj, ajo recitoi tërë kaptinën El-Ihlas:

Thuaj: Ai, All-llahu është Një!

All-llahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë.

As s’ka lindur kë, as nuk është i lindur.

Dhe Atij askush nuk i është i barabartë. [Kur’an, 112: 1-4]

 

Kur njerëzit dëgjuan çfarë kishte thënë gruaja ata iu afruan dhe e pyetën, “Menjëherë, e mësove përmendësh tërë këtë kaptinë?“

“Jo,” u përgjigj ajo. “Pasha Allahun, kurrë nuk e kam ditur përpara. Por, pasi që ky njeri vazhdoi duke insistuar që të më posedonte, unë pashë një ëndërr; mu shfaq Xhehenemi, dhe mu shfaq edhe vendi im atje. U tmerrova dhe më pushtoi paniku. Maliku – Rojtari i Xhehenemit – më tha: “Mos i frikëso e as mos u pikëllo, Allahu të ka amnistuar( shpëtuar) ty me këtë njeri.” Ai, pastaj, më mori për dore dhe më futi në Xhennet.”

Duke parë një rresht të shkruar brenda, e lexova dhe nga ajo që ishte e shkruar ishin këto fjalë:

Allahu shlyen (nga ajo evidencë) çka të dojë, edhe forcon (çka të dojë). Vetëm tek Ai është baza e librit (Levhi Mahfudhi). [Kur’an, 13:39].

Ai, pastaj, më recitoi suren Ihlas, dhe unë fillova që ta përsëris. Pastaj, u zgjova duke e pasur të mësuar përmendësh.”

Hasani, pastaj, tha, “Gruaja pastaj përqafoi Islamin, dhe njeriu kufomën e të cilit posa e patë  duke u tërhequr tutje është vrarë pasi që kishte ndërruar fenë. Ndërsa, unë e lus Allahun që të na dhuroj qëndrueshmëri dhe vendosmëri në udhëzim dhe të na dhuroj siguri dhe sukses.”

[Transkriptuar nga : Glimpses From The Lives Of Righteous People | Faqet 53-55 | Përpilua nga: Mexhdi Muhamed Esh-Shahavi | Darusselam]

Përshtati nga anglishtja: M.M.

Burimi: www.islamifejaevertete.com

 

 

 

Must Read