BallinaPraktikaNamaziNjerëzit ndahen në pesë grupe karshi namazit - Ibn Kajjimi

Njerëzit ndahen në pesë grupe karshi namazit – Ibn Kajjimi

Ibën Kajjimi (RahimehUllah) në librin e tij “El-Uabilus-Sajjib” përmend se njerëzit karshi namazit ndahen në pesë grupe:

01. I dënuar – Allahu do e dënojë për namazin e tij.

02. I llogaritur – Allahu do e llogarisë për namazin e tij.

03. I falur – Allahu e fal për shkak të namazit të tij.

04. I shpërblyer – Allahu do e shpërblejë për namazin e tij.

05. I afërt – Allahu e afron tek Vetja për shkak të namazit të tij.

I dënuar: është ai që nuk i kushton rëndësi dhe nuk e kryen ashtu siç duhet abdesin, shtyllat, obligimet dhe kushtet e namazit. Pra, ky do të dënohet.

I llogaritur: Njeriu që do të merret në llogari është ai që i vepron shtyllat, obligimet dhe kushtet e namazit, mirëpo prej se hyn në namaz e derisa të dalë prej tij, nuk di çfarë është duke thënë në të. Mendja e tij bredh nëpër dynja, derisa të thotë: “Esselamu alejkum.” Bile, bile mezi pret të përfundojë namazi e t’u kthehet punëve të dynjasë. Sa të shumtë janë njerëzit e këtij grupi! Pra ky do të merret në llogari për këtë namaz.

I falur: ai që i kryen shtyllat, obligimet dhe kushtet e namazit, mirëpo prej se hyn në të e derisa të dalë prej tij, është në luftë të vazhdueshme me shpirtin dhe me shejtanin, në mënyrë që zemra të mos i largohet nga namazi. Pra, ai është në luftë të vazhdueshme me shpirtin, në mënyrë që ta përmirësojë sa më shumë namazin e vet. Këtë njeri Allahu e fal.

I shpërblyer: ai që i vepron shtyllat, obligimet, kushtet dhe sunetet e namazit dhe që është i përulur në të. Këtë njeri Allahu e shpërblen.

I afërt (tek Allahu): kjo është grada më e lartë: ai që i vepron shtyllat, obligimet, kushtet dhe sunetet e namazit dhe që është i përulur në të, mirëpo vazhdimisht e sjell ndërmend që Allahun e ka përpara. Ky është dallimi mes tij dhe njeriut të grupit të katërt, i cili ka përulje në namaz, porse nuk e sjell ndërmend se është duke biseduar me Allahun.

Pra, kush i vepron të gjitha kushtet, shtyllat, obligimet, e sunetet e namazit, kush është i përulur në të dhe e sjell ndërmend se po bisedon me Allahun dhe se Ai e sheh atë, do të afrohet tek Allahu. E ti, në cilin prej këtyre grupeve e klasifikon veten?!Ibën Kajjimi (RahimehUllah) në librin e tij “El-Uabilus-Sajjib” përmend se njerëzit karshi namazit ndahen në pesë grupe:

01. I dënuar – Allahu do e dënojë për namazin e tij.

02. I llogaritur – Allahu do e llogarisë për namazin e tij.

03. I falur – Allahu e fal për shkak të namazit të tij.

04. I shpërblyer – Allahu do e shpërblejë për namazin e tij.

05. I afërt – Allahu e afron tek Vetja për shkak të namazit të tij.

I dënuar: është ai që nuk i kushton rëndësi dhe nuk e kryen ashtu siç duhet abdesin, shtyllat, obligimet dhe kushtet e namazit. Pra, ky do të dënohet.

I llogaritur: Njeriu që do të merret në llogari është ai që i vepron shtyllat, obligimet dhe kushtet e namazit, mirëpo prej se hyn në namaz e derisa të dalë prej tij, nuk di çfarë është duke thënë në të. Mendja e tij bredh nëpër dynja, derisa të thotë: “Esselamu alejkum.” Bile, bile mezi pret të përfundojë namazi e t’u kthehet punëve të dynjasë. Sa të shumtë janë njerëzit e këtij grupi! Pra ky do të merret në llogari për këtë namaz.

I falur: ai që i kryen shtyllat, obligimet dhe kushtet e namazit, mirëpo prej se hyn në të e derisa të dalë prej tij, është në luftë të vazhdueshme me shpirtin dhe me shejtanin, në mënyrë që zemra të mos i largohet nga namazi. Pra, ai është në luftë të vazhdueshme me shpirtin, në mënyrë që ta përmirësojë sa më shumë namazin e vet. Këtë njeri Allahu e fal.

I shpërblyer: ai që i vepron shtyllat, obligimet, kushtet dhe sunetet e namazit dhe që është i përulur në të. Këtë njeri Allahu e shpërblen.

I afërt (tek Allahu): kjo është grada më e lartë: ai që i vepron shtyllat, obligimet, kushtet dhe sunetet e namazit dhe që është i përulur në të, mirëpo vazhdimisht e sjell ndërmend që Allahun e ka përpara. Ky është dallimi mes tij dhe njeriut të grupit të katërt, i cili ka përulje në namaz, porse nuk e sjell ndërmend se është duke biseduar me Allahun.

Pra, kush i vepron të gjitha kushtet, shtyllat, obligimet, e sunetet e namazit, kush është i përulur në të dhe e sjell ndërmend se po bisedon me Allahun dhe se Ai e sheh atë, do të afrohet tek Allahu. E ti, në cilin prej këtyre grupeve e klasifikon veten?!

Must Read