Nuk e dija se do të isha gjallë deri në darkë..!
Bejan el-Misriu na rrëfen:
-Isha ulur në Meke e një djalosh po qëndronte aty pranë meje. Tek ai erdhi një njeri i panjohur dhe i dhuroi një qese me “dirhemë”. Djaloshi i tha atij:
-Nuk kam nevojë për këto para.- Ai tjetri i tha:
-Atëherë shpërndaja të varfërve.- Djaloshi i mori paratë dhe ua shpërndau të varfërve. Në mbrëmje po të njëjtin djalosh e kam parë duke kërkuar diçka për të ngrënë. I thashë:
-Pse nuk le diçka për veten tënde nga ajo që shpërndave më herët?- Më tha:
-Nuk e dija, se do të jetoj deri në këtë moment.
Përshtati: Valdet Kamberi
Burimi: www.islamifejaevertete.com