O vëllai im!!!
Atë ditë kur, emri yt do të fshihet nga celularët e shokëve
Atë ditë kur, emri yt do të pushon së shfaquri online në facebook
Atë ditë kur, njerëzit të pyesin për ty se ku je, e ti më nuk je
Atë ditë kur, në vendin dhe rrethinën tënde, përmendet gjithnjë emri yt
Atë ditë kur, në rradhët e xhamisë, ngelet një vend i zbrazët
Atë ditë kur, në syt e të dashurve të tu, shfaqen lotët e dhimbjet
Atë ditë kur, rrobat e tua zhvishen nga të tjerët
Atë ditë kur, të tjerët ta falin namazin e fundit për ty
Atë ditë kur, ti nisesh në një fillim të pa fund
Atë ditë kur, toka ka një njëri më pak, e nëntoka një më shumë
Atë ditë kur, e vetmja dëshirë e jotja do të ishte, të kthehesh edhe një herë
Atë ditë kur, varri do të bëhet gropë e Xhehennemit ose bahçe e Xhennetit
Atë ditë kur, ti hyn në provimin e parë, ku pyetjeve mund t’u përgjigjesh vetëm me argument
Ajo ditë, vjen shumë shpejt, ajo ditë mund të jetë edhe sot, andaj, pendohu, kthehu tek Allahu para se të rikthehesh tek Ai.