BallinaARTIKUJHadith dhe SunetOBLIGIMET NDAJ TË DËRGUARIT TË ZOTIT

OBLIGIMET NDAJ TË DËRGUARIT TË ZOTIT

OBLIGIMET NDAJ TË DËRGUARIT TË ZOTIT

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Obligimi kryesor i njeriut është ndaj Zotit të Lartësuar, e menjëherë pas Tij është obligimi ndaj Pejgamberit Muhamed -alejhi selam-. Pra nuk ka asnjë krijesë që meriton të drejtë dhe obligim sikurse Pejgamberi -alejhi selam-. Allahu i Lartësuar për të thotë në Kuran: “Ne të dërguam ty (Muhamed) dëshmitar, përgëzues dhe qortues që ju (njerëz) t’i besoni Allahut dhe të dërguarit të Tij dhe atë ta përkrahni e ta respektoni”. Fet’h, 8-9.

Për këtë arsye është e detyrueshme që dashuria ndaj Pejgamberit -alejhi selam- të vihet në rend të parë, para dashurisë së njerëzve, të mos duam më shumë se ai, as prindin, as fëmijën, as gruan e madje as veten. Këtë na e dokumenton i dërguarii Allahut kur thotë: “Nuk ka për të besuar askush prej jush, përderisa të mos jem për ju më i dashur se fëmija, se prindi dhe se njerëzit në përgjithësi.”

Prej obligimeve ndaj Pejgamberit -alejhi selam- është respektimi dhe nderimi i tij ashtu siç e meriton, duke mos e tepruar e as mangësuar, realizohen duke e respektuar personalitetin e tij të lartë si i Dërguari i Zotit dhe i dashuri i Tij, e gjithashtu duke i zbatuar e respektuar sunetet , porositë e traditat e tij.

Nëse i vome re sjelljes së shokëve të Pejgamberit -alejhi selam-, do të shohim se sa e kanë respektuar dhe nderuar personalitetin e tij dhe sa i kanë zbatuar urdhrat dhe sunetet e tij. I tillë është rasti kur politeistët (idhujtarët – mohuesit) e Mekës dërgojnë një njeri të vetin , të quajtur Uruete bin Mesud, që të lidhë marrëveshje paqeje me muslimanët në luftën e Hudejbisë, në vitin e gjashtë të hixhretit. Pasi është kthyer prej tyre në Mekë, iu tregon shokëve të vet se si i ka gjetur muslimanët. Për marrëdhëniet e tyre me Pejgamberin -alejhi selam- ai u tha: “Kam hyrë tek mbretërit e Persisë, romakëve e tëAbisinisë, por nuk kam parë asnjerin prej atyre (mbretërve) të respektohet prej shokëve, siç i kam parë shokët e Muhamedit duke e respektuar atë. Nëse i urdhëronte për diçka shpejt i përgjigjeshin, ekur merrte abdes shtyheshin se cili t’ia presë ujite abdesit, për ta përdorur për bereqet. Kur fliste ata e ulnin zërin dhe e përcillnin me shikim nga respekti dhe nderimi ndaj tij.”

Pra, kështu shokët e Pejgamberit -alejhi selam- e kanë respektuar atë dhe kanë zbatuar urdhrat e tij. Kështu duhet të veprojmë edhe ne, duhet ët ecim në rrugën e tij, në rrugine shokëve të tij, t’i besojmë e ta zbatojmë atë që ka urdhëruar e të largohemi prej asja që ka ndaluar.

Gjithashtu duhet të jemi të plotbesueshëm se rruga dhe tradita e tij është rruga më e mirë dhe më e drejtë dhe se sheriati e ligji i tij është ligji më i plotë prej të gjitha ligjeve të tjera, cilatdo dhe çfarëdolloj qofshin ato. Të gjitha këto jemi të obliguar doemos, si muslimanë, t’i zbatojmë në jetën tonë të përditeshme, për këtë na obligon Allahu i Lartësuar kur thotë: “Për Zotin tënd jo, ata nuk janë besimtarë (të asaj që të zbriti ty as të asaj para teje), derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në atë konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tënd) të mos ndiejnë pakënaqësi nga gjykimi yt dhe (derisa) të mos binden sinqerisht.” Nisa, 65.

Gjithashtu Allahu i Lartësuar thotë: “Thuaj: nëse e doni Allahun, atëherë ejani pas meje që Allahu t’ju dojë, t’ju falë mëkatet tuaja, se Allahu është që fal shumë, mëshiron shumë”. Ali Imran, 31.

Prej obligimeve tona ndaj Pejgamberit -alejhi selam- është edhe mbrojtja e sheriatit të tij dhe ruajtja e traditës dhe sunetit të tij, aq sa ka mundësi njeriu. Nuk i lejohet asnjë muslimani të heshtë kur dëgjon të sulmohet sheriati apo Pejgamberi -alejhi selam-, kur ka mundësi ta mbrojë atë.

Allahu na bëftë prej atyre të cilët e duan Pejgamberin -alejhi selam- më shumë se çdo njeri tjetër, na bëftë prej atyre që i kryejnë urdhrat e tij e luftojnë për sheriatin e tij!

Muhamed ibn Salih el Uthejmin
Burimijetes.info

Must Read