BallinaARTIKUJParalajmërimi i umetit nga kurthet e shejtanit dhe pështjellimet e tij

Paralajmërimi i umetit nga kurthet e shejtanit dhe pështjellimet e tij

Shejtani ua ka pështjelluar këtë temë disa adhuruesve, duke ua zbukuruar atyre punët më pak të mira nga punët më të mira dhe më të dashura tek Allahu, gjë për të cilën kanë tërhequr vërejtjen disa nga dijetarët.

Imam Ibnul Xheuziu ka thënë: “Pështjellimi i parë me të cilin i ka mashtruar shejtani ata (adhuruesit), është dhënia përparësi adhurimit para dijes, ndërkohë që dija është më e mirë se adhurimet vullnetare“1

Ai gjithashtu ka thënë: “Iblisi një grupi të adlhuruesve ua ka pështjelluar këtë çështje. Ata falnin shumë namaz nate, madje ka prej atyre që falen tërë natën dhe gëzohen me namazin e natës e të duhasë më shumë se sa gëzohen me farzet. Pastaj shtrihen për gjumë para namazit të sababut, e u ik farzi, ose ngrihen dhe përgatiten për ta falur e u humbet xhemati, ose gdhihen të dembelosur e nuk munden të fitojnë për të ushqyer familjen e tyre.”2

Imam Ibnul Kajimi gjatë përmendjes së gjashtë pengesave, me të cilat shejtani i ka penguar njerëzit nga adhurimi, ose nga veprat më të mira, ka thënë: “Pengesa e gjashtë është pengesa me veprat e pëlqyera nga ato që janë më parësore.
Ai (shejtani) e urdhëron atë që t’i bëjë ato, ia përmirëson në syrin e tij, dhe ia shfaq vlerën dhe shpërblimin që kanë, në mënyrë që ta preokupojë atë me ato vepra që janë më të mira dhe në shpërblim më të madh. Kjo ndodh kur ai nuk arrin dot ta humbasë esencën e shpërblimit, lakmon që ta humbasë perfeksionimin, vlerën dhe gradat e larta të saj, duke e penguar atë me adhurime të mira nga ato më të mira, me adhurime të preferuara nga më të preferuarat, me adhurime të dashura nga ato më të dashurat.”3

1 Telbis Iblis f. 190
2 Telbis Iblis f. 200
3 Shih: ‘Medarixhus Salihin’ 1/ 225 dhe ‘Bedaiul Feuaid’ 2/221.

Përzgjedhur nga “Pasimi i mirëfilltë në sqarimin e shkaqeve diferenciale midis veprave.”

https://telegram.me/Mesofenetende

Must Read