BallinaARTIKUJKëshilla dhe Urtësi4 porosi mbi sinqeritetin nga Shejh Abdulaziz Et-Tarifi

4 porosi mbi sinqeritetin nga Shejh Abdulaziz Et-Tarifi

1- Shkalla më e lartë e sinqeritetit është angazhimi për t’i fshehur punët e mira ashtu siç angazhohesh për t’i fshehur gjynahet.

2- Ajo që më shumë i shkatërron të sinqertët është mashtrimi me veprat e mira, si dhe ajo që më shumë i shkatërron neglizhentët është nënvlerësimi i mëkateve. Andaj, ai që e njeh Allahun, nuk i zmadhon veprat e mira dhe njëkohësisht nuk i nënvlerëson të këqijat.

3 – Ajo që prish më shumë në mesin e njerëzve janë hamendësimet dhe dyshimet, kështu që, nëse vjen mendimi i keq kundër atij që e urren, nefsi (shpirti) e pranon dhe dyshimin e në bindje e shndërron.

“Largohuni prej dyshimeve të shumta, se vërtet disa dyshime janë mëkat.” (Kuran)

4 – Nëse vepra jote në publik të pëlqen, pastroje atë duke e bërë të njëjtën në fshehtësi, ngaqë vepra e tillë në fshehtësi është pastrim për të.

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi

Must Read