Paraqitja e Tekfirit dhe Irxhait
Çdo kohë është dalluar me diçka pozitive dhe diç tjetër negative. Në këtë shekull gjëja më pozitive dhe e vërejtur është “përhapja e Sunetit dhe pasuesve të tij”. Por, në anën tjetër janë paraqitur në skenë edhe dy grupe, origjina e të cilëve ka ekzistuar edhe më parë. Që të dy mjaftë të rrezikshëm për muslimanët dhe secili prej tyre është në polin e kundërt të tjetrit.[1] “Tekfiri” si grupacion, nëpër histori është njohur me emrin “havarixh”, kurse me këtë emër të ri ka filluar të njihet viteve të fundit. Ndërsa “Irxhai” që nga origjina e tij është njohur me këtë emër.
“Tekfiri” në këtë kohë është përhapur në formën më të rrezikshme. Aq sa pati prej tyre të cilët i quajtën qafirë edhe dijetarët dhe imamët e muslimanëve. Filluan ti akuzojnë edhe besimtarët e rëndomtë me “dalje nga feja”, shkak i së cilës ishte dhënia fetva për mbytje të fëmijëve të tyre, dhunimi dhe nxënia robëresha të grave, marrje të pasurisë dhe vjedhje të tyre, thyerje të ligjeve të shtetit që nuk janë në kundërshtim me fenë, gënjeshtra, mashtrimi, mallkimi dhe nënçmimi pa kurrfarë përgjegjësie.
Kohën e kalojnë duke i pyetur të tjerët çfarë thua për filan prijësin apo mbretin, sikur kjo pyetje të ishte prej pyetjeve të varrit, dhe e vetmja çështje të cilën duhet mësuar besimtarëve.[2] Të gjithë besimtarët i konsiderojnë mëkatarë pse qëndrojnë, sipas tyre, duar kryq, kurse veten jo ngase ëndërrojnë se nuk u shkruhet mëkati duke i fajësuar të tjerët dhe dukedëgjuar lajmet në televizion.[3]
Në anën tjetër, “Murxhiet” u shfaqën me format më të pahijshme. Aq sa armiqtë e islamit i konsideruan dhe i bënë miq gjithashtu edhe komunistët e ateistët. Ata nuk u ndalën me kaq por i konsideruan dhe i zgjodhën edhe prijës të tyre.
Pati grup tjetër të cilët e ndaluan përfitimin nga dijetarët që ranë në disa bidate. I dogjën librat e tyre bile çdo kush që lutej me mëshirë për ta, e konsideruan bidatçi.
Disa teprues e ndaluan përfitimin prej teknologjisë bashkëkohore si në çështjet e daves ashtu edhe ato të kësaj bote, edhe pse në to nuk kishte kurrfarë kundërshtimi fetar. Bile një përfitim të tillë e konsideruan bidat dhe humbje.
Të tjerët shfaqën lehtësime fetare, zbukurim të harameve, shpikën fetva të çuditshme me qëllim përfitimi të masës. Lejuan ndalesat e Allahut të cekura në Kuran apo Sunet ose në konsensusin e Umetit. U lejua kamata, muzika, lakuriqësia etj, sikur kurrë ndonjëherë më parë mos të kishin qenë haram.
Këto dhjetë vitet e fundit u përhap edhe një fitne e re për të cilën Umeti nuk kishte aspak nevojë. Fitne kjo të cilën mund ta quajmë “Fitneja e shkatërrimit dhe etiketimit të të pafajshmëve bidatçi”. Fitne e cila esencë të saj e ka etiketimin e të tjerëve “bidatçi” dhe të “humbur”, gjithashtu sharja dhe poshtërimi. E tërë kjo për shkak se , sipas mendimit të tyre, ka rënë në bidat, apo në atë punë të cilën ata e konsiderojnë bidat. Ndodhi edhe më e keqja, e quajtën bidatçi secilin i cili nuk i quajti bidatçi ata që këta njerëz i quajtën ashtu.
Kështu vepruan duke u bazuar në rregullin e tyre të shpikur “kush nuk e quan bidatçi bidatçiun (sipas tyre) ai është bidatçi”, rrjedhojë e së cilës është bojkotimi i këtij të fundit shkelja e nderit të tij, edhe pse e tërë çështja ndoshta ngrihej mbi ixhtihad apo “hilaf el-m’uteber” (mospajtim në çështje për të cilat ka disa argumente të ndryshme dhe konsiderohet kundërshtim i mundshëm apo pranuar). Tek ta, bidatçi quhet ai njeri të cilin ata e quajnë si të tillë edhe nëse me këtë gjykim mbi të janë në kundërshtim me tërë botën –të parët dhe të fundit-.
Nuk mund ta dallojnë bidatin nga tjetri, as mes atij i cili ka rënë në një bidat dhe tjetrit i cili në origjinën e besimit të tij ka bidate, mes atij i cili e fsheh atë dhe ai që e shfaqë dhe thërret në të. Mes atij bidati i të cilit është në kundërshtim të plotë me Kuranin dhe Sunetin dhe atij që bidatin e komenton dhe ka dyshime rreth tij.
I quajtën bidatçi disa dijetarë të cilët nuk e meritonin assesi një gjë të tillë, i fyen, i bojkotuan, ata dhe çdo kë tjetër që nuk e bojkotuan ata dijetarë.
Disa injorant e lidhën fenë e tyre me parti (hizbij), grupacione dhe xhemate të ndryshme. Duke mos u interesuar origjina dhe vendburim i tyre, emrat e as bindjet ë kanë.
Brenda këtyre grupeve u lidhën për emra të caktuar të dijetarëve apo udhëheqësve. I pasuan ata në mënyrë të verbër, fanatike dhe injorante. Vet i akuzonin pasuesit e verbër të katër medh-hebeve të njohura, dijetarët e të cilëve janë me të vërtetë dijetarë, e në anën tjetër po ata vet ranë në atë sprovë duke u bërë fanatik për prijësit e tyre.
Kjo ishte shkak për shumë dëme, sprova, përçarje dhe humbje të kohës. Tek ta, shenjë e besimtarit të udhëzuar është ta duash dhe të jesh dakord, patjetër, me çdo gjë që thotë prijësi i tyre. Ndërsa shenja e të humburit dhe bidatçiut, sipas tyre, është kundërshtimi i prijësit të tyre. Shkak i tërë kësaj ishte shpifja, gënjeshtra dhe zmadhimi i fjalës së tjetrit, vetëm për hakmarrje dhe zili.
E tërë kjo rrëmujë ndodhi për shkak se bindjet i ngritën mbi paragjykime të rreme, komentim të fjalëve të tjetrit sipas dëshirës dhe interesit të vet, mbi të cilat pastaj ngritën ligje dhe fetva.
Zakonisht, shumica e këtyre që merren me këto fitne, nuk njihen me dituri e as d’ave, por, përkundrazi u dalluan me pasim të gabimeve dhe lëshimeve të mundshme të cilat mund ti ndodhin çdokujt, me zmadhim të gabimeve dhe keq interpretim të fjalëve të përgjithshme prej të cilave nxorën atë që dëshiruan dhe u konvenonte. Pas kësaj u futën në qëllimet (nijetet) e të tjerëve dhe i komentuan ashtu si u konvenonte bindjeve të veta dhe arritjes së qëllimeve. Kështu ata duke u marrë me këtë gjë, duke e humbur kohën, nëpërkëmbur tjetrin shiko sa libra i kanë shkruar dhe kohën ku e kanë harxhuar. Në dituri, punë, apo d’ave.!? Apo në gjëra tjera, e ti vet jep përgjigje…
Andaj këshilloj veten time dhe secilin që të kenë kujdesëm t s merren me gjëra të tilla, të mësojnë e lexojnë më shumë, të merren me veten e vet e t’i këshillojnë të tjerët e jo t’i armiqësojnë.
Allahu na udhëzoftë dhe na i haptë sytë e zemrës para atyre të ballit. Amin!
[1] ) Gjë e cila tregon haptas se ata që të dy janë në humbje kurse e vërteta është me “ehli sunetin”, sepse janë në mes. E mesatarja është Islami i vërtetë më të cilin u dërgua Muhamedi, salall-llahu alejhi ve selem.
[2] ) Prej besimit të ehu sunetit” është që besimtari të dijë sa më shumë por secilës çështje t’ia kushtojë kohën e merituar të saj, duke mos mësuar apo bërë d’ave vetëm për një gjë, edhe pse ndoshta nuk është prej bazave të fesë, në llogari të çështjeve tjera të cilat mund të jenë shumë më me rëndësi.
[3] ) Kjo për shkak se sipas islamit ai njeri i cili beson se e ka obligim individual (farz ajn) një punë atëherë nëse rri vetëm duke i kritikuar të tjerët për atë punë e duke mos punuar as ai vet asgjë, është ky vet i pari mëkatarë. Kurse të tjerët të cilët, sipas argumenteve të cilat u janë dukur më të sakta, nuk e kanë këtë bindje ata nuk kanë mëkat pse nuk e punojnë punën në fjalë. Kjo për arsye se Zoti e obligon apo detyron njeriun me diçka që e ka bindje e jo me atë që nuk e ka bindje, e ky i dyti përderisa, duke u bazuar në argumentet e veta, nuk e ka fituar atë bindje atëherë edhe nuk e ka obligim.
Shkruan Lulzim Susuri
Burimi: ElhliHadithi.com