Pas zbulimit të “Titanikut”, tashmë ka gjetur gjurmët e Arkës së Noes/Nuhut…!
Gjurmët e përmbytjeve Kuranore, që referohen dhe në Kuran në historinë e Arkës së Noes/Nuhut, pretendon se ka zbuluar Robert Ballard, njeriu i cili zbuloi tragjedinë e “Titanikut”.
Eksploruesi i famshëm udhëhoqi një mision në Detin e Zi, ku dhe siç ai thotë, zbuloi gjurmët e përmbytjes që ndodhën 5.600 vjet para erës së re. Në një intervistë të tij për kanalin televiziv amerikanë ABC, Ballard pohoi: “Para 12.000 vjetësh, pjesa më e madhe e planetit tonë ishte i mbuluar nga akulli. Por jo Deti i Zi,, që ishte aso kohe një liqen me ujë të ëmbël i rrethuar nga thatësira!”.
Madje ai jep dhe disa detaje të tjera: “Kur filluan të shkrijnë akujt, rreth 5.600 para erës së re, ujërat përfunduan në oqeane duke shkaktuar gjithandej përmbytje. Ujërat arritën në Detin e Zi, nëpërmjet Ngushticave të Bosforit.
Ballard vendosi të eksploroj zonën kur lexoj teorinë e dyshimtë të cilën e shprehën dy specialistë të Universitetit të Kolumbisë në New York, për një përmbytje të përmasave Kuranore në Detin e Zi. Në vitin 1997, William Ryan dhe Walter Pitman njoftuan se, duke u bazuar në hulumtimet arkeologjike dhe antropologjike, të paktën 16 kilometra kub ujë mbërrinin në Detin e Zi çdo ditë për të paktën 300 ditë në vit. Si rezultat, u përmbytën të paktën 155.000 kilometra katrorë tokë.
Niveli i uji të liqenit u ngrit në disa qindra metra dhe u bë një me Mesdheun, duke shkaktuar migrime të mëdha të kafshëve në të gjithë Europën.
Ekipi i eksploruesve të Robert Ballard, zbuloi një vijë bregdetare të lashtë, e cila është vërtetimi më i saktë i gjithë kësaj ngjarje, thotë vetë Ballard. Në thellësinë e 120 metrave, u zbuluan guaska të cilat datojnë të paktën 5.000 vjeçare p.e.s!
Ndërkohë Robert Ballard, do ti vazhdoj kërkimet e tij edhe në Turqi verën e ardhshme, duke kërkuar aty gjurmët e civilizimit që u zhduk nga përmbytjet e para 7.000 vjetëve./alb-observer.com/
Shënim: Ky zbulim përputhet me të dhënat dhe informatat të cilat na i ka dhënë Allahu në Kur’an. Kur’ani është fjala e padiskutueshme e Allahut dhe zbulimet të tilla vetëm se na shtojnë besimin…!
Burimi: www.islamifejaevertete.com