BallinaAKTUALETë ndryshmePema e krishtlindjeve e dëmshme për shëndet

Pema e krishtlindjeve e dëmshme për shëndet


Pema e krishtlindjeve e dëmshme për shëndet

 

Sipas një studimi mjekësor të bërë kohëve të fundit nga ana e hulumtuesve dhe mjekëve nga SHBA-të, është vërtetuar se pema e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri është shkaktare e shumë çrregullimeve shëndetësore për të cilat ankohen shumë persona gjatë kohës së Kërshëndellave dhe Vitit të Ri, siç janë problemet me organet e frymëmarrjes, ngushtësi në gjoks, kollë, ndjenja e pagjumësisë si dhe apatia.

Duke iu referuar këtyre shkencëtarëve, disa media citojnë se shumë njerëz në sezonin e Kërshëndellave dhe Vitit të Ri sëmuren nga ajo që njihet si ”Sindroma e pemës së Krishtlindjeve”, që vjen si pasojë e mykut që gjendët në degët e pemës së kërshëndellave, duke çuar kështu në përhapjen e mikrobeve dhe baktereve të ndryshme, të cilat më vonë thithen nga ana e njeriut përmes frymëmarrjes pa u hetuar fare.

Ky studim i kryer në mbi 28 pemë të kërshëndellave të llojeve të ndryshme erdhi në përfundim se ato në vete përmbajnë mbi 35 lloje të mykut.

Gjithashtu, ky studim konfirmoi se rreth 70% të këtyre llojeve të mykut janë shkaktarë të sëmundjeve të frymëmarrjes, siç janë disa lloje të kollës, vështirësi në frymëmarrje, dhimbje gjoksi, sinus, lodhje, si dhe çrregullime të gjumit.

Hulumtuesit në lidhje me këtë paralajmërojnë se i ashtuquajturi “Sindromi i pemës së Kërshëndellave dhe i Vitit të Ri”, ndonjëherë mund të çojë edhe në probleme afatgjate të mushkërive, të tilla si infeksione në arteriet e frymëmarrjes, pneumoni të rënd, duke vënë në dukje po ashtu se myku i gjendur mbi gjethet e pemës është i natyrshëm, por që kur ndodhet në ambient të nxehtë siç i ofrohet në ambientet familjare në të cilat vendoset pema e kërshëndellave, ai shndërrohet në mikrobe duke u bërë kështu virus i rrezikshëm.

Në lidhje me këtë, mjekët rekomandojnë të ndërmerren disa hapa të thjeshtë por që ndihmojnë në shmangien e çdo simptome të sëmundjeve të fund vitit, siç janë: nevoja e domosdoshme që pema e vitit të ri të lahet jashtë shtëpisë dhe të thahet para se të futet brenda ambienteve familjare, si dhe të nxituarit në heqjen e saj me të përfunduar festat./mesazhi/

Burimi: www.albosala.com

 

Shqipëroj: Artan Musliu

Must Read