Pendimi

 

Pendimi

 

 

Pendimi paraqet kthimin nga mosbindja ndaj Allahut tek bindja ndaj Tij.

 

Pendimin e do Allahu, siç thotë në Librin e Tij: ” …Pa dyshim, Allahu i do ata që pendohen fort (për gjynahet) dhe ata që pastrohen.” [el-Bekareh: 222]

 

Pendimi është obligim për secilin besimtar. Allahu thotë: O ju, që keni besuar! Kthehuni tek Allahu me një pendim të sinqertë…!” [Et-Tahrim: 8]

 

Pendimi, është një mënyrë për të arritur sukses. Allahu thotë: “…Të gjithë ju, o besimtarë, kthehuni tek Allahu të penduar, që të arrini shpëtimin! [En-Nur: 31]. Suksesi është kur dikush merr atë të cilën e kërkon dhe ruhet nga ajo nga e cila ikën.

 

Përmes pendimit Allahu falë mëkatet, pa marrë parasysh sa të mëdha që janë dhe pa marrë parasysh sa shumë që janë. Allahu thotë: “Thuaj: “O robërit e Mi, që i keni bërë keq vetes me gjynahe, mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut! Allahu, me siguri, i fal të gjitha gjynahet. Vërtet, Ai është Falësi i madh dhe Mëshirëploti.” [Ez-Zumer: 53]

 

O vëllai/motra im/ime që ke rënë në mëkate, mos u dëshpëro nga mëshira e Zotit tënd, sepse me të vërtetë dera e pendimit është e hapur derisa dielli të lind nga perëndimi.[ deri në ditën e Kiametit]

 

I Dërguari i Allahu – alejhis-selam! – ka thënë: “Me të vërtetë, Allahu e shtrin Dorën e Tij natën në mënyrë që të pranojë pendimin e mëkatarit gjatë ditës. Dhe Ai e shtrin Dorën e Tij gjatë ditës, në mënyrë që të pranojë pendimin e mëkatarit gjatë natës, deri (në ditën) kur dielli të lind nga perëndimi.” [Shënuar nga Muslimi]

 

Dhe sa shumë njerëz që janë penduar tek Allahu nga mëkate të shumta dhe të mëdha, dhe Allahu ua ka pranuar pendimin e tyre? Allahu – i Madhëruar qoftë! – thotë: “dhe ata që, pos Allahut, nuk adhurojnë zot tjetër, nuk vrasin njeri, gjë që Allahu e ka ndaluar, përveçse me të drejtë dhe që nuk bëjnë kurvëri. E, kush i bën këto, do të marrë gjynahe. Ndëshkimi do t’i dyfishohet në Ditën e Kiametit dhe ai do të qëndrojë përherë në këtë fatkeqësi i poshtëruar. Përjashtim bën ai që pendohet, beson dhe punon vepra të mira. Një njeriu të tillë Allahu ia ndërron veprat e këqija në të mira. Allahu është Falës e Mëshirëplotë. [el-Furkan 68-70]

 

Pendimi i sinqertë duhet që të përmbush pesë kushte (në mënyrë që të pranohet), e ato janë:

 

1. Sinqeriteti për Allahun më të Lartin: Kjo është që personi e vepron këtë vetëm për hir të Allahut dhe duke kërkuar shpërblimin e Tij dhe shpëtimin nga Ndëshkimi i Tij.

 

2. Keqardhja për mëkatin që është bërë, aq sa ai thotë se është pikëlluar nga veprimi i tij dëshiron sikurse mos ta kishte bërë kurrë.

 

3. Ndërprerja e menjëhershme e bërjes së mëkatit. Nëse mëkati ishte kundër Allahut[bindjes ndaj Tij], atëherë ai duhet (1) të ndalojë, nëse ka qenë një veprim i ndaluar, ose (2) nxitimi në veprimin e tij nëse ka qenë një obligim të cilën e ka ndërprerë. Dhe, nëse mëkati ka qenë kundër ndonjë krijese (sikurse njerëzit), atëherë ai duhet që nxiton të liron veten e tij nga ai, qoftë duke ia kthyer atë[sendin] prapa atij apo duke kërkuar falje dhe hallallëk.

 

4. Këmbëngulja në mos kthim në bërjen e atij mëkati përsëri në të ardhmen.

 

5. [Koha] Pendimi nuk duhet që të ndodh para kohës kur pranimi i tij mbaron, qoftë me vdekjen[ e personit] apo me lindjen e diellit nga perëndimi.

 

Allahu thotë: “Nuk pranohet pendimi i atyre që vazhdimisht bëjnë të këqija e, kur u afrohet vdekja, atëherë thonë: “Unë tani me të vërtetë po pendohem”. As për ata që vdesin duke qenë jobesimtarë. Për këta, Ne kemi përgatitur dënim të dhembshëm.” [En-Nisa: 18]

 

Profeti – paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të! – ka thënë: “Cilido që pendohet përpara se dielli të lind nga perëndimi i tij, Allahu do t’ia pranojë pendimin.” [Shënon Muslimi]

 

O Zoti ynë na dhuro pendim të sinqertë dhe na e prano prej neve, me të vërtetë Ti je Dëgjuesi, dhe i Gjithëdituri!

 

Shkroi: Shejh Muhammed bin Salih el-Uthejmin – Allahu e mëshiroftë! – 4/17/1406

 

Përshtati: Meriton M.

Burimi: www.islamifejaevertete.com

 

 

Must Read