BallinaARTIKUJKëshilla dhe UrtësiPër Allah, bëni kujdes me të fshehtat - Ibn Xheuzi


Për Allah, bëni kujdes me të fshehtat – Ibn Xheuzi

Ibn Xheuzi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

Nëse qëllimi i dikujt është reputacioni te njerëzit, atëherë edhe autoriteti i tij varet nga njerëzit. Për Allah, kam parë të tillë që shtojnë namazin, agjërimin dhe heshtjen, tregohen të devotshëm me sjelljen dhe veshjen e tyre, por që sërish zemrat e njerëzve largohen prej tyre, nuk i duan, dhe prandaj nuk kanë atë peshë që duket. A nuk ke parë, nga ana tjetër, njerëz që veshin rroba të shtrenjta, që nuk falin shumë nafile dhe as nuk kanë pamje devotshmërie, por që zemrat e njerëzve shkrihen nga dashuria për ata?
Jam menduar thellë rreth shkakut dhe gjeta se ishte pikërisht mirësia e brendshme, ashtu siç tregohet për Enes Ibn Malikun, se ai nuk falej dhe nuk agjëronte shumë, por ishte njeri i mirë nga brenda. Atij që është i mirë brenda i përhapet aroma e mirësisë së tij, prandaj zemrat i vihen pas parfumit të tij.

Për Allah, bëni kujdes me të fshehtat, sepse e jashtmja e mirë nuk rron dot bashkë me të brendshmen e keqe.

Must Read