Për atë që i ka vdekur namazi i tij dhe dëshiron ta ringjallë
1-Vendos t’i ndryshosh suret të cilat i lexon çdoherë.
2- Ndjehu se kjo gjithsesi është mbeturinë para një sexhdeje për Allahun
3- Ti derisa bënë sexhde kujtoje se je afër Zotit te botërave, zgjate sexhden tënde dhe paraqitja Atij lutjet e tua.
4- Kujtoje gjatë namazit tënd, dhe të menduarit për dynja, se Allahu e dinë te fshehtën dhe intimen, dhe se ahireti është më i mirë dhe i përhershëm.
5- Bëje këmbën tënde , shikimin, dëgjimin, shëndetin, pasurinë vakëf – trashëgimi për Allahun me çdo falënderim dhe nënshtrim.
6- Kënaqu me namazin tënd derisa te bëhet kënaqësi për ty, ashtu siç ka thënë Muhamedi alejhi selam : ”O Bilal na qetëso me namaz”!
7- Mësyja namazit sikurse fëmija i cili shpejton ta përqafoje atë që e donë, shpejto me sexhde dhe mëshirën e Allahut bëje të të kaplojë dhe s’ka dyshim se Ai është më i Mëshirshëm se sa ajo që të ka lindur” Nëna”!.
8- Para se te takohesh me Allahun në namaz, parfumohu, rregullohu dhe ngjalle zemrën tënde e pastaj thuaj: ”O Zoti im, ne zemrën time mos e bëjë dikë pos Teje”.
9- Kujtoje se Allahu na ka lajmëruar qe namazi është i rëndë përpos ndaj te devotshmëve, atëherë të jemi prej tyre.
10- Nëse këto te dhëna te pëlqejnë dhe je kënaqur duke i lexuar, shpërndaja edhe te tjerëve.
Përktheu: Valdet Kamberi