Për hajr të qofte shamija
Urime oj motër hixhabi
Shamia e bukur në kokë
Sa e bukur sot ti po dukesh
I lartësuar qofsh o Zot!
Në fytyrë po t’ shkëlqen nuri
Sa bukur të rri shamia
Asgjë ty s’të përkuli
Gëzim t’madh ka shoqëria.
E lumja ti oj motër
Që këtë rrugë e zgjodhe
Atë që urdhëroi Zoti
Në vepër e jetësove.
Të jesh gjithmonë krenare
Për këtë gjest të mirë
E devotshme dhe fetare
Motër oj zemërdlirë.
Urime, urime oj motër
Të gjithë po të përgëzojmë
Dashuria ndaj Allahut
Përjetë le të shoqërojë.
Sabri Bajgora
http://www.islamifejaevertete.com/