Pergatitu për të qarë shumë!
(Iu porosis t’a lexoni)
Nuk i pata kaluar te tridhjetat kur gruaja ime lindi djalin tim te pare…
Ende me kujtohet ajo nate.Mbeta deri ne fund te nates ne nje koridor pushimi…Ishte nate e mbushur perplot me fjale te kota,madje me pergojim dhe gjera te ndaluara…
Kryesisht une isha ai qe i beja te qeshnin te tjeret.Pergojoja njerzit ndersa te tjeret qeshnin.Me kujtohet mire se atë nate i pata bere te qeshin shume..
Kisha prirje per emitim te njerzve.Kisha mundesi t’a ndryshoj zerin deri ne atë mase, saqe mendoje se vet njeriu,te cilin jam duke e emituar dhe duke u tallur me te, është duke folur.
Po,talleja me kete dhe atë,askush nuk me shpetonte, madje as shoket e mi…
Disa njerez paten filluar te me largohen vetem e vetem qe t’i shpetojne gjuhes sime..
Me kujtohet atë nate talleja me nje te verber, i cili kerkonte ndihme ne nje treg. Ajo qe është edhe me e cuditshme se une ia vura kembën para,keshtuqe morri ne thua dhe u rrezua.Nuk dinte se cfare te thote.Qeshja ime filloi te ndihej ne treg.U ktheva ne shtepi vone.Gruan e gjeta duke me pritur…Gjendja e saj ishte vertet per të të ardhur keq.Me tha me nje ze te dridhur: Rashid..Ku ishe?
I thashe duke u tallur: Ne mars.Te shoket e mi po ku tjeter…
Mundimet dhe dhimbjet i vereheshin ne fytyre..Me tha duke i shkuar lotet ne fytyre: Rashid,jam duke ndier dhimbje.Me duket se ka ardhe koha e lindjes.
Rrodhi nje pike loti e qete ne faqen e saj…
E ndieja ne zemer se une e kam lene pas dore gruan time..
Me mire do te ishte te perkudeseja per gruan time sesa te kaloja netet ne gjera te kota,e sidomos kur ajo ishte ne muajin e nente te shtatezanise..
E dergova shpejt ne spital.
Hyra ne dhomen e lindjes.E mundonin dhimbjet e lindjes me ore te tera…E pritja lindjen me nje durim te madh…Iu veshtiresua lindja.Prita shume derisa u lodha keshtuqe shkova ne shtepi.Numrin e telefonit ia lashe recepcionistes qe te me marre myzhde…
Pas disa oreve me thirren qe te me tregojne se Salimi kishte lindur…
Shkova shpejt ne spital.Ke e shihja i pyesja per dhomen e saj.Me thane t’a konsultoja mjeken kujdestare …
Bertita: Cfare mjeke?Me rendesi është t’a shof djalin tim Salimin..
Me thane: Se pari shko dhe konsultoje mjeken!
Hyra tek mjekeja.Filloi te me flas per fatkeqesirat dhe se si njeriu duhet te pajtohet me caktimet e Zotit.Pastaj me tha: Djali yt ka pengesa te medha ne sy dhe sic shifet ai e ka humbur te parit!!
E ula koken dhe i fshieja lotet..E kujtoja njeriun e verber ne treg, i cili kerkonte ndihme…njeriun me te cilin qeshja me treg…
I madheruar qofte Allahu! Sic sillesh me njerez ashtu te ndodhe edhe ty! Mbeta i heshtur per disa caste…Nuk dija cfare te them…Mu kujtuan gruaja dhe djali.E falenderova mjeken per sjelljen e mire te saj dhe shkova t’a shof gruan time…
Gruaja ime nuk ishte pikelluar.Ishte besimtare e forte dhe pajtohej me caktimin e Allahut,Subhanehu ve teala,si jo kur ajo cdohere me keshillonte te heqja dore nga te perqeshurit e njezve.Cdohere me thoshte: mos i pergojo njerzit…
Dolem prej spitalit e bashke me ne edhe Salimi i vogel…
Ne te vetet nuk interesoheja shume per te.E konsideroja si dic qe nuk ekziston ne shtepi.Kur qante shume dilja dhe flija ne nje sallon…
Ndersa gruaja ime interesohej shume per te dhe e donte shume.Une,nuk them se e urreja, por disi nuk mund t’a doja.
Filloi te rritej Salimi..Filloi te zhagitej por disi cuditshem…Kur i beri nje vit u mundonte te ec por ketu verejtem se ai ishe i çalë..
M’u be edhe me i padurueshem…
Pas tij gruaja i lindi edhe dy djeme,Omerin dhe Halidin…
Kaluan vitet. U rrit Salimi e bashke me te u rriten edhe dy vellezerit e tij.n Nuk kisha deshire te rrija ne shtepi,cdohere e preferoja ndejen me shoket e mi.Ne te vertete isha si kukull ne duart e tyre.
Gruaja ime megjithe sjelljet e mia jonjerzore prape ishte optimiste se nje dite do te permiresohem. Cdohere lutej per te me udhezuar Allahu,subhanehu ve teala, dhe nuk ndahej e hidheruar nga sjelljet e mia abnormale,perveq nese me shifte se une e lija Salimin dhe interesohesha per dy djemte tjere…
U rrit Salimi e se bashku me te edhe derti im.Nuk kundershtova kur gruaja ime kerkoi qe t’a regjistronim Salimin ne nje shkolle te vecante per personat me aftesi te kufizuara.Nuk ndieja se vitet kalonin.Ditet e mia ishin te njejta;pune,gjume,ushqim dhe defrim tere naten.
NE DITEN E PREMTE…
U ngrita ne ora 11 paradite.Ishte ende heret per mua.Ate dite isha i ftuar ne nje dreke.U visha,vura parfum dhe desha te dilja jashte..Kalova prane salles se ndejes.Me ndali ne pamje e Salimit.Qante dhimbshem!
Ishte hera e pare qe u ndala tek Salimi ,i cili qante,te shof se cfare ka, qysh prej kur ishte femij…Kaluan dhjete (10) vite dhe une asnjehere nuk u interesova per te.U mundova te behem kinse nuk po dij asgje por nuk munda.E degjoja duke e thirre nene e tij ndersa une isha ne dhome..Iu afrova dhe i thashe: Salim perse qane? Kur e degjoi zerin tim pushoi nga te qajturit.Kur ndiu prezencen time filloi te prekte afer tij me duart e tij te shkurtera.Cfare ka ky femi?! Verejta se ai mundohej te largohej prej meje dhe sikur thoshte: A tash te ra ndermend per mua.Ku ishe qe dhjete vite?
I shkova pas kur ja hyri ne nje dhome.
Ne fillim refuzoi te me tregonte se per cfare qante.U mundova te sillem bute me te, keshtuqe filloi te m’a sqaroj shkakun se perse qante.E degjoja por u shokova.A e dini se c’ishte shkaku i te qarit te tij? Vellau i tij, Omeri, i ishte vonuar, i cili zakonisht e dergonte ne xhami.Ishte namazi i xhumase keshtuqe frikohej se nese nuk shkon heret nuk mund te gjej vend ne saf te pare…
E thirri Omerin,e thirri nenen e vet por pa pergjegje.Qante ndersa une shiqoja lotet e tij,te cilet buronin nga dy syte e tij te verbuar..Nuk munda te perballoj dot pjesen tjeter te bidsedes.Ia vera doren ne goje dhe i thashe: A per këtë po qan o Salim?
Tha: po.
I harrova shoket,e harrova dreken dhe thashe: Salim mos u deshpero.A e di se kush do te vije me ty sot ne xhami?
Tha: po,sigurisht se ai është Omeri, por cdohere më vonohet.
Thashe: jo,por une do te vij me ty.
U cudit Salimi dhe nuk besonte.Mendonte se mos jam duke u tallur me te.Mendoi pak pastaj filloi te qaje.
Ia fshiva lotet me dore dhe e kapa per dore.
Desha te skojme ne xhami me veture por refuzoi duke thënë: Xhamia është afer dhe dua te ec ne kembe. Betohem ne Allahun se ma ka thënë këtë.
Nuk me kujtohet se kur per here te fundit pata hyre ne xhami,por ishte hera e pare qe hyja duke ndier frike dhe pendim,per leshimet qe i pata bere gjate tere atyre viteve te kaluara.
Xhamia ishte perplote me njerez por ,fale ndihmes se Allahut,Subhanehu ve teala,Salimit ia gjetem nje vend ne safin e pare.E degjuam ligjeraten sebashku dhe u fal afer meje.Ne te vertet une u fala afer tij..
Pasi perfundoi namazi Salimi kerkoi prej meje nje Kur’an.U cudita! Si mund te lexoje ndersa ky është i verber?!
U mundova te injoroje këtë kerkese por u silla mire duke mos i lenduar ndjenjat e tij.Ia dhashe Kur’anin.Kerkoi prej meje t’ia hap Kaptinen Kehf.Fillova t’i shfletosi faqet njehere e heren tjeter shiqoja ne permbajtje derisa e gjeta.E morri Kur’anin dhe e vendosi para vetes se tij.Filloi ta lexoje kaptinen ndersa dy syte e tij ishin te mbyllur.
O Zot ç’po ndodhe!! Ai e kishte nxene permendesh tere kaptinen.U turperova prej vetes sime.E mora nje Kur’an dhe fillova te ndiej nje dridhje ne trupin tim..Lexova shume.Iu luta Allahut te me falte dhe te me udhezonte!!!
Nuk mund ta permbaja veten.Fillova te qaje sikurse femijet.
Disa njerez ende ishin ne xhami keshtuqe u turperova prej tyre.U mundova t’a fshehi qarjen time por te qarit u shenderrua ne dënesje.
Nuk dija agje perveq nje dore te vogel,e cila m’a prekte fytyren e pastaj m’i fshinte lotet.Ishte Salimi! E morra dhe e perqafova shume.E shiqoja dhe thashe ne vete: Ti nuk je i verber por une jam i verber,qe shoqeroja hipokrite e huligane,te cilet me terheqnin drejt Xhehennemit…
U kthyem ne shtepi.Gruaja ime ishte merakosur shume per Salimin.Por meraku dhe brengosja e saj u shenderuan ne lote kur kuptoi se une isha ne xhami se bashku me Salimin.
Prej asaj dite kurre me nuk me ka kaluar asnje namaz pa e falur ne xhami me xhemat…
I braktisa shoket e keqinje dhe fillova te hyje ne nje shoqeri te zgjedhur,me te cilet u njoftuam ne xhami.E shijova embelsine e besimit me ta. Prej tyre mesova gjera,prej te cilave dunjaja me pate larguar. Asnjehere nuk me ka kaluar ndonje tubim i perkujtimit te Allahut,Subhanehu ve teala apo namazi i vitrit…Kur’anin gjate muajit e lexoja disa here.Gjuha ime ishte e lagur vetem me perkujtimin e Allahut,Subhanehu ve teala.Ka gjasa qe Allahu te m’i fal pergojimet dhe talljet e mia me njerez .Fillova qe cdo dite te jem me afer familjes.Shiqimet dhe dhimbjet e gruas sime,te cilat vereheshin ne syte e saj me pare,i largova njehere e pergjithmone.Buzeqe shja nuk mund te largohej prej fytyres se birit tim Salimit.Ai qe e shifte mendonte se është mbreti i dunjase..
E falenderova shume Allahun per këtë begati te madhe!!!
Nje dite prej ditesh ,shoket e mi bemires,kishin vendosur te shkonin ne nje vend te larget per t’ua mesuar njerzve fene e Allahut,Subhanehu ve teala.Dyshova se a te shkoje apo jo?! Bera namaz Istihare ( i cili behet ne rastet kur njeriu per te bere dic e lut Allahun t’ia frymezoje te qelluaren dhe te miren S.I) dhe e konsultova gruan time. Pritja se ajo do te refuzoje por ndodhi e kunderta. U gezua shume madje ajo edhe me nxiste.
E gjora! Me pare me shifte duke udhetuar per ne vende te ndyra pa u konsultuar fare me te.Iu drejtova Salimit dhe e lajmerova se une do te udhetoje.Me perqafoi me dy duart e tij te shkurtera ne shenje lamtumire…
Mungova ne shtepi plot tre muaj e gjysme
Gjate kesaj periudhe,sa here qe me vinte shansa, iu telefonoja familjes dhe flisja me femijet e mi.Isha merzite shume per ta.
Ahhhhhhhh po ta dinit sesa shume isha permalluar per Salimin!!
Deshiroja t’a ndieja zerin e tij.Ishte i vetmi qe asnjehere nuk pata mund te flase me te sepse kur thirrja une,ose ishte ne shkolle ose ne xhami.
Sahere qe i flisja gruas sime per permallimin tim te madh per Salimin qeshte prej gezimit.Heren e fundit kur telefonova nuk e degjova duke qeshur.Zeri i ishte ndryshuar..
I thashe: Percillja selamin tim Salimit!
Tha: InshaAllah ( Nese don Allahu) dhe heshti..
Se fundi u ktheva ne shtepi.Trokita deren dhe prisja qe t’a hape Salimi por u befasova kur pashe Halidin, femiun me te vogel,i cili ende nuk kishte mbushur 4 vite te plota.
E ledhatova ndersa ai peshperiste: Babi…Babi…
Nuk e di perse mu ngushtua gjoksi ashtu kur hyra ne shtepi..
Kerkova nga Allahu,subhanehu ve teala,mbrojtje prej djallit te mallkuar.
Erdhi gruaja ime ndersa ne fytyre kishte ndryshuar.Mundohej te shtirej se ishte e gezuar.
U shiqova me vemendje pastaj e pyeta: Cfare ke?
Me tha:Asgje.
Rastesisht mu kujtua Salimi.
Thashe: Ku është Salimi?
E uli koken dhe nuk mu pergjegj.Rrodhen lote te valë ne faqet e saja.
Bertita ..Salim..Ku është Salimi…?
Nuk degjova asgje tjeter perveq zerit te Halidit,i cili duke belbezuar thoshte: Baba,thalimi ka thku ne Xhennet ( Salimi ka shkuar ne xhennet)..te Zoti…
Nuk me mbanin kembet ndersa gruaja qante aq dhimbshem saqe gati i ra te fiket. Dola prej dhome…
Me vone me njoftuan se Salimin e kishin goditur ethet dy jave para se te vija une.Gruaja e kishte derguar ne spital por ethet vetem sa i ishin shtuar derisa edhe kishte vdekur…
Allahu e meshirofte Salimin ndersa neve na befte te marrim mesim prej ngjarjeve te tilla! Amin!!!
Marre nga :www.twbh.com
Pershtati: Sedat Gani Islami
Burimi: SedatIslami.wordpress.com