BallinaAKIDEAkide të ndryshmePërgjegjësia në Dituri dhe Davet

Përgjegjësia në Dituri dhe Davet

 

Përgjegjësia në Dituri dhe Davet

 

Ali Ibën Ebi Talib – Allahu qoftë i kënaqur me të – ka thënë:

 

Rrëfeju njerëzve atë çfarë mund të kuptojnë; a dëshiroi që Allahu dhe i Dërguari i tij të mohohen[mosbesohen]?

Cituar nga Buhârîu, në Es-Sahîh, Kapitulli rreth një personi i cili preferon disa njerëz me dituri të caktuar në përjashtim të të tjerëve.

Ibën Haxheri në Fet’hul Bari shënon, “[Në këtë rrëfim] ka dëshmi se dituria e paqartë nuk duhet që të përmendet midis publikut të zakonshëm.”

Shejhu, Muhamed bin Salih el-Uthejmin – Allahu pastë mëshirë për të – e ka shpjeguar shkëlqyeshëm këtë pikë shumë të rëndësishme, por, shpesh të keqkuptuar. Pas përmendjes së rrëfimit nga Aliu, ai thotë:

“Prandaj, është aspekt i mençurisë në davet, ajo se, nuk duhet që të befasohen njerëzit me gjëra të cilat ata nuk mund t’i kuptojnë. Më mirë, t’i duhet që t’i thërrasësh ata në faza, pak nga pak, derisa mendja e tyre të stabilizohet…”

Pastaj, ai thotë:

“[Thënia e Aliut] ‘A dëshiron që Allahu dhe i Dërguari i tij të mohohen[mos besohen]?’ është pyetje retorike, e thënë si kritikë ndaj sjelljes së tillë. Nënkupton: “Duke u treguar njerëzve gjërat të cilat ata nuk mund t’i kuptojnë, a dëshiron që Allahu dhe i dërguari i tij të mohohen?” Kjo është kështu, sepse, kur ti thua, “Allahu ka thënë, i Dërguari i tij ka thënë” ata do të mendojnë se ti po gënjen, nëse mendjet e tyre nuk mund të kuptojnë atë çfarë je duke thënë. Këtu, ata nuk po mohojnë Allahun dhe të Dërguarin e tij, por, ata po të mohojnë ty për shkak të atribuimit të këtij fjalimi Allahut dhe të Dërguarit të tij. Andaj, ata do të përfundojnë duke mohuar Allahun dhe të Dërguarin e tij – jo direkt – por, me anën e atij i cili përçon këtë dituri (d.m.th. teje).

Tani, nëse thuhet: A duhet që të ndalemi t’u tregojnë njerëzve gjërat të cilat ata nuk i kuptojnë edhe nëse ata duhet që t’i dinë? Përgjigja është: jo, ne nuk duhet që ta braktisim tërë këtë dituri përnjëherë, por, duhet t’ua transmetojmë në një mënyrë që ata janë në gjendje ta kuptojnë. Kjo është duke ua treguar etapë pas etape, pak nga pak, derisa mund ta kuptojnë fjalimin që ne duam ta kuptojnë, dhe derisa të ndihen rahat me të. Ne nuk e braktisim diturinë të cilën njerëzit nuk mund ta kuptojnë dhe thjesht të themi ‘kjo është diçka që do ta refuzojnë ose mos ta pëlqejnë, andaj, ne nuk do të flasim për të.’(?!)

E njëjta aplikohet për një Sunnet të cilin njerëzit nuk janë mësuar me të dhe të cilin njerëzit mund ta konsiderojnë si të pakëndshëm. Ne duhet që të veprojmë sipas këtij Suneti, por, vetëm pas informimit të njerëzve rreth tij, ashtu që, njerëzit do të jenë në gjendje që ta pranojnë dhe të ndihen rahat me të.

Ne mësojmë nga ky rrëfim [nga Aliu] se ne duhet që të përdorim urtësi kur thërrasim për tek Allahu, dhe kjo është detyrë për secilin që thërret për tek Allahu që të konsideroj shkallën e kuptueshmërisë së atyre që i thërret, dhe se duhet që ta vendos secilin në vendin e tij të duhur.

Mexhmu Fetaua Ibën Uthejmin Vëll.10 fq. 140.

Përshtati: M.M.

Referenca: www.sayingsofthesalaf.net

Burimi: www.islamifejaevertete.com

 

 

 

Must Read