BallinaTEZKIJEMëkatët dhe PendimiNga pasojat e shëmtuara të mëkateve

Nga pasojat e shëmtuara të mëkateve

Përmbledhje e efekteve të mëkateve

NJË: Pengon marrjen e dijes! dija është dritë me të cilën All-llahu e mbush zemrën (e hedh në zemër), kështu që mosbindja e shuan këtë dritë.

Imam Shafîu thotë:

Iu ankova Uaki‘ut për dobësim të mbajtjes në mend
Kështu që ai më urdhëroi ta lë mosbindjen
Dhe më informoi se dija është dritë
Dhe se drita e Allâhut nuk i ipet atyre që nuk i binden Atij.

DY: Pengon marrjen e ushqimit (furnizimit)! Sikurse që devotshmëria sjell furnizim, braktisja e devotshmërisë shkakton varfëri. Nuk ka asgjë që sjell furnizim sikurse braktisja e mosbindjes.

TRE: Pengon bindjen (në All-llâhun)! Po të ekzistonte tjetër dënim për mëkat përveç këtij, atëherë kjo do të mjaftonte.

KATËR: Mosbindja e dobëson zemrën dhe trupin! Dobësimi i zemrës është diçka që është e qartë. Mosbindja nuk e ndal dobësimin e saj përderisa jeta në zemër të mos pushoj tërësisht.

PESË: Mosbindja zvogëlon gjatësinë e jetës dhe shkatërron çdo të mirë! Sikurse që drejtësia e zgjat gjatësinë e jetës, kryerja e mëkateve -e zvogëlon.

GJASHTË: Mosbindja mbjell farërat e saj dhe i mbinë ato, përderisa ato të mos ndahen plotësisht nga ajo dhe të bëhen të vështira për robin.

SHTATË: Mëkatet e dobësojnë zemrën dhe e zbërthejnë në atë mënyrë që dëshira për mosbindje bëhet aq e fortë dhe dëshira për pendim dobësohet ngadalë përderisa dëshira për pendim të mos largohet nga zemra plotësisht.

TETË: Çdo lloj i mosbindjes është trashëgimi e një populli në mes të popujve të cilët All-llah Azz ue xhel i ka shkatërruar. Sodomia është trashëgimia e popullit të Lutit ‘alejhi selam, marrja më tepër e asaj që i takon me të drejtë dhe dhënia më pak e asaj që i takon, është trashëgimi e popullit të Shu’ajbit ‘alejhi selam, dëshira për më shumë tokë dhe shkaktimi i çoroditjes është trashëgimi e popullit të Faraonit si dhe kryelartësia, arroganca dhe tirania janë trashëgimi e popullit të Hudit ‘alejhi selam. Kështu që mosbindja është veshje e xhybes së ndonjërit prej këtyre popujve të cilët kanë qenë armiq të All-llahut.

NËNTË: Mosbindja është shkak që robi të përbuzet nga Zoti i tij. Hasan el-Basrîu rahmetull-llah ka thënë:” Ata u bënë të përbuzur (në shikimin e Tij) sepse ata nuk iu bindën Atij. Po të ishin të ndershëm (në shikimin e Tij), Ai do t’i mbronte. Allâhu i Lartësuar ka thënë: “Atë që e poshtëron All-llahu nuk ka kush që mund të bëjë të ndershëm. All-llahu punon atë që dëshiron.” ( Haxh: 18).

DHJETË: Efektet e mëkatarit bien mbi ata që janë afër tij, edhe mbi kafshët, rezultat i së cilës ata goditen nga dëmet e tij.

NJËMBËDHJETË: Robi vazhdon të bëjë mëkate përderisa kryerja e tyre të mos bëhet e lehtë për të dhe në zemrën e tij ato duken të parëndësishme, e kjo është një shenjë e shkatërrimit. Çdo herë që mëkati të bëhet i parëndësishëm në sytë e robit ajo bëhet e madhe në shikimin e All-llahut.

Ibën Mes‘ûd radijall-llahu ‘anhu ka thënë: ” Me të vërtetë besimtari i sheh mëkatet e veta sikur të jetë në fund të një kodre duke u frikësuar se mos po bie mbi të, ndërsa mëkatari e sheh sikurse një mizë e cila kalon pranë hundës së tij, kështu që tenton ta largojë atë duke e tundur atë me dorë”. [Buhârîu] .

DYMBËDHJETË:
Mosbindja trashëgon turpërimin dhe poshtërimin. Nderi, mbi të gjitha, qëndron në bindjen ndaj All-llahut. Abdullâh ibn Mubâreku ka thënë:

“E kam parë që mëkatet i mbysin zemrat
Dhe se turpërimi trashëgohet nga vazhdimësia e tyre
Lënia e kryerjes së mëkateve i jepë jetë zemrës
Dhe mënjanimi i tyre nga shpirti yt është më e mirë për të”

TREMBËDHJETË: Mosbindja prish mendjen! Mendja e posedon dritën, ndërsa mosbindja e shuan dritën. Kur drita e mendjes të shuhet ajo bëhet e dobët dhe e mangët.

KATËRMBËDHJETË: Kur të rritet mosbindja, vuloset zemra e robit këshuqë ai bëhet nga ata që janë ta pavëmendshëm. All-llahu i Lartësuar ka thënë: “Jo, nuk është ashtu! Por të këqijat që i punuan, zemrat e tyre ua mbuluan.” (Mutaffiffin: 14).

PESËMBËDHJETË: Mëkatet shkaktojnë që në tokë të ndodhin lloje të ndryshme të çrregullimeve! Çrregullime të ujit, ajrit, bimëve, frutave dhe vendbanimeve. All-llahu i Lartësuar ka thënë: “Për shkak të veprave (të këqia) të njerëzve, janë shfaqur në tokë e në det të zeza (bela, skamje, katastrofa, humbje e bereqetit etj.), e për ta përjetuar ata një pjesë të asaj të keqeje që e bënë, ashtu që tërhiqen (nga të këqijat).” (Er-Rrum: 41).

GJASHTËMBËDHJETË: Zhdukjen e modestisë që është bazë e jetës së zemrës dhe bazë e çdo të mire! Zhdukja e saj është zhdukje e çdo të mire. Në një transmetim autentik Muhammedi sal-All-llahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Modestia është e tëra mirësi”. [Buhârîu dhe Muslimi]. Një poet ka thënë:

“Pasha All-llâhun, nuk ka mirësi në jetë as në botë nëse largohet modestia”.

SHTATËMBËDHJETË: Mëkatet e dobësojnë dhe e zvogëlojnë madhështinë e All-llahut të Fuqishëm në zemrën e robit.

TETËMBËDHJETË: Mëkatet shkaktojnë që Allâhu ta harrojë robin e Tij, ta braktisë atë dhe ta lërë atë që ta mbrojë veten e tij nga nefsi dhe shejtani i tij, e në këtë qëndron shkatërrimi në të cilën nuk ka shpresë për shpëtim.

NËNTËMBËDHJETË: Mëkatet e largojnë robin nga sfera e Ihsanit (kryerjes së veprave të mira) dhe e pengojnë atë nga arritja e shpërblimit për ata që kryejnë vepra të mira. Kur ihsani të përfshijë zemrën, ajo e pengon atë nga mosbindja.

NJËZETË: Mëkatet shkaktojnë ndërprerjen e përkrahjes së All-llahut dhe shkaktojnë që hakmarrja e All-llahut të bëhet e ligjshme. Asnjë e mirë nuk pushon së arrituri te robi përveç se për shkak të ndonjë mëkati dhe se asnjë ndëshkim nuk bëhet i ligjshëm ndaj tij vetëm se për shkak të mëkateve të tij. Alîu radijall-llahu ‘anhu ka thënë: “Asnjë ndëshkim nuk ndodh vetëm se për shkak të ndonjë mëkati, dhe ky (ndëshkimi) nuk zbrapset vetëm se nga pendimi”. All-llahu i Lartësuar ka thënë: “ Çfarëdo e keqe që mund t’ju godasë, ajo është pasojë e veprave tuaja (të këqia), e për shumë të tjera Ai u falë.” (Esh-Shura: 30).All-llahu i Lartësuar ka thënë:“ Këtë (masë ndëshkuese) e bëri ngase All-llahu nuk ishte ndryshues i një begatie, të cilën ia ka dhuruar një populli, derisa të ndryshojë ai vetë në vetvete (të bëhet përbuzës i së mirës) dhe ngase All-llahu dëgjon (çka thonë) dhe di (çka punojnë).” (Enfal: 53).

Përktheu: Ebu Ijad
Shkëputur nga :Al Xheuab el Kafi” të Ibën Kajjumit

Must Read