BallinaPraktikaNamaziPërse namazi im nuk më parandalon nga e keqja?

Përse namazi im nuk më parandalon nga e keqja?

Pyetje: Jam një person që fal namaz, megjithatë shoh veten të bëj punë të
këqija. Çfarë më këshillon lidhur me këtë, dhe përse namazi im nuk më
parandalon nga bërja e punëve të këqija?

Përgjigje: Këshilla ime ndaj teje është të pendohesh dhe të jesh i sinqertë në
kthimin drejt Allahut . Ti duhet të jesh i vëmendshëm për madhështinë e Atij
që po e kundërshton dhe për ndëshkimin që Ai u jep atyre që nuk zbatojnë
urdhrin e Tij. Ti duhet të kujtosh thënien e Allahut subhanu ue teala
“Njoftoji robërit e Mi se Unë, vërtet, fal shumë dhe jam mëshirëplotë, dhe ndëshkimi Im është ndëshkimi më i rëndë.” (el-Hixhr, 49-50) Prandaj, kërko nga Allahu të të falë dhe të të mëshirojë dhe, krahas kësaj, ki frikë nga ndëshkimi i Tij. Meqenëse namazi yt nuk po të parandalon nga bërja e punëve të këqija, atëherë, ndoshta, kjo ndodh për shkak të mangësive në të. Sepse namazi që parandalon nga punët e liga është namazi i plotë, namazi që është në përputhje me atë që erdhi pejgamberi salallahu alejhi ue selem, namazi që kryhet sipas sunetit. Jo çfarëdo namazi parandalon nga ligësitë dhe punët e
këqija, por vetëm ai namaz që kryhet në mënyrën e kërkuar. Allahu subhanu ue teala tha:
“… Vërtet namazi parandalon nga el-Fahshaa (ligësitë, gjynahet e mëdha të çdo lloji, marrëdhëniet e paligjshme seksuale) dhe nga el-Munker (mosbesimi, idhujtaria, dhe çdo punë e keqe) …” (el-Ankebut, 45) Dhe kjo i referohet namazit që bëhet në mënyrën e saktë.

Shejh Ibn el-Uthejmin, Silsilah el-Likaa esh-Shehri

Must Read