BallinaAKIDETeuhidPërse na krijoi Allahu?

Përse na krijoi Allahu?

 

Përse na krijoi Allahu?

 

Përgjigje: Allahu na krijoi që ta adhurojmë dhe të mos i shoqërojmë asgjë në adhurim. Argumenti për këtë është fjala e Allahut: “Xhindet dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë”. (Edh-Dharijat: 56) Njashtu fjala e të Dërguarit, sal-lallahu alejhi ue selem: “E drejta e Allahut ndaj robërve është që ta adhurojnë Atë e të mos i shoqërojnë asgjë në adhurim”. (Shënojnë Buhariu dhe Muslimi)

 

Ç`është adhurimi?

 

Përgjigje: Adhurimi është një nocion gjithëpërfshirës, i çdo gjëje të cilën Allahu e do dhe është i kënaqur; nga fjalët dhe veprat, të dukshme dhe të padukshme: si namazi, lutja, përulësia e të tjera. Allahu i Lartësuar ka thënë: “Thuaj: “Në të vërtetë, namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime, i përkasin vetëm Allahut, Zotit të botëve”. (El-En`am: 162) Njashtu i Dërguari, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: Allahu i Lartësuar ka thënë: “Robi Im nuk Më afrohet me diçka më të dashur tek Unë sesa obligimet (farzet)” . (Hadith kudsij, të cilin e shënon Buhariu)

 

Përktheu: Burim Koçinaj

Must Read