BallinaAKTUALEAnalizaPj. 10f. - Rregullat fetare që duhet të ndjekë një musliman në...

Pj. 10f. – Rregullat fetare që duhet të ndjekë një musliman në rast fitnesh (Rregulli i nëntë)


RREGULLI I NËNTË


Hadithet që flasin për fitnet nuk duhet të zbriten në një realitet të caktuar në të cilin jetojmë. Njerëzve u pëlqen së tepërmi që kur ndodhin fitne të lexojnë hadithet e Profetit (salallahu alejhi ue selem) që flasin për to. I dëgjon shpesh të thonë në bisedat e tyre: Profeti ka thënë kështu…dhe kjo është koha dhe kjo është fitnja për të cilën ai ka folur!

Të parët (selefët) na kanë mësuar se hadithet e fitneve nuk zbriten në një realitet aktual, por ato tregojnë vërtetësinë e Profetit për çka ai ka thënë për fitnet vetëm mbasi ato të ndodhin, por duke pasur parasysh gjithmonë faktin që duhet tu ruhemi dhe bëjmë kujdes ndaj të gjitha fitneve.

Për shembull disa njerëz kanë thënë për fjalën e Profeti (salallahu alejhi ue selem): ‘Fitnja në kohën e fundit do të vijë nga një njeri prej familjes time’ se ai na qenka filani i biri i filanit![38] Apo disa thonë se fjala e Profetit: ‘Derisa njerëzit të pajtohen mbas një njeriu si ija mbi brinjë’ se ky është filani i biri filanit! Apo se fjala e Profetit: ‘Do të ketë mes jush dhe romakëve paqe dhe pajtim…’ se kjo është ajo kohë!

Kjo metodë e zbritjes së haditheve mbi ngjarje të caktuara të realitetit që jetojmë dhe përhapja e tyre ndërmjet muslimanëve, nuk është prej metodës së pasuesve të Sunnetit dhe Xhematit. Pasuesit e Sunnetit dhe Xhematit i përmendin hadithet e fitneve për të paralajmëruar për rrezikun dhe dëmin e tyre. I paralajmërojnë myslimanët që tu rrinë larg dhe të mos u afrohen fitneve, ashtu siç edhe duan të tregojnë vërtetësinë e atyre që ka thënë Profeti (salallahu alejhi ue selem).

Dhe si përfundim e lus Allahun e lartësuar që të na e tregojë të vërtetën të vërtetë dhe të na bëjë prej atyre që pasojmë atë! Të na bashkojë zemrat dhe të na forcojë në të drejtën! Të na bëjë prej atyre që pasojmë rrugën dhe besimet e pasuesve të Sunnetit dhe Xhematit, që nga fillimi deri në fund, duke mos bërë dallim mes asaj që kanë thënë, vendosur dhe argumentuar!

O Zot të kërkojmë të na ruash nga fitnet që duken dhe ato që nuk duken! Të rregullosh myslimanët dhe prijësit e tyre! T’i udhëzosh ata në udhën e drejtë! T’i largosh nga njerëzit e prishur dhe të humbur, o Zot i botëve na e prano lutjen!

E lusim Allahun të na mëshirojë dhe të na e mbyllë jetën tonë sa më mirë! T’i bëjë fitnet që shfaqen t’i kalojmë me sukses dhe të këqijat e tyre dëm për armiqtë e myslimanëve…

Paqja, bekimi dhe uratat e Allahut qofshin për Profetin tonë Muhamed, familjen, shokët e tij dhe të gjithë ata që pasojnë udhëzimin e tij, deri në ditën e Kijametit!


Ligjëratë e mbajtur nga Shejh Salih ibn Abdulaziz Al Shejh

U zbardh nga kaseta në letër nga Ekrem ibn Serdar Shejh – më 22/5/1411.h (9/12/1990 e.s)

Përshtati në shqip me disa shkurtime: Hoxhë Justinian Topulli, Tiranë – jtopulli.wordpress.com


www.islamifejaevertete.com

FUND


_______________________________________

[38] Kjo ligjëratë është mbajtur mbas luftës së parë të Gjirit kur Iraku sulmoi Kuvajtin dhe njerëzit thoshin se ky njeri i fitnes ishte Sadam Husejni! (sh.përkth)

Must Read