BallinaAKTUALEAnalizaPjesë të zgjedhura rreth vrasjes së Butit

Pjesë të zgjedhura rreth vrasjes së Butit

 

Pjesë të zgjedhura rreth vrasjes së Butit

Shejh Muhamed Kurejm Rraxhih (Shejhu Kurraish-Sham):


“Sa e kemi këshilluar dhe nuk ka dëgjuar!”


Shejh Seid el-Buti, e unë jam njëri nga mësuesit e tij.., ka ecur në rrugën që kjo është përfundimi i saj, ka gabuar dhe nuk ka qenë dashur të jetë kështu. Sa e kam këshilluar dhe i kam thënë: “Mos i përkrah ata (d.m.th Esedin) vërtetë i ka zemëruar njerëzit.”


Pyet regjimin që e kanë mbytur atë.


Beshar el-Esed duhet të ikë, dhe nuk merr fund problemi ynë përveç me largimin e tij.


Iu them hoxhallarëve:


“Duhet ta dini se kush jeni ju! Ju jeni në minbere dhe mihrabe që përfaqësoni të Dërguarin e Allahut, alejhi selam, ne jemi rojtarët e fesë, mos u bëni bisht i tjetër kujt, çka iu pret, burgu le t’iu burgosin, le t’iu mbysin, nuk ka mbetur islami deri në këtë kohë përveçse me trimërinë e dijetarëve.”


Është pyetur për vrasjen e Butit se kush e ka mbytur, ndërsa ai u përgjigj: “Të gjitha argumentet flasin se regjimi e ka mbytur, qeveria e ka harxhuar, ia ka djegur kartat. Buti nuk mund të ecte rrugëve. Buti është biri dhe vëllai im, më vjen keq për vdekjen e tij, dhe nuk dua që dijetari të vritet kështu..”


Iu them hoxhallarëve: “Mos trasoni këtë rrugë, sepse ky është përfundimi. Jini dijetarë, thuajeni hakkun (të vërtetën)!


I them Hasunit- muftisë së qeverisë okupuese vrasëse: “Ky post nuk të shton pos shkatërrimin, shko në Haleb dhe thuaj hakkun (të vërtetën)!


Shejh Sudejsi (imami i Qabes):

 

“Ka luftuar për shejtanin.”


Shejh Abdurrahman Sudejsi, imami dhe hatibi i haremit të Mekkës e ka cilësuar Muhamed Seid el-Butin njërin nga njerëzit e fesë, përkrahës i regjimit të Beshar Esedit, pas atentatit ndaj tij në xhaminë ‘Iman’ në kryeqytetin e Damaskut si muxhahid në rrugën e iblisit me gjuhën dhe deklaratat e tij.


Shejh Sudejsi ka thënë: “Ka vdekur Muhamed el-Buti, dhe kam parë kulmin në atë që janë zhytur njerëzit duke komentuar për vdekjen e tij. Shpresoj të jem i saktë në sqarimin e qëndrimit të saktë, dhe të sqaroj disa thashetheme në të cilat kanë rënë disa njerëz. Buti ka qenë nga kokat e bidatit dhe dalaletit, nga ata që ua ka hijeshuar bidatin njerëzve dhe i ka mashtruar, dhe ua ka tërhequr vërejtjen nga hakku (e vërteta) e ehli sunetit dhe ua ka shëmtuar atyre atë, dhe për shkak të tij janë devijuar popuj që nuk i dijnë pos Allahu.”


Imami i Haremit shtoi: “Buti e ka jetuar gjithë jetën e tij si shërbëtor i shtetit ateist të Nusajrive, mbrojtës i saj në kohën e Hafidh Esedit dhe në kohën e Besharit.

 

Kur populli u ngrit me këtë revolucion, ishte hoxha që e ndihmoi dhe përkrahu Besharin, dhe nxiti ushtrinë e Nusajrive për gjenocide ndaj muslimanëve, dhe i llogariti ata nga muxhahidinët, dhe se ata janë afër pozitave të sahabëve (shokëve të Muhamedit, alejhi selam), ndërsa muhaxhidët i cilësoi me cilësimet më të këqija.”

Fjalë që kanë dalë nga zemra e djegur, dhe kanë rënë në zemër.


Ne jemi popull që nuk eksplodojmë xhami! A është kjo eksplodim? Apo mbytje e sheshtë?


Ku janë incizimet e hutbes dhe ligjëratave të asaj dite?


Të gjitha ligjëratat incizohen me kamerën e televizionit Sirian dhe kamerave të xhamisë ‘Iman’ dhe jepeshin në kanalin ‘Nurush-Sham’.


Ku ka qenë transmetimi atë ditë, ku janë incizimet e kamerave të xhamisë, ku janë incizimet e kamerave të televizionit?


Nga kanë ardhur këpucët në mesin e kufomave që besohet se janë vrarë në mes të xhamisë?


Këpucët janë fotografuar mes kufomave, cila është referenca?


Si u emetua në televizionin Sirian pesë minuta pas eksplodimit videokasetë që flet për jetën e Butit, kur duhen 6 orë punë për montazhin? Kur është bërë kjo kasetë?


Pse nuk kemi parë shenja të djegies së kufomave, apo shenja djegie në vendin e eksplodimit?


Pse gjërat e xhamisë kanë mbetur të rregulluara?


Nuk është larg mendjes se të vrarët janë njerëz të burgosur, të pafajshëm, është bërë spastrimi i tyre me shejh Butin, të cilin e spastruan dhe askush nuk e pa kufomën e tij?


I gjithë tregimi nga A deri në Zh është i dyshimtë, ndoshta mbytja e Butit është karta e fundit e regjimit në përpjekje për të fituar një grup të caktuar njerëzish që kanë edukuar me librat dhe ligjëratat e tij.

Përshtati: Hoxhë Valdet Kamberi

Burimi: www.islamifejaevertete.com

 

 

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër

Must Read