Plotësimi i namazit pas bashkëngjitjes me vonesë Imamit në namazin farz duhet që të bëhet pas dy selameve
Shejh Abdurrahman bin Nasir es-Sa’di –rahimehullaah- është pyetur:
“A lejohet për atë i cili ka humbur diçka nga namazi, që të ngritet dhe të plotësoj atë të cilën ai e ka humbur përpara se Imami të plotësoj përshëndetjen (selamin e namazit)?”
Përgjigjja: “Kjo nuk i lejohet atij. Duhet që ai të qëndroj derisa Imami të jep selamin e dytë. Nëse ngritet përpara se të plotësoj selamin, dhe nuk kthehet, atëherë namazi i tij llogaritet si nafile (vullnetar), dhe i duhet atij që ta përsëris; Kjo, sepse është obligim për atë i cili falet pa Imamit, që të qëndroj me Imamin derisa imami të plotësoj namazin(tërësisht).”
[el-Mexhmu’atul-Kemilah li Mu’al-lafetish-Shejh `Abdir-Rahmaan ibn Nasir as-Sa`di‟ (16/125).]
Burimi: www.islamifejaevertete.com