BallinaARTIKUJTema dhe ArtikujPo, unë nuk dua të jem jetim në xhennet, pa baba!

Po, unë nuk dua të jem jetim në xhennet, pa baba!

 

Po, unë nuk dua të jem jetim në xhennet, pa baba!

 

 

Zakoni i një babai ishte që pas pushimit të mesditës ta pritte gotën me çaj, që ta pinte para se të kthehej në punë, duke vrapuar pas të ardhurave të familjes. Por, një ditë hasi në disa fjalë të fëmijës të tij, që e vonuan nga orari i punës.

Fëmija: o Baba, a vdesin fëmijët?

Babai: Po, por pse ma bën këtë pyetje?

Fëmija: Ku shkojnë pas vdekjes?

Babai: Në xhennet natyrisht, o biri im.

Fëmija: Fëmijët dhe të vjetrit?

Babai: Më lejo ta sqaroj këtë çështje, të vjetrit nëse e adhurojnë Allahun, bëjnë punë të mira dhe largohen nga punët e këqija, do te hyjnë në xhennet me lejen e Allahut, e nëse i bëjnë mëkat Allahut, çështja e tyre mbetet tek Allahu, nëse do i falë dhe i futë në xhennet, e nëse do i futë në xhehenem.

Fëmija lëkundi kokën dhe u largua, ndërsa shenjat e çudisë vëreheshin tek ai, ndërsa babai filloi t’i kthejë ato biseda që bëri me fëmijën e tij, filloi ta qortojë veten, ndoshta i foli femijës atë që ai nuk është në gjendje ta kuptojë, derisa babai ishte në këtë situatë, u kthye fëmija dhe sytë i kishte të përlotur.

Fëmija: Babai im.

Babai: Po, çka ke që po qanë o biri im?

Fëmija: Të lutem, të lutem nënshtroju Allahut, bën punë të mira, dhe mos i bën mëkat Allahut asnjëherë.

Babai: Qe të hy në xhennet?

Fëmija: Po.

Babai: Sepse ti nuk dëshiron që unë të hyj në xhehenem-zjarr?

Fëmija: Po, unë nuk dua të jem jetim në xhennet, pa baba!

Përktheu dhe përshtati: Valdet Kamberi

 

Burimi: www.islamifejaevertete.com

 

 

Must Read