BallinaARTIKUJGruaja dhe FamiljaPorosi motrave pa mbuesë

Porosi motrave pa mbuesë

 

 

Porosi motrave pa mbuesë

 

Hipokritët largohen nga Islami në dy mënyra:

Kjo është e rëndësishme, njëra është padyshim, kur largohesh tërësisht nga Islami haptazi, u pate bërë musliman dhe tani të gjithë e dinë se nuk je më musliman, kthehesh sërish në jobesimtar.
Por ka edhe një formë tjetër për të dalë nga feja
E ajo është kur së jashtmi ti ende pohon se je musliman, sepse po të largohesh tërësisht nga Islami do të ketë pasoja shoqërore, dmth thjesht e mban për arsye praktike, mirëpo nga brenda, në të vërtetë nuk ka mbetur asgjë.
E sidomos kur bëhesh person që zgjedh se çka merr nga feja dhe çka nuk merr
Dhe kjo është një nga porositë kryesore të kësaj sureje. Ti nuk je në pozitë të negociosh se çfarë do të pranosh nga kjo fe e çfarë do të refuzosh, apo se kur diçka të duket “e papërshtatshme” nuk është se do ta pranosh domosdoshmërisht.
Kjo është njëra nga idetë qendrore, kryesore që na e përcjell kjo fe.
Dje teksa po flisja me një grup të rinjësh në internet , erdhi një pyetje në atë diskutim, ku një motër e re thoshte se “me pelqen gjithçka rreth Islamit përvec mbulesës”. Ajo kishte mendimin se “mbulesa është bërë obligim në mënyrë që meshkujt të mos i shikojnë femrat, të jenë të mbrojtur, kështu që nuk e shoh ku është poenta, qëllimi i mbulesës.
Dhe unë, në vend se t’ia argumentoja asaj të mirat shoqërore të mbulesës, se si mbulesa e luan rolin e nderimit të femrës etj., bisedë që tashmë po merrte drejtimin e gabuar,
Ne duhet ta hedhim një hap prapa dhe të pyesim një pyetje më themelore, le të kthehemi një hap prapa dhe le ta pyesim Ibrahimin a.s.,
Ibrahimit a.s. i pëlqen Islami gjithashtu, por Allahu ia bën atij një kërkesë të vogël, si po ta merr mendja Ibrahim, të shkosh në mes të shkretëtirës dhe ta lësh familjen tënde atje?
Ai (Ibrahimi a.s.) nuk është nga ata që do të thotë “më pëlqen gjithçka rreth Islamit, por, kjo cështja e braktisjes së familjes time në mes të shkretëtirës? Nuk po ndihem fort rehat me këtë!
Dhe pasi ta ketë braktisur familjen, (Allahu e pyet), pse spo e hedh veten mu në mes të zjarrit? (E Ibrahimi a.s. të përgjigjej) “më pëlqen Islami, por, ta djeg veten për së gjalli? Kjo është kërkesë pak si e tepruar.
Këto pyetje nuk i gjen (tek Ibrahimi a.s.)
Pastaj Allahu i thotë (figurativisht) “futja thikën në qafë birit tënd”, a mos i përgjigjet Ibrahimi a.s. “E dua Islamin, por gjithashtu e dua edhe birin tim, a mundesh (o Allah) të ma japësh një shpjegim logjik se pse duhet ta bëj këtë? A mund të m’i tregosh përfitimet shoqërore apo të mirat tjera e pastaj unë të të bindem?
2:131. Kur Zoti i vet atij i tha: “Dorëzohu”! Ai tha: “Iu kam dorëzuar Zotit të gjithësisë”!
Ka një arsye që Allahu na e ka mësuar këtë në suren Bekare, Allahu i ka thënë Ibrahimit a.s. “dorëzohu”, “nënshtrohu” “bindu” , Ibrahimi a.s. është përgjigjur “dorëzohem”, “nënshtrohem”, “bindem” I nënshtrohem tërësisht Sunduesit të të gjithë njerëzve!
Kështu që para se të flasim për ndonjë aspekt tjetër të fesë dhe të mundohemi ta kuptojmë logjikën e tij, le ta kuptojmë logjikën e qëllimit, Allahu e ka bërë këtë fe, fe nënshtrimi ndaj Tij,
kështu që nëse të duket vështirë t’i nënshtrohesh Atij, faktikisht ke vështirësi-problem me vetë Islamin.
Nuk po them se nuk duhet ta kuptojmë urtësinë e Allahut, por ne duhet të jemi të tillë që, sapo të dijmë për një cështje, e kuptuam apo jo, e shohim logjikën në të apo jo, duhet të bindemi, të nënshtrohemi.
“O ju që besuat (Allahu po na drejtohet neve), kush nga ju kthen shpinën nga feja e Tij (disa prej nesh ose qoftë edhe një nga ne),
Dhe më herët jua kam përmendur se kjo mund të ndodhë në dy mënyra,
Njëra, që të largohesh tërësisht nga Islami,
Dhe e dyta, nuk e lëshojnë Islamin vetëm për qëllime praktike, ndërsa në zemrat e tyre ata nuk i nënshtrohen Allahut, nuk e shohin se ku është qëllimi të jetohet ashtu si na ka mësuar Allahu.
Edhe këta dalin nga feja, vetëm se ne njerëzit nuk e dimë, , kur e shohim një musliman ne pamje, duhet t’i themi “esselamu alejkum we rahmetullah” e nuk duhet të gjykojmë se çfarë ka në zemrat e tyre, por Allahu mundet, Allahu sheh çfare ka brenda tyre.
Kështu që, Allahu thotë, kushdo nga ju që largohet nga feja, shpejt, shumë shpejt, Allahu do ta sjellë një popull tjetër
interesant, në pjesën e parë Allahu thotë se nëse çoftë edhe një nga ju ia kthen shpinën fesë, Allahu do ta sjellë një popull të tërë, me fjalë tjera, nëse fillon te mendosh se ti je i veçantë, se Allahu ka nevojë për ty, ti mendon se je një kontribuues për Islam të cilin s’mund ta zëvendësojë askush, në vend teje Allahu mund ta sjellë një popull të tërë, ti s’je gjë, mos e mendo veten aq lart,
Tashmë po na tregohet ku e kemi vendin, e një nga mësimet e këtij ajeti është përulja, ta kuptojmë ku e kemi vendin
Në këtë fe, kur dikujt t’i ipet nderi e të thotë La ilhe ilAllah, kur ta kemi nderin të themi Muhammedun Rasulullah (s.a.w.s.), e ky është nder, dhuratë nga Allahu, e nëse ti nuk e çmon këtë dhuratë, kush ka nevojë për ty?
Ka plot njerëz tjerë që mund ta çmojnë e ta vlerësojnë më shumë se unë e ti.

Nouman Ali Khan
Përktheu ligjëratën e tij: M. Mehmeti
Burimi në shqip: www.islamifejaevertete.com

Must Read