POSTIMET E TUA NË FACEBOOK
Ndieje dhimbje koke kur shoh postimet e faqeve Islame në Facebook se publikojnë lutje të rrejshme, tregime të rrejshme të Pejgamberëve, hadithe të Muhamedit (alejhi selam) që nuk janë të sakta, foto të vajzave me shami, tregtia me fenë, me rëndësi është që nuk është dije prej të cilës mund të përfitojmë.
(Përkthyer nga arabishtja)
Nëse kjo gjendja e faqeve Islame është në botën arabe…
A thua vallë, cila është gjendja e faqeve Islame shqiptare në Facebook?! – edhe pse disa “kontrollohen” nga hoxhallarët!
A thua, sa faqe Islame kontrollohen nga hoxhallarët, para se të postohen ato shkrime apo foto-mesazhe?
A thua, në sa faqe favorizohen disa hoxhallarë me shkrime dhe ligjërata nga disa (hoxhallarë) të tjerë?
E, a thua, në sa faqe japin fetva ata qe nuk janë kompetentë?
Me një fjalë, nëse asi gabime (të lartpërmendura) ndodhin te arabët (në faqet e tyre), sa dhe çfarë gabime ndodhin në faqet tona Islame?!!
Prandaj, ju këshilloj të gjithë juve që jeni administratorë në faqe Islame dhe keni për-qëllim davetin, madje edhe juve që iu kontrollohen postimet nga hoxhallarët, mos postoni asnjë herë diçka, pa iu dhënë leje hoxha (që e kontrollon atë faqe), përveç nëse atë postim e ka publikuar ndonjë hoxhë tjetër (dhe ti e huazon nga ai).
Allahu na përmirësoftë!
Përpiloi: Valdet Kamberi
Burimi: www.islamifejaevertete.com