BallinaARTIKUJKëshilla dhe UrtësiPrej bukurisë së islamit përsa i përket hallallit (të lejuarës) dhe haramit...

Prej bukurisë së islamit përsa i përket hallallit (të lejuarës) dhe haramit ( të ndaluarës)

Nuk të është ndaluar diçka e mos ta ketë zëvëndësuar atë (haramin) me diçka më të mirë.
Këtë e sqaron Ibn Kajimi
-Allahu e mëshiroftë- ku thotë: 

“Allahu i Lartësuar e ka ndaluar fallin, por e ka zëvëndësuar me istiharen (që njeriu t’i kërkojë Allahut ta udhëzojë gjatë përzgjedhjes ndërmjet dy vendime të kundërta).

Ai e ka ndaluar kamatën, por e ka zëvëndësuar me tregëtinë fitimprurëse.

E ka ndaluar bixhozin, por e ka zëvëndësuar me gara të dobishme për fenë, siç është garat me kuaj, garat me deve ose garat me shigjeta, etj.

Allahu ua ka ndaluar meshkujve veshjen e mëndafshit,  por u ka dhënë veshje zbukuruese prej leshi, linoje dhe pambuku.

E ka ndaluar zinanë (imoralitetin), shfrenimin, homoseksualizmin, por ka lejuar martesën ligjore.

I ka ndaluar pijet dehëse që njerëzit të kënaqen  dhe të defrehen me pije të tjera që janë të dobishme për trupin dhe mendjen e tyre.

Ua ka ndaluar njerëzve edhe ushqimin e papastër, por u ka dhënë ushqime të tjera të dobishme, të shijshme dhe të këndshme.

Kur të vështrojmë parimet islame në tërësi, kuptojmë se në qoftë se Allahu e përkufizon përzgjedhjen për robërit e Tij në disa gjëra, Ai në raste të tjera u afron zgjedhje më të gjerë dhe mundësi më të shumta.
Allahu me siguri nuk dëshiron që njerëzve t’ua bëjë jetën të mjerë, të rëndë dhe të kufizuar. Përkundrazi, Ai dëshiron që t’ua lehtësojë, t’i udhëzojë dhe t’u japë mëshirë, ashtu siç ka thënë:

يُرِيدُ اللَّهُ لِيُبَيِّنَ لَكُمْ وَيَهْدِيَكُمْ سُنَنَ الَّذِينَ مِن قَبْلِكُمْ وَيَتُوبَ عَلَيْكُمْ ۗ وَاللَّهُ عَلِيمٌ حَكِيمٌ
وَاللَّهُ يُرِيدُ أَن يَتُوبَ عَلَيْكُمْ وَيُرِيدُ الَّذِينَ يَتَّبِعُونَ الشَّهَوَاتِ أَن تَمِيلُوا مَيْلًا عَظِيمًا  يُرِيدُ اللَّهُ أَن يُخَفِّفَ عَنكُمْ ۚ وَخُلِقَ الْإِنسَانُ ضَعِيفًا
“Allahu dëshiron që t’ju sqarojë, t’ju udhëzojë në rrugën e të dërguarve të mëparshëm dhe t’jua pranojë pendimet tuaja. Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.
Allahu dëshiron që t’jua pranojë pendimet tuaja, por ata që jepen pas epsheve, dëshirojnë që të largoheni krejtësisht nga rruga e drejtë.
Allahu dëshiron që t’jua lehtësojë(dispozitat) pasi njeriu është i krijuar si një qënie e pafuqishme.” (En-Nisa, 26-28)

/mesoislamin/

Must Read