Prej veprave më të mira
Ebu Derda, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, kumton se Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë: “A doni t’ju orientoj nga puna më e mirë që mund të bëni, më e pastra te Krijuesi juaj, që ju ngre më së larti në shkallë (dhe arrini shpërblime)? Që është më e mirë për ju sesa të shpenzoni ar dhe argjend për hir të Allahut dhe sesa të luftoni me armikun tuaj?” Thanë: “Gjithsesi, o i Dërguari i Allahut.” Tha: “Dhikri, përmendja e Allahut.”
Muadh bin Xhebeli thotë: “Biri i Ademit nuk ka bërë ndonjë punë që e mbron më së shumti nga dënimi i Allahut sesa dhikri, përmendja e Allahut, dhe përmendja e Pejgamberit sal-lallahu alejhi ue selem e pason atë vepër.
Llojet e dhikrit:
1. Përmendja e Allahut me emrat dhe cilësitë e Tij dhe lavdërimi i Tij me to.
2. Madhërimi, falënderimi, lartësimi, lavdërimi, që janë shprehjet që përmban më shumë dhikri te gjeneratat e mëvonshme.
3. Përmendja e Allahut me dispozitat, urdhrat dhe ndalesat e Tij. Ky është dhikri i dijetarëve.
Allahu i Madhëruar thotë: “E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë dhe në Ditën e Kiametit do ta ringjall të verbër.” [1]
Allahu i Madhëruar thotë: “Ata që besuan dhe me të përmendur Allahun zemrat e tyre qetësohen; pra ta dini se me të përmendur Allahun zemrat stabilizohen.” [2]
Prej përmendjes së Allahut është duaja dhe të kërkuarit falje.
Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem thotë: “Kanë fituar el muferidunët.” I thanë: “O i Dërguari i Allahut, kush janë el muferidunët?” Tha: “Ata dhe ato që e përmendin Allahun shumë.”[3]
Nga libri “Xhelau lefham”.
Përshtati: Rashit Zylfiu
Burimi: www.IslamiFejaeVertete.com
[1] Ta-ha: 124.